Evertoni nuk heq dorë nga Lorik Cana, pasi ka bërë një tjetër ofertë në adresë të mesfushorit shqiptar, duke vënë në “pjatë” 14 milionë euro.

lorikcana.jpg

Anglezët i kanë bërë një tjetër ofertë zyrtare Olimpikut të Marsejës për kapitenin e tyre dhe ndryshe nga hera e parë, këtë radhë, menaxherët e klubit nga Liverpuli kanë kontaktuar edhe me vetë futbollistin. “Përgjigja ime ka qenë negative, pasi ashtu siç e kam thënë edhe më parë, nëse do të largohesha nga Marseja, këtë do ta bëjë vetëm për një klub të madh të arenës evropiane”, ka thënë futbollisti. Një nga skuadrat që i pëlqen Canës, përveç Milanit, është edhe Bajerni i Mynihut dhe duke qenë se aty luan një nga shokët e tij, Frenk Riberi (ish-marsejez), nuk përjashtohet mundësia që të bëhet ai ndërmjetësi i fillimit të tratativave.

Pas ndeshjes Marsejë-Psg, pak ditë më parë, Cana, Riberi dhe portieri i dytë i Marsejës janë parë të darkojnë së bashku. Kohët e fundit nuk ka pasur asnjë interesim konkret nga ana e bavarezëve, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë një të tillë në një të ardhme të afërt. Problem mbetet vetëm deklarata e presidentit të Bajernit, Franc Bekenbauer, i cili tha se verën e ardhshme nuk do të ketë blerje të shtrenjta dhe ndërkaq Marseja nuk do të privohej nga Cana për më pak se 15 milionë euro. Ndërkaq, 10 milionë euro ishte oferta që i bëri klubi anglez Olimpikut të Marsejës për kapitenin e saj, Lorik Cana. Marseja iu përgjigj negativisht drejtuesve të Evertonit, duke e mbullur menjëherë këtë çështje, ndërkohë që lojtari synon të shkojë ndonjë klub të madh në Evropë.

Gazeta Panorama

Me shume info nga Jeta Private e Sportive e Lorikut i gjeni ketu :  http://www.zeriyt.com/yjet-e-futbollit/lorik-cana-t36846.0.html;msg596200#new

Foto nga Lorik Cana http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-498.html