Tani është kthyer në ritual prania e vajzave të presidentit Bamir Topi, në evenimentet e ndryshme të kulturës, duke qenë gjithmonë në rreshtin e parë. Por nëse zakonisht Nada dhe Etida Topi, shfaqen gjithmonë së bashku, kjo e fundit ka zgjedhur të shkojë e vetme në premierën e filmit “Shkallët”. E vetme pa të motrën, por e shoqëruar edhe nga mikesha e saj, Egla Harxhi, Miss Albania 2007.

Të dyja vajzat janë bashkëmoshatare dhe studiojnë në të njëjtin vit shkollor, por në shkolla të ndryshme. Nëse Egla Harxhi është një miss i shpallur, vajza e presidentit ka qenë shumë shpesh në kopertina, duke u kthyer kështu mes tyre edhe në rivale. Ato janë në fakt mike të ngushta, të paktën këtë pohojnë miqtë e tyre të përbashkët, shfaqen rregullisht qoftë duke frekuentuar të njëjtat kafe apo lokale të natës në kryeqytet, por kur vjen puna tek sharmi dhe eleganca që përfaqëson secilën, ato janë rivale. Të dyja vajzat janë parë së bashku në premierën e filmit, madje në momentin e parë kur paparaci ka shkrepur foton, vajza e presidentit ka qenë paksa e tërhequr, por më pas ajo ka pozuar ëmbëlsisht para objektivit, detyrë të cilën e ka mësuar nga protokolli presidencial.
Tek fotoja e paparacit tonë, duke e krahasuar me disa foto të tjera të Etida Topit, para një viti duke qartë se ajo ka shtuar pak kilogram nga pesha e saj. Aq pak sa vetëm një sy i vëmendshëm mund ta kuptojë, megjithatë 17- vjeçarja që ndjek studimet në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet, gjithmonë është në formën e saj perfekte. Përsa i takon imazhit Etida vazhdon ta kurojë atë me mjaft kujdes dhe të jetë gjithmonë në formën ideale, edhe ndaj fotove që kuriozojnë paparacët, qoftë në jetën e përditshme, por edhe në ditët e tjera kur ajo së bashku me motrën Nadën, respektojnë rregullat e ngurta të protokollit zyrtar, pasi janë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Përveç faktit që të dyja janë të bukura, ato janë vajzat e presidentit, prandaj edhe lëvizjet e tyre, gjithmonë ndiqen hap pas hapi nga media
Gazeta Panorama
Simpati dhe bukuri fantastike por edhe sharm melankolik si engjullushet e horizontit .
Bukuria dhe simpatia jan te lidhura ngusht te dashuria .
respekt per aktoret e shpirtit shqiptar , gjdo shikues do tua ka lakmi dhe shum entuziast me bukurin e pamjes dhe rolin e luajtur .
Me shendet dhe pershendetje nga Bledi