Your are here: Home // Vipat Shqiptare // Festivali i 47-të, pjesëmarrësit zbulojnë skandalet

Festivali i 47-të, pjesëmarrësit zbulojnë skandalet

Nga Gent Bushpepaj tek Flori i WSF, ja pse u bënë
sipas tyre padrejtësi në festival

Kejsi Tola është fituese e Festivalit të 47-të në RTSH. Tani
e dinë të gjithë që falë këtij çmimi do të përfaqësojë Shqipërinë
në Eurosong në muajin maj në Moskë. Por si ishte atmosfera
pas kuintave në Pallatin e Kongreseve, aty ku këngëtarët
konkurrues prisnin rezultat nga një ekran i vogël, në momentin
e hapjes së zarfeve me pikët e anëtarëve të jurisë? Shumë
këngëtarë u revoltuan, dhe ishin ata që kishin hyrë me pretendimin
për të fituar. Në momentin që anëtarët e jurisë dhanë
vlerësimin e tyre dhe Elsa Lila lexoi pikët, shumë prej
këngëtarëve u rebeluan pasi kishin hyrë me pretendimin për të
fituar. Gjithsesi dihet që në një garë s’mund të ketë më shumë
fitues se një. Disa prej tyre reagonin me zë të lartë, të pakënaqur
nga vlerësimi i jurisë ndërkohë që një nga ankesat e
shumta ishin vështirësitë teknike që kishin hasur në skenë,
pasi këngëtarët nuk arrinin të dëgjonin zërin e tyre. Ne ishim
aty dhe morëm opinionet e tyre. Pothuaj të gjithë këngëtarët
pohuan se, “pavarësisht vështirësisë që mund të këtë organizimi
i një festivali “live”, gjithçka ishte bërë shpejt e shpejt në
momentin e fundit”. Djemtë e grupit “West Side Family” ishin
pretendentë kryesorë për çmim të parë me këngën “Jehone”,
një kompozim i Ardit Gjebresë dhe Dr. Florit. Edhe pse nuk e

kishin pohuar më parë se kishin hyrë në garë për të fituar, ata
pretendonin më shumë. Po ashtu Besa Kokëdhima, e cila kishte
bërë pushim vokal absolut për një perfomancë të veçantë të
këngës “Ajër” kompozuar nga Alban Male, u duk se nuk mbeti
e kënaqur me pozicionimin e saj në vendin e katërt. Pretendim
për çmim të parë kishin vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti,
me këngën “Ti bëre faj” të kompozuar nga Josif Minga, të
cilët kanë pohuar se meritonin vlerësim maksimal për këngën
e tyre baladë. Por juria i renditi në vendin e nëntë. Më e zhgënjyera
nga të gjithë mbeti Era Rusi, e ardhur nga Athina dhe që
pretendonte të fitonte me këngën “Shpirt i humbur”, edhe pse
u rendit në vendin e 15-të. Së bashku me koreografin e saj,
Julian Bulku, koreografi i këngës greke që konkurroi vitin e
kaluar në Eurovizion, ajo është larguar menjëherë pas shpalljes
së rezultatit final. Një tjetër etheiste, Marieta Billo me
këngën “Era e tokës”, nuk pranoi të jepte asnjë koment rreth
rezultatit edhe pse dukej se priste shumë, me perfomancën e
realizuar së bashku me aktorin Neritan Liçaj. Në grupin e pretendentëve
për çmim ishin dhe Evis Mula me “Unë jam dashuria”,
kompozim i Luan Zhegut, që edhe pse u rendit në vendin
e 10-të, hyri në festival me shumë ambicie. Por më i revoltuari
ishte Vedat Ademi, i cili arriti të pozicionohej vetëm në vendin
e 14-të me këngën “Po me prite Ti”, ndërsa e cilësoi gjykimin
e jurisë jo shumë të drejtë.

Random Posts

filed under: Vipat Shqiptare

3 responses to "Festivali i 47-të, pjesëmarrësit zbulojnë skandalet"

  1. besmir says:

    hecc mer kush po len per ju koment he cc baji ce pe juu …….:D

  2. besmir says:

    8udiudfhdjfhudhfjkfdhggjfdgsflhgdshgdshgfdghgdfagdfsdfdfgfdgdfgdfgsdfgfdgdfgdfgdsffgsdgsdgsdgffdgdfgddddwrgf vdfdf fdgfdg dfgdgs sdfgdsfg dgdfswerrefgsdfgretgdgfdgsgfsgune une une une une une une une une une une une une une une une une une nu eune une une ne une

    tung tung naga miri

  3. vjosa says:

    valla shu katastrofale kan qen kenget e festivalit sivjet,e them shum me keqardhje por esht dobesuar shum festiavali,ne kohen kur na nevojitet me se shumti me arrit shqiperia tani kur marr pjes edhe ne eurovizion,jam shume e zhgenjyer

Leave a reply