Your are here: Home // Vipat Shqiptare // Festa e fëmijëve të VIP-ave

Festa e fëmijëve të VIP-ave

Në prag të festës së Krishtlindjes, VIP-at, kryesisht politikanë por edhe gazetarë e
analistë të njohur, i kanë mbledhur fëmijët e tyre në një festë të përbashkët. Dhe për
t’i kënaqur është organizuar ky aktivitet në ambientet e “Hotel Tirana
Internacional” mes dhuratave të shumta dhe pranisë së babagjyshit të Vitit të Ri.

Dhurata e Krishtlindjes
për vajzën e Fevziut
Fëmijët asnjëherë nuk ngelin pa dhurata në
mbrëmjen e Krishtlindjes apo atë të Vitit të
Ri, por ja që dhuratat që ndahen mes miqsh e
fëmijësh të tjerë, janë më të ëmbla dhe
gjithmonë do t’i gëzosh me ta. Ja tek shohim në
këtë foto vajzën e gazetarit të mirënjohur Blendi
Fevziu, teksa mban dhuratën në duar. Nuk dihet
se çfarë ka brenda kësaj kutie. Ndoshta nga
madhësia e saj, mund të flitet për një kukull të
përshtatshme për të.

Monika pranë fëmijëve
Në çdo festë ndodhet pranë fëmijëve për të
festuar, dhe këtë herë është rradha e Krish
tlindjeve të cilat i ka kaluar fillimisht me fëmijët.
Ja tek shohim Monika Kryemadhin teksa mban
mbi shpatulla vajzën e saj Era ndërkohë që pranë
tyre gjendet edhe babagjyshi i Vitit të Ri. Mes dhuratave
dhe tollumbaceve, Monika është përshtatur
duke kënaqur edhe fëmijët e kolegëve të tjerë, teksa
këndonte, qeshte, recitonte bashkë me ta.

Kënaqet djali
i Bushatit
Dhuratat kanë qenë për të gjithë, askush nuk ka
mbetur pa u kënaqur dhe në veçanti, gëzimin në fytyrën e
tij e ka shprehur edhe djali i analistit dhe gazetarit Andi
Bushati. Më shumë vëmendjen e tij e ka tërhequr
‘Borëbardha’ në skenën e vendosur me këtë rast, e cila
po performonte sëbashku me xhuxhat e improvizuar. Po
kështu pranë fëmijëve ka qenë edhe Ermal Mamaqi, i cili
ka kënduar për ta si dhe u ka ofruar disa nota humori.

Random Posts

filed under: Vipat Shqiptare

Leave a reply