Atëherë ishte një adoleshent i cili nuk mund të parashikonte se çfarë i kishte rezervuar fati në këtë mijëvjeçar ku bën një jetë normale për një të ri, por më të ngarkuar dhe më me përgjegjësi krahasuar me mjaft bashkëmoshatarë të tij. Muzika është dashuria e parë që do ta njihte me të dytën, kolegen e tij Soni Malaj, me të cilën e lidh diçka më shumë se profesioni, ndjenja.

flori-soni.jpg

Thotë se është tërësisht i dashuruar dhe me konceptim të plotë ndërmerr çdo vendim për të ecur përpara. Këngët, krijimet, bashkëpunimet, dashuria….gjithçka ‘rrëfehet’ gati-gati në mënyrën më të sinqertë nga vetë Flori në këtë intervistë ekskluzive për ‘Bluetooth’.


Prej disa kohësh keni një lidhje me Soni Malajn. Ç’mund të na thoni për këtë?
Po, është 100% e vërtetë. Te kjo gjë jam me fat.
Ka kaluar 1 vit lidhje, keni menduar të bëni një hap më serioz?
Jam në një moshë që çdo veprim që bëj e marr seriozisht. Domethënë, ndjej përgjegjësi për çdo gjë që bëj, ndaj dhe çdo veprim e ndërrmar seriozisht.
Konkretisht?
E vlerësoj dhe e respektoj një dashuri.
Pushimet ku i kaluat? Ishit vetëm ju, ti dhe Soni, apo me miq?
Kemi kaluar shumë mirë për pushime. U kënaqa shume, kalova mirë, lezetshëm, qetësi, pushuam. Nuk më pëlqën të flas për këtë, por di të them se kaluam shumë mirë. Në fund të fundit pushimet janë private.
Prej pak kohësh është shfaqur në ekranet shqiptare krijimi juaj më i fundit. Bëhet fjalë për këngën ‘Gjithmonë’, dicka rreth realizimit të saj?
E kam vënë re që dëgjohet kudo, në zile celulari, në radio, në televizion. Kudo që shkoj dëgjoj këngën ‘Gjithmonë’. Nuk e prisja të kishte këtë sukses. Nuk prisja që zëri im të kombinohej kaq mirë me zërin e Luarit. Jam i lumtur, por dhe për Luarin kështu është, edhe ajo e ndjen këtë. Në fund të fundit është suksesi i saj.
Si lindi bashkëpunimi me Luarin?
Luarin e njihja më parë. Ajo gjithnjë ka pasur dëshirë të merrej me muzikë. Pritëm momentin e duhur dhe sot ajo është e plotësuar. Duke qënë kështu bëra një provë dhe e pëlqeva zërin e saj. Më pas mendova të realizoja një këngë, atë këngë që sot është në treg. Luar nuk njihej më parë si këngëtare. Është e re në daljen e saj të mënjëhershme që rezultoi e sukseshme.
Sa pjesë ka Flori në realizimin e këngës?
Është 100% krijim i imi. Duke nisur që prej muzikës, tekstit, është tërësisht krijim i Florit.
Ku është realizuar videoklipi?
Videoklipi është realizuar në Maqedoni, në Liqenin e Prespës në bashkëpunim me Supersonic. Në fakt për të xhiruar na janë dashur 3 ditë, ndërsa për ta realizuar në total plot 2 javë, duke pasur parasysh montazhet. E në fakt ashtu siç duket është një video me ngjyra, peisazh brenda, cilësi dhe pastërti..
Me cfarë po merresh aktualisht?
Me merrem me realizimin e 2 këngëve për vete dhe një këngë për Elvana Gjatën. Në të njëjtën kohë jam duke realizuar materiale të tjera. Kam në dorë materiale për këngëtarë të ‘panjohur’ për tregun. Janë materiale që do t’i lançojnë ata në treg. Në një farë mënyrë do të ndodhë siç ndodhi me Luarin.
Ndonjë bashkëpunim surprizë?

Ka dhe do ketë. I lëmë surprizë më mirë.
Ju kemi parë të bashkëpunoni here pas here me Getoarin, do ketë të tjera bashkëpunime me të?
Po, do ketë. Me Getin punoj dhe në detaje më profesionale si studio, këngëtarë dhe artistë. Nuk punojmë vetëm për këngët tona të përbashkëta. Koordinojmë punën së bashku për të realizuar materiale dhe për këngëtarë të tjerë.
Meqenëse jemi përpara një sezoni të ri, ke menduar të marrësh pjesë në evenimentet muzikore?
Po, kam menduar, realisht kam menduar, por ende nuk kam marrë një vendim definitiv për veten. Këngëtarët e tjerë kanë ardhur, kanë realizuar materialet e tyre për pjesëmarrje, por për veten ende nuk kam vendosur.
Do të dëshirojë që këngët e suksesshme të lançuara nën imazhin e një këngëtari tjetër t’i kishe ruajtur për vete?
Jo. Kjo nuk ndodh as për një këngë të suksesshme. Ka lloje të ndryshme të muzikës, zhanre të ndryshme. Unë shikoj kujt zë i përshtatet një këngë dhe ia jap. Jo çdo këngë do ta këndoja vetë.
Flitet shumë për vjedhje dhe të muzikës ballkanike, do ta bëjë ndonjëherë për hir të tregut?
Asnjëherë. Maksimumi mund të më marrin dicka. Jam dhe kam qënë gjithnjë armik i vjedhjes muzikore. Nuk tregon profesionalizëm.
Mund të themi se puna ka ecur mjaft mirë, beson se është çështje fati apo punë këmbëngulëse?
Punë këmbëngulëse. Nuk është çështje fati. Fatin e kam kërkuar. Nuk mund të them se kam pasur fat, e kam kërkuar atë që e kam sot, çka do të thotë se është punë e imja.
Artistët shprehen se kanë një muzë frymëzimi, e ka Flori një të tillë?
E kam një muzë frymëzimi, por nuk është dicka standarte. Nuk mund t’i referohem një objekti, dickaje apo dikujt. E kam sipas gjërave që ndodhin, situatave të ndryshme. Mund të më ndodhë kudo dhe kurdo. Mund të më ndodhë që të frymëzohem edhe në këtë moment po bie shi.

Bluetooth

  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Technorati
  • MySpace

Random Posts