Celebritete - Thashetheme - Gazeta - Big Brother Albania - Gossip - Vipat Shqiptare - People - Lajme

Shpat Kasapi me te fejuaren e tij Aferdita Dreshaj ne Tirane
Mësuam që të dy bashkë ndodhen në Tiranë dhe nuk vonuam t’i kontaktonim për të biseduar paksa me ta dhe pse jo, t’iu rrëfenim zhvillimet më të fundit rreth tyre. Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij modelja dhe së fundmi këngëtarja, Afërdita prej 3 ditësh ndodhen në kryeqytetin Shqiptar për të realizuar xhirimet e klipit ‘Për ty dridhem’. Është kënga më e fundit e Afërditës në të cilën ajo do të shfaqet me një look krejt tjetër. Shumë të lumtur bashkë, të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, ata në një intervistë për ‘Bluetooth’ tregojnë për jetën në çift, marrëdhëniet mes tyre që pas fejesës si dhe informacionet më të fundit në karrierën muzikore. Ajo që i ka mbetur në mendje Shpatit, është një pritje madhështore që nëna e të fejuarës së tij i ka bërë kur ishte në Amerikë para pak ditësh, duke bërë kështu që të familjarizohet më tepër dhe gjërat të rrjedhin më lirshëm, i ndodhur si në një familje të madhe.

AFERDITA: Mami im e ka njohur Shpatin për herë të parë para një viti. Këtë herë ishte ndryshe pasi kemi patur rastin të rrinim më gjatë dhe më lirshëm. Kemi kaluar ditë shumë të bukura paçka se Shpati ka qenë shumë i zënë edhe me koncertet. U ndjeva mirë dhe më pëlqentë shumë kur shihja mamanë time që bisedonte me aq kënaqësi me Shpatin dhe anasjelltas

SHPATI: Lidhja, më mirë nuk bëhet. Po shkon vërtet shumë mirë. Na ka mbetur në mendje ceremonia e fejesës që kemi bërë. Ishte vërtetë shumë e bukur. Para pak ditësh kemi ardhur nga Amerika. Ishim tek njerëzit e Afërditës. Njëkohësisht kjo kohë ishte edhe për koncerte që kam zhvilluar. Kemi kaluar mjaft mirë. Kemi qenë në Çikago, Detroit, Kanada ku takova edhe nënën e Afërditës.

Aferdita Dreshaj – Albanian Topmodel

Shpat Kasapi

Revista “Bluetooth”

Agneza Vuthaj, Miss-i nga Kosova, sot biznesmene, neser politikane
Një bukuri me tone mesdhetare, e brishtë dhe sensuale njëkohësisht… Por, pas kësaj paraqitje të hijshme qëndron një vajzë e cila ka ditur të shfrytëzojë shumë mirë mundësitë që i janë ofruar pas kurorëzimeve të saj si “Miss Kosova 2003″ dhe “Miss Albania 2004″. Agnesa Vuthaj, modelja kosovare, tashmë që prej vitit 2006 është drejtuese e një kompanie e quajtur “Agnesa Vuthaj Association”, e cila është dhe organizuesja e konkursit “Miss Kosova”. Ajo ka ditur që të shfrytëzojë shumë mirë këtë mundësi dhe tashmë të kthehet një femër biznesi në fushën e spektaklit. “Fillimisht skena ishte shumë e bukur, më pas lindi dëshira për të qenë pjesë organizative e këtyre spektakleve”, – tregon ajo për rrugën e saj. Po gjithashtu, duket se fushat e interesit të bukuroshes kanë qenë të shumanshme. Gjatë kohës kur ndiqte studimet e saj për Shkenca Politike, ajo ka punuar si zëdhënëse e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhit Daçi dhe ka qenë këshilltare për administratën në komunën e Mitrovicës. “Për momentin nuk kam aspirata për karrierë politike, më vonë ndoshta edhe do të angazhohem”, – tregon ajo. Në këtë intervistë për suplementin “Summer Pages”, Agnesa tregon se takimi me të ndjerin, Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, ka qenë një ndër momentet më të veçanta të jetës së saj. Gjithashtu, ajo tregon dhe për fëmijërinë dhe adoleshencës e saj, për Agnesën tjetër, ndryshe me atë që shikojmë nëpër kopertina, atë si është realisht në jetën e përditshme.

Agnesa Vuthaj Photos

Çfarë mund të na tregoni nga fëmijëria juaj?

Mendoj se kam pasur një fëmijëri të zakonshme që kishin dhe fëmijët e tjerë në kohën dhe vendin ku jam rritur.

Si kanë qenë marrëdhëniet në familje në atë kohë?

Ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë në familjen time. Shumë dashuri, harmoni dhe përkushtim, ka karakterizuar gjithmonë marrëdhënien mes prindërve dhe fëmijëve të tyre, e padyshim edhe ne fëmijët morëm nga dashuria dhe kultura e tyre.

Cili është personi ndaj të cilit jeni më e afeksionuar në familje?

Përveç prindërve të mi, familja ime përbëhet dhe nga motra ime. Sokolesha është një ndër personat me të cilën jam më shumë e lidhur, sepse jetojmë, punojmë dhe kalojmë shumë kohë bashkë.

Çfarë kujtoni nga adoleshenca juaj, çfarë natyre keni qenë në atë moshë?

Unë në përgjithësi jam një person shumë i qetë, ky tipar më ka karakterizuar dhe gjatë kësaj moshe. Pra, mund të them se adoleshenca ime ka qenë e qetë. Një pjesë të kësaj moshe e kam kaluar në Gjermani, ku kam jetuar për 2 vjet së bashku me familjen time. Mbaj mend nga ajo kohë që kam qenë shumë e angazhuar me shkollën dhe me kurset e gjuhës, kështu që adoleshenca më ka kaluar me shumë duke studiuar…

Si keni hyrë në fushën e spektaklit dhe e shikoni atë si profesion apo si hobi?

Në fushën e spektaklit kam hyrë në moshën 17-vjeçare. Të them të drejtën, e kam filluar më shumë nga kureshtja për ta njohur atë botë më nga afër dhe për të pasur një sfidë të re, ndërkaq më vonë, pasi fitova edhe kurorat e bukurisë si “Miss Peja”, “Miss Kosova” e “Miss Albania”, spektakli nisi të më bëhet edhe profesion.

Jeni zgjedhur “Miss Kosova 2003″ dhe “Miss Albania 2004″. Sa ju kanë ndihmuar këto çmime për të arritur atë që dëshironi në jetë?

Çmimet më kanë ndihmuar të realizoj shumë qëllime të miat, por ekziston gjithmonë dëshira për të arritur më shumë. Mund të them se dëshirat që kam pasur në kohën kur kam fituar kurorat, sigurisht që më janë realizuar. Qëllimi im kryesor ka qenë edhe përfaqësimi i Shqipërisë në konkursin e “Miss World” dhe “Miss Universe”, dhe këtë gjë e kam arritur pasi jam kurorëzuar “Miss Albania”.

Keni punuar si vullnetare për Kryqin e Kuq të Kosovës që nga viti 2001, duke ndihmuar familjet e varfra, fëmijët jetimë dhe të tjerë. Çfarë mund të na thoni për këtë eksperiencë?

Ka qenë një eksperiencë shumë sfiduese për mua, ndihem shumë mirë kur kam mundësinë t’ju vij në ndihmë njerëzve në nevojë. Pavarësisht punës dhe angazhimeve, unë ende vazhdoj të merrem me aktivitete të tilla.

A mund të na tregoni paksa për mbresat tuaja nga takimi me Presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova?

Mund të them vetëm që ka qenë takimi më i veçantë që kam pasur deri më tani në jetë.

Nga një “Miss Kosova” në vitin 2003, në një organizatore e “Miss Kosova 2006″, mund të na tregoni pak më shumë për këtë rrugëtim tuajin? Cila ishte eksperienca më e veçantë, ajo përpara apo prapa skenës?

Që të dyja eksperiencat janë të veçanta, secila në mënyrën e vet. Fillimisht, ajo në skene ishte shumë e bukur, por pas një përvoje të madhe në skenën vendore dhe ndërkombëtare, filloi të lindë dëshira për të qenë edhe pjesë organizative e këtyre spektakleve.

Veç përfshirjes në jetën artistike dhe të spektaklit, keni qenë gjithashtu dhe e përfshirë në jetën politike në Kosovë, ku keni pasur rolin e zyrtares për informim në zyrën e Nexhat Daçit. Mund të na tregoni pak më shumë për këtë drejtim?

Kjo përfshirje ka qenë gjatë kohës kur unë isha në përfundim të studimeve për Shkenca Politike dhe ishte një përvojë që më ndihmoi shumë për studimet e mia. Po ashtu, pas mbarimit të studimeve kam punuar edhe në një projekt 6-mujor, si këshilltare për ngritjen e kapaciteteve të administratës në komunën e Mitrovicës.

Ju keni studiuar për Shkenca Politike, a aspironi një karrierë në fushën politike të Kosovës?

Kam mbaruar studimet në Fakultetin e Shkencave Politike si dhe studimet në Fakultetin e Komunikimit Masiv. Për momentin nuk kam aspirata për karrierë politike, më vonë ndoshta edhe do të angazhohem.

Me çfarë projektesh po merreni aktualisht?

Aktualisht jam duke punuar me kompaninë që unë drejtoj, “Agnesa Vuthaj Association”. Për momentin po merrem me organizimin e spektaklit “Miss Kosova”, por gjithashtu ne funksionojmë edhe si agjenci marketingu.

Si është Agnesa në jetën e përditshme?

Ajo çka më karakterizon gjithmonë është se jam shumë praktike dhe korrekte në angazhimet e mia.

Si është një ditë e zakonshme për ju?

Zgjohem rreth orës 8.00 në mëngjes, pi një kafe dhe ha një mëngjes të lehtë në shtëpi. Pastaj, nisem për në zyrë, ku kaloj disa orë duke punuar në projektet e mia. Ndërkaq, mbrëmjen preferoj ta kaloj në shtëpi, duke lexuar apo shikuar TV.

A e keni njohur dashurinë, çfarë mund të na thoni më tepër?

Dashurinë e kam njohur që kur kam njohur botën dhe jeta ime është e përmbushur me plot dashuri.

Nëse jo, si e mendonin ju partnerin e mundshëm që do të keni në krah?

Ndërkaq, tek një mashkull vlerësoj shumë personalitetin e tij, thjesht të mund t’i përshtatemi njeri-tjetrit.

Si mund ta karakterizoni veten në shoqëri dhe çfarë, sipas Agnesës duhet të ketë një mik i mirë?

Jam natyrë shumë e shoqërueshme dhe e pranueshme në shoqëri. Një mik i mirë duhet të jetë ‘i mirë’ për shoqërinë, pavarësisht situatave. E rëndësishme për mua është që dhe të di ta ruajë atë shoqëri.

Cilat janë planet tuaja për pushimet verore?

Kam disa projekte pune gjatë verës… Po akoma nuk kam planifikuar pushimet…

Kush janë pasionet më të mëdha që keni?

Skena është një ndër pasionet e mia më të mëdha. Po gjithashtu, jeta ime mbushet dhe nga plot pasione të tjera, siç janë udhëtimet dhe leximi.

Çfarë nuk pëlqeni nga vetja?

Unë jam mësuar me veten time kështu siç jam dhe nuk dua të kompleksohem.

Nga Gazeta Shqiptare, Summer Pages

Kush jane vipat shqiptare qe do te kandidojne per deputete
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve, këtë radhë të dyja partitë më të mëdha në vend kanë vënë në listat e tyre mjaft personazhe nga shoqëria civile.

Partia Socialiste ka bërë një “revolucion” në listën e saj të kandidatëve për deputetë. Pjesa më e madhe e 140 kandidatëve vijnë nga fusha të ndryshme të shoqërisë, ndërsa PD më shumë nga administrata e saj.Nuk është e thënë që të kalosh në të gjitha hallkat e një partie për të dalë kandidatë për deputetë. Të dy partitë kryesore kanë vënë në listat e tyre një pjesë të mirë nga shoqëria civile. Partia Socialiste që është në opozitë, ka bërë një ndryshim radikal për sa i përket listës së kandidatëve. Pjesa më e madhe e 140 kandidatëve vijnë nga sfera të ndryshme të shoqërisë, duke mos pasur asnjë lidhje organike me PS.  Edi Rama ka treguar një besim të madh kundrejt njerëzve që kanë qëndruar larg politikës për të ushtruar profesionin e tyre.

E parë si një risi, kjo zgjedhje e Ramës do të jetë një provë për të dhe për Partinë Socialiste. Në listën e PS kemi emra, si Vasilika Hysi, Ditmir Bushati, Luiza Xhuvani,etj. Edhe Partia Demokratike ka në listën e saj figura të njohura nga shoqëria civile. Mjafton të përmendim emra si Mark Marku, Mesilda Doda, Dhori Kule, Indrit Fortuzi, Altin Ndroqi, etj; që nuk kanë qenë pjesë e strukturave të PD-së. Prej 20 vitesh në tranzicion këtë herë u thye miti që duhet të jesh ose partiak, ose biznesmen për të kandiduar. Shumë figura nga bota akademike, nga bota e artit, sportit apo dhe jurisprudenca, ekonomia, diplomacia, etj; do të jenë deputetë në legjislaturën e ardhshme. Kandidatët e PS nga shoqëria civile Edi Rama, në momentin që mori postin e kreut të Partisë Socialiste, premtoi se do të kthej do të kthej sytë e politikës drejt shoqërisë civile. Nëse shikon kandidatët socialist për këto zgjedhje del qartë se këtë premtim Rama e ka mbajtur. Kur u shpall lista e kandidatëve të PS, jo pak veta ngelën të habitur kur në krye të saj qëndronte një emër i njohur i shoqërisë civile, Vasilika Hysi. Me vendosjen e ish-kryetares së Komitetit Shqiptar të Helsinkit të parën në listë u kuptua qartë që dhe emrat më poshtë do të ishin surprizë. Në 32 kandidatët e Tiranës vihet re qartë që kemi një strategji që lista të jetë sa më pak politike, duke u mbizotëruar me emra nga shoqëria civile. Ditmir Bushati, njëri prej ekspertëve më të mirë që ka vendi për sa i përket integrimit evropian, rezulton se ka pranuar ofertën e Edi Ramës për të qenë pjesë e ekipit të tij për të fituar zgjedhjet e 28 qershorit. Ish-drejtori i Parkut Arkeologjik të Butrintit, Auron Tare, është një tjetër figurë e shoqërisë civile që bën pjesë në listë. Eglantina Gjermeni, Elisa Spiropali, etj; do të përbëjnë disa nga emrat e shoqërisë civile për Tiranën. Nuk qëndron më pas strategjia e Ramës edhe për qarqet e tjera të vendit. Në qarkun e Vlorës e dyta në listë është aktorja e njohur Luiza Xhuvani, po ashtu Fatmir Toçi botuesi i “Toena” do të luftojë për të marrë mandatin e deputetit në qytetin bregdetar. Edhe në qarkun e Beratit kandidon Fidel Ylli, një prej protagonistëve të sportit shqiptar duke qenë ndër drejtuesit kryesor të KOKSH. Në Korçë një prej aktivisteve të njohura të “Mjaft”, Olta Xhaçka ka pranuar të jetë përfaqësuese e PS-së në këto zgjedhje. Edhe Durrësi do të ketë të dytën në listë Rudina Seserin, e cila vjen nga Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në ekipin e Ramës. Kandidatët e PD nga shoqëria civile Partia Demokratike, që qeveris vendin prej katër vitesh, është disi më e rezervuar për sa i përket listës me kandidatë nga shoqëria civile. Shumica e kandidatëve janë pjesë e lartë e administratës dhe emra të njohur të PD-së, por nuk ka ngel pa u përfaqësuar dhe shoqëria civile. Në qarkun e Tiranës e treta në listë ndodhet aktorja e njohur Rajmonda Bulku, e cila njihet nga të gjithë si pjesëmarrëse në shumë role kinematografike, por jo për jetë aktive politike. Në listë ndodhet dhe golashënuesi i Tiranës, Indrit Fortuzi. Në qarkun e Lezhës kandidon emri i njohur i gazetarisë, Mark Marku. I njohur për opinionet e tij lidhur me tema të caktuara, Marku ka pranuar ftesën e Berishës për të konkurruar në zgjedhjet e 28 qershorit. Po ashtu në Vlorë kandidon Kreshnik Çipi, një ndër figurat e sportit vlonjat. Në qarkun e Fierit kandidon Mesila Doda, e cila deri tani ka pasur rolin e kryetares së KKRT-së.  Vasilika Hysi Deri para pak ditësh ka mbajtur postin e kryetares së Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke qenë ndër zërat më të fortë të shoqërisë civile. Pas një propozimi të Edi Ramës, Hysi do të kryesojnë listën e PS për qarkun e Tiranës.  Mark Marku Pedagog në fakultetin e Gazetarisë, Mark Marku njihet nga të gjithë si një ndër zërat e letrave shqipe. Prej kohësh ka qenë aktiv në shtypin e shkruar me analiza kryesisht politike. Kandidon nën siglën e PD-së në qarkun e Lezhës.  Ditmir Bushati Ka qenë përfaqësuesi i organizatës “Lëvizja Evropiane në Shqipëri”, për të kaluar në ministrinë e Integrimit Evropian. Njihet si njohësi më i mirë i çështjes së integrimit evropian. Kandidon nën siglën e PS-së në qarkun e Tiranës.  Mesila Doda Prej tre vjetësh ka mbajtur postin e kryetares së Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit. Mesila Doda ka ushtruar profesionin e gazetares për disa kohë. Kandidon nën siglën e Partisë Demokratike në qarkun e Fierit.  Fatmir Toçi Ka themeluar dhe drejtuar shtëpinë botuese “Toena”. Nuk ka qenë asnjë herë i angazhuar politikisht duke u marrë vetëm me botime. Në këto zgjedhje do të kandidojë nën siglën e PS-së në qarkun e Vlorës.  Dhori Kule Ish-dekani i fakultetit Ekonomik për një periudhë të gjatë, aktualisht Dhori Kule mban postin e Rektorit të Universitetit të Tiranës. Kandidon nën siglën e PD-së në qarkun e Beratit.  Olta Xhaçka Është e njohur si një ndër drejtueset kryesore të organizatës rinore “Mjaft”, Olta Xhaçka do të jetë kandidate e PS-së në qarkun e Korçës. Aktualisht ushtron dhe profesionin e pedagoges në universitet.  Auron Tare Ka qenë drejtori i Parkut Arkeologjik të Butrintit deri në vitin 2005. Auron Tare është aktiv në jetën shoqërore për sa i përket historisë dhe arkeologjisë. Kandidon nën siglën e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës.  Luiza Xhuvani Një nga yjet e teatrit dhe kinemasë shqiptare, deri më sot e vetmja aktore shqiptare e vlerësuar me çmim në një festival ndërkombëtar filmi. Kandidon nën siglën e PS-së në qarkun e Vlorës.  Rajmonda Bulku Aktore e mirënjohur shqiptare. Është e njohur në shumë role, si në teatër dhe në kinema. Filmi i saj i parë është “Nusja dhe shtetrrethimi”, i xhiruar më 1975. Kandidon për PD-në në Tiranë.  Indrit Fortuzi Ish-futbollisti i Tiranës dhe kombëtares është një ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit shqiptar. Aktualisht ushtron profesionin e trajnerit. Kandidon për PD-në në Tiranë.  Kreshnik Çipi Kreshnik Çipi është ndër emrat më të mëdhenj të futbollit vlonjat. Ai veç sportit, është treguar i suksesshëm në fushën e biznesit. Kandidon nën siglën e PD-së për qarkun e Vlorës.  Kandidatët e PS nga shoqëria civile Tiranë Vasilika Hysi, juriste Ditmir Bushati, jurist Eglantina Gjermeni, pedagoge Auron Tare, studiues Elisa Spiropali, aktiviste  e “Mjaft” Berat Fidel Ylli, biznesmen Ermonela Velaj, prokurore Eduard Bejko, mjek Dibër Ulsi Manja, prokuror Durrës Rudina Seseri, ekonomiste Klodiana Spahiu, kardiologe Edison Konomi, ekonomist Elbasan Ilir Bejtja, pedagog në Fakultetin Ekonomik Elbasan Shegush Ligori, avokate Fier Armando Subashi, gjyqtar, anëtar i KLD-së Gjirokastër Elvira Shapllo, pedagoge Korçë Olta Xhaçka, shkenca politike, pedagoge Irena Kallço, Dekane e Fakultetit Ekonomik Korçë Shkodër Paulina Hoxha, pedagoge Helidon Bele, bankier Falma Fshazi, anëtare Vlorë Luiza Xhuvani, aktore Fatmir Toçi, botues Kosta Bajraba, pedagog Mira Shehu, pedagoge Gëzim Tushi, sociolog  Kandidatët e PD nga shoqëria civile Tiranë Rajmonda Bulku, aktore Altin Ndroqi, gazetar Indrit Fortuzi, futbollist Lezhe Mark Marku, publicist Vlorë Kreshnik Çipi, futbollist Berat Miranda Haxhia, shkrimtare Dhori Kule, dekan i Universitetit të Tiranës Fier Mesila Doda, gazetare

Burimi: Tirana Observer

Adela dhe Bjordi, dje dorë për dore në Bllok
Adela dhe Bjordi janë parë dje së bashku në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Kalimtarët e shumtë të orës 11, paraditen e djeshme kanë vënë re çiftin e “Big Brother”-it, që ecnin në trotuaret pranë “Magic 4″, në shoqërinë e një gazetareje të një reviste të përjavshme.

Adela dhe Bjordi ishin kapur dorë për dore. Sa për kuriozitet, për ata që i kanë parë vetëm në TV, Bjordi nuk ka shumë ndryshim nga pamja televizive, kurse Adela duket goxha më e vogël nga sa e dëshmon kamera. /G.Shekulli/

Bjordi dhe Mimoza dy fituesit e Big Brother sipas Galeria Shqiptare
Ne faqen me te vizituar shqiptare GaleriaShqiptare.Net per 3 muaj eshte mbajtur nje sondazh per fituesin e Big Brother Albania 2. Ne kete sondazh, si kurre me pare dhe ne asnje faqe tjeter shqiptare online, kane votuar mbi 173 mije persona, duke dhene votat e tyre per banoret e preferuar te shtepise se Big Brother.

Dhe rezultati i ketij sondazhi ka dale ndryshe nga ai zyrtari i Top Channel, qe nxorri fitues Qetsorin.

Sipas votuesve te GaleriaShqiptare.Net Bjordi Mezini merr 66,126 vota, i ndjekur nga bukuroshja Mimoza Krasniqi, e cila ka mbledhur 65,129 vota.

Ndersa banoret e tjere jane votuar shume here me pak duke marre dy-tre fshish me ulet vota se dy kryesusit e sondazhit.

Qetsori eshte fituesi i vertete, por Bjordi dhe Mimoza jane fituesit e zemrave te shumices se shqiptareve qe perdorin internetin.

Sondazhin mund ta vizitoni ketu: http://www.galeriashqiptare.net/cms/component/option,com_poll/task,results/id,48/

Linda Halimi – Vajza kosovare nga fshati qe sfidoi kengetaret seksi
Me duart që i dridheshin ishte gati të përqafonte këdo që i dilte përpara. Në atë party- n të dielën në një nga baret e Tiranës ku u mblodhën këngëtarët e “Top fest 6” pas spektaklit, Linda Halimi ndihej e ekzaltuar. Nuk ia kishte pritur mendja, që për shumë arsye në kokën e saj t’ua hidhte të gjitha këngëtareve të tjera, duke e fituar ajo Festivalin e Muzikës Moderne. E kishte menduar që do ta kishte të vështirë sepse nuk ishte e njohur sa Gili, me reputacion si Eliza Hoxha, e bukur si Jehoha Sopi, seksi si Nora Istrefi, Ingrid Gjoni, Dafina Zeqiri, apo të ishte lodhur të humbte ca kile si Big Mama. Por tani që kupën e bëri të vetën me këngën “Ëndërroja” i mbetet të mos ëndërrojë shumë në muzikë. Eshtë vetëm 20 vjeç dhe ka vendosur që me 10 mijë Eurot e fituara të nxjerrë në treg albumin e saj të parë, si dhe të heqë nga trupi plot 30 kg. Për të mbërritur në shtëpinë e saj që ndodhet në Fshat të Ri në komunën e Vitisë në Gjilan duhen të udhëtojë për orë të tëra. Por nuk do i ndiejë derisa ajo kthehet me një sfidë të fituar ndaj më të bukurave. /Panorama  Plus/

Olta Gixhari në një film me skena erotike
Olta do të jetë protagoniste në një skenë erotike që do t’i realizojë me këngëtarin, Kastro Zizo. Në fakt për atë skenë regjisori kishte menduar Elia Zaharian, vajzën e aktores Yllka Mujo, edhe kjo e fundit e përzgjedhur për një rol në këtë film. Por Elia ka vendosur të heqë dorë, pasi është kundërshtuar marrja nga ana e saj e këtij roli nga i dashuri tashmë i bërë publik, Princi Leka.

Askush nuk mund t’i harrojë puthjet e saj skenike me Timo Fllokon në shfaqjen teatrale “Pamje nga ura” të Arthur Miller, i cili kishte vizatuar personazhin Ketrin brune. Por regjisori Albert Minga solli version biond, duke gjetur një ngjashmëri të Olta Gixharit me Marylin Monro. Mbase mund të quhej momenti me fat për aktoren e re, që të hynte në listën e aktorëve që mund të kenë shansin të luajnë diçka në teatër, pale në film që është shumë herë e vështirë. Dhe fati ka trokitur sërish për Oltën.

Pasi provoi të prezantonte në “reality show” si “Kafazi Artë” dhe pas një zhgënjimi të bujshëm, që pati nga eksperienca e saj në televizion, ajo tani është pjesë e një loje në film. Bëhet fjalë për një film artistik të regjisorit të talentuar Joni Shanaj. Xhirimet për këtë film të ri sapo kanë filluar në Tiranë dhe do të zgjasim plot 44 ditë.

Olta do të jetë protagoniste në një skenë erotike që do t’i realizojë me këngëtarin, Kastro Zizo. Në fakt për atë skenë regjisori kishte menduar Elia Zaharian, vajzën e aktores Yllka Mujo, edhe kjo e fundit e përzgjedhur për një rol në këtë film. Por Elia ka vendosur të heqë dorë, pasi është kundërshtuar marrja nga ana e saj e këtij roli nga i dashuri tashmë i bërë publik, Princi Leka. Sipas burimeve tona i është dukur një rol pa vend dhe që do t’i cënonte imazhin madje dhe vetë atij. Këto mesa duket janë shenjat e para të xhelozisë së Princit Lekë, i cili edhe pse asnjëherë nuk ka folur në media për këtë lidhje romantike dashurie, nuk u fshihet paparacëve në daljet e tij të hapura në publik. Aktoret ëmë e bijë, Yllka dhe Elia duket se janë të preferuarat e regjisorëve atë e bir, Mevlan Shanaj dhe Joni Shanaj. Vetëm pak vite më parë ato ishin të dyja protagoniste në filmin e Mevlan Shanaj “Lule të kuqe, lule të zeza”.

Panorama Plus

Adelina ndez diskon “Rinora 4” në Zvicër
Paraqitjet e saja asnjëherë nuk kalojnë nën hije dhe pa u vërejtur. Ngado që shkon bën zhurmë sikur të ishte e lindur për skenë pasi gjithmonë flitet rreth jetës dhe karrierës së saj. E pse mos të flitet pasi ajo sa më shumë kalojnë vitet, duket akoma më seksi dhe mosha si duket nuk i krijon aspak problem. Nuk kaloi edhe shumë gjatë që nga publikimi i albumit të fundit “Fenix”, ku ajo nuk ndaloi së promovuari atë sa në intervista, por edhe në show të ndryshëm nëpër vendet ku jetojnë shqiptarët.

Në kohën që jetojmë tani në këtë krizë financiare, ajo është e stërkënaqur nga shitja e albumit. Planet e saj nuk mbarojnë këtu. Më herët treguam se këngëtarja po përgatitet për një sërë koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me këngëtarin Shpat Kasapi, por jo vetëm atje pasi ata do të vizitojnë dhe do japin koncerte edhe në Kanada, ku për herë të parë marrin pjesë që të dy. Por jo vetëm kaq, ditë më parë paralajmëruan edhe rreth një dueti të cilin ajo e ka përgatitur me reperin Da Ghost. Nën praninë e shumë simpatizantëve, kënga u promovua në diskotekën “Rinora 4” në Zvicër. Padyshim që do të jetë e pëlqyer nga publiku pasi në të gjenden edhe ritme folklorike që gjithmonë ka pasur në meloditë e Adelinës. Kjo vërehet edhe nga klikimet e para që ka pasur në internet videoja e promovimit. Speciale e asaj mbrëmje ishte vetë Adelina, veshja e saj dhe koreografia. Lëvizje seksi dhe koreografi pak më ndryshe se herët e tjera. Fustani i zi seksi i shkurtër, i dizenjuar enkas për atë promovim shtoi edhe më shumë interesimin e publikut të cilët të kënaqur lëshuan mbrëmjen në orët e para të mëngjesit. Ky ishte edhe një rikthim i Adelinës në diskotekën “Rinora 4” pas një pauze, për arsye akoma të panjohura. Pas kthimit nga koncertet në Amerikë, ne presim gjëra të reja dhe interesante për publikun nga vetë Adelina. Foto nga mbrëmja dhe atmosfera atje ne i kemi publikuar kësaj rradhe për ju.

G.Panorama

Këngëtarja serbe vjedh këngën e Vesa Lumës
Kohët të fundit serbët janë vënë në gjah pas melosit shqiptar. Dihet botërisht çfarë urrejtje kanë ata për popullin shqiptar, por duke u bazuar në thënien “kultura nuk njeh kufijë” atëherë ndoshta edhe u lejohet të bëjnë një gjë të tillë. Kësaj radhe viktima e huazimit është këngëtarja Vesa Luma, e cila akoma nuk është prononcuar në lidhje me këtë vjedhje. Hiti më i madh i saj “Jemi dhe s’jemi” me të cilën ajo edhe u bë e njohur për publikun e gjerë, huazohet nga këngëtarja sërbe Djina Stoeva e cila e titullon këngën “Zasrami se”. Ky nuk është as rasti i parë e as i fundit që kalon pa u ndëshkuar nga organet të cilat merren me të drejtat e autorit. Ndoshta për shkakun se tashmë këngëtaret shqipëtare po garojnë me ata të huajat se kush do huazojë më shumë. Jina Stoeva në Serbi njihet si një këngëtare me përvojë të madhe në skenën muzikore por ja që i ka pëlqyer shumë kënga e Vesës, të cilën ka vendosur të marrë dhe ta realizojë edhe me videoklip, gjithashtu e përfshirë në albumin e saj më të fundit të titulluar po ashtu me titullin “Zasrami se”. Ndërsa Vesa mbetet një nga këngëtaret më të pëlqyera për momentin e cila së fundmi ka sjellë shumë hite në skenën muzikore por që punën e saj e vazhdon akoma më me shumë intensitet. Pas përfundimit të koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku atje edhe festoi 1-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ajo tashmë ka filluar përgatitjet për koncerte në diasporën shqiptare, por duke punuar gjithashtu edhe këngë dhe klipe të reja si befasi për fansat e saj.

Blerand Rexhepi – Panorama Plus

Kejsi Tola merr 48 pike ne Moske, por nuk fiton dot
Eurovizion, 48 pike per Shqiperine, fiton Norvegjia

Ka perfunduar me fitoren e Norvegjise Festivali Europian i Kenges qe u mbajt ne Moske.

Shqiperia ne kete festival u perfaqesua nga Kejsi Tola, 16 vjecarja e cila kendoi kengen “Me merr ne endrrat e tua”. Ne fund te votimit, Shqiperia morri 48 pike ndersa fituesit e ketij festivali, norvegjezet moren mbi 300 pike dhe ishin triumfuesit e padiskutueshem te ketij spektakli.

Per Shqiperine votuan disa nga vendet fqinje si Greqia, Maqedonia, Mali i Zi qe dhane nga 7 pike. Zvicra 6, Kroacia 5, Sllovenia 2, Suedia dhe Estonia nga 1 pike dhe Turqia qe vleresoi me 10 pike kengen e kengetares shqiptare e cila beri nje prezantim dinjitoz ne kete eveniment te madh te muzikes europiane. /Top Channel/