1 Dec
Këngëtari rrëfen për jetën intime, me femra të të njëjtit profesion me të
Eshtë komentuar për stilin e tij të të kënduarit, po aq sa edhe për lidhjet me femrat.Shpesh në forumet e ndryshme në internet, edhe tekstet që hera-herës mbajnë fjalë banale në mes kanë gjetur kritika. Por të gjitha këto nuk e kanë bërë aspak Getoar Selimin, (apo Getin siç e njohin të gjithë) që të ndryshojë. Di të jetë origjinal në mënyrën e vet, sepse natyra e tij është e tillë. I pëlqejnë veshjet e stilit rreper, i pëlqen t’i krijojë vetë këngët e tij dhe nuk mund të rrijë shumë gjatë me një femër. Në fakt, kur lidhet ai nuk niset me këtë ide, por gjatë rrugës ndryshon mendim. Sa do të zgjasë kjo as ai nuk e di. Megjithatë nëse nuk i pëlqen të flasë shumë për të shkuarën, për lidhjet e tij aktuale, 29-vjeçari nuk dëshiron të japë asnjë koment. Sa për muzikën?! I pëlqen të tregojë shumë. Fundjavën e kaluar ishte kryeqytet, si menaxher i grupeve “Skills” dhe “Viagra”, që kanë qenë për koncerte në Tiranë. Ndërsa festa e flamurit e gjen si protagonist në një prej lokaleve të natës në kryeqytetin shqiptar. Njëkohësisht një tjetër bashkëpunim me Florin për një videoklip të ri.
Me çfarë je duke u marrë momentalisht në Prishtinë?
Si gjithmonë me muzikë. Pas stinës së verës, që ka qenë shumë e ngarkuar me koncerte, jemi duke punuar edhe për albumin e ri të grupit. Duke qenë se ne i nxjerrim albumet çdo dy vjet dhe jo çdo vit, në qershor 2008 do të jetë në treg albumi ynë i ri. Në këtë periudhë festash jemi gjithashtu shumë të impenjuar edhe me koncerte, brenda dhe jashtë Kosovës.
Kohët e fundit ke pasur shumë bashkëpunime. Do të të shohim sërish me ndonjë bashkëpunim tjetër?
Sigurisht që do të ketë. Eshtë lloji i muzikës, që unë bëj, që më shtyn të bëj edhe
bashkëpunime, sepse gjith monë të njëjtat gjëra krijojnë monotoni.Për më tepër nuk kam mundur të refuzoj edhe ftesat e kolegëve (flas për kolegë që i respektoj, jo për këdo, sepse ka edhe ftesa të tjera të cilat i kam refuzuar).Një këngë, që më pëlqen, unë
nuk e refuzoj.
Në përgjithësi në Shqipëri,krijuesit e muzikës fitojnëmirë. Po për ty sa fitimprurëse është studioja që ke?
Të them të drejtën unë i kam të gjitha mundësitë të punoj për njerëz të tjerë, por nuk më pëlqen të punoj për këngëtarë jashtë kompanisë sime (jashtë grupit, që unë menaxhoj). Nuk kam kohë të punoj për të tjerë. Përfitimit e mia janë prej koncerteve, që i kam shumë të shpeshta dhe në të gjithë botën.
Këtu në Shqipëri, tekstet e tua tingëllojnë pak të çuditshme…
Ndoshta kjo për shkak të dialektit, duke qenë se e folura ndryshon nga një qytet në tjetrin dhe jo nga Kosova në Shqipëri. Megjithatë besoj se njerëzit derisa i pëlqejnë këngët e mia, i kuptojnë edhe tekstet e tyre.
Eshtë e vërtetë që të pëlqejnë më shumë bashkëpunimet me femrat? Të kemi parë me Gentën, Elvanën, Adelinën, Çiljetën…
Nuk është puna se më pëlqejnë mua femrat, por ndoshta femrave iu pëlqej unë. Nuk e di cila nga të dyja është. Por unë jam i kënaqur në faktin, që nuk e nxjerr një këngë, pa qenë i sigurt se do të jetë e suksesshme në publik.Unë jam i sigurt për atë që bëj. Në momentin që vendos të bashkëpunoj për një këngë, synoj të merrem me gjithë elementët e saj duke kërkuar që gjithçka të jetë brenda stilit tim.
Je shumë i përfolur për lidhjet e tua, thuajse me të gjitha këngëtarët me të cilat ke bashkëpunuar?
Jam përpjekur gjithmonë që jetën private ta mbaj për vete, por kam vërejtur, që sa më shumë përpiqem ta mbaj për vete, aq më shumë përflitem. Ky fakt vjen ndoshta edhe për shkak se unë kam pasur lidhje me vajza të profesionit tim.
Me cilën për shembull?
Ju e dini tashmë. Ju gazetarët vetë i keni shkruar. Nuk dua ta komentoj të shkuarën.
Mos ndoshta nga natyra je pak Don Zhuan dhe të pëlqen t’i ndërrosh të dashurat?
Jo nuk është ky qëllimi. Unë nuk nisem me idenë për t’i ndërruar shpesh partneret e mia. Ndarja vjen si pasojë e pakënaqësive që mund të lindin ose e lidhjeve shumë të gjata. Ndoshta jam unë njeri, që duhet të ndryshoj, nuk e di.
Momentalisht mund të dimë diçka për lidhjen tënde aktuale? Je sërish me ndonjë vajzë të profesionit tënd?
Nuk më ka pëlqyer të flas kurrë për jetën time private.Ato që janë shkruar deri tani nuk kanë dalë nga unë.
Nga Manjola Bregasi G.Panorama
38 Komente per "Getoari Ja pse i ndërroj shpesh femrat"
punen e paske realizuar ti gazetar i quajtur beni mirpo nuk po me pelqen fakti qe te gjith gazetaret Getit po i bejn te njejten pytje si p.sh ndoshta te pelqen ti nderrosh femrat ?nuk do te thot qe kur nje lidhje perfundon gjithmon te jet mashkulli ai qe i jep fund asaj un nuk kam asgje kunder Getit sepse tek e fundit ai te gjitha i ben per veten e tij mirpo vetem nje gje po me pengon qe ai pak si shum po fluturon dhe nje pytje do t’i kisha drejtuar dhe sigurisht se do te kisha dashur pergjigjje si qka po te duket vetja ?
nuk e di cka pelqejne edhe femrat te geti, spari ai asnjeher nuk e hjek kapelen, per mos me ju pa syte e shtrember, pastaj disi i palare, shume zhoglan.nuk besoj qe i ka mashtru krejt, ne duhet ta kemi parasysh se ai i ka kolege dhe pse del me nje kafe e i ze aparati, nuk do me thene se jane bashk, andaj edhe getit mos ti rritet mendja, se me i pas pas ato femra ne dore, si kishte leshuar asnjehere
geti shume i keq
bravoooooooo geti respekt per baba records tinguulli 3nt ..baba records..enis presheva j.r….jeeeee
s’po kom qa me bo Duhet me pranu ma i Miri je le t’plas qika dajes tem ..:P
arlinda mfol se kuj nuk i pelqen genti krejt femra tranohen mbas ti qithashtu edhe ti ok
genti valla krejt femrave t,pejes ju pelqen mos tandin ok hahhaha vetem per para…..
SA I PERKET MUZIKES ME TE VERTET E PELQEJM MUZIKEN E TI SI MESHKUJT PO ASHRU EDHE FEMRAT POR UNE DO TA PYESJA GETIN ;SA FEMRA JU KAN LEN JUVE E JO SA FEMRA I KE LEN DHE CILAT JANE ATO. SE NUK ESHTE EDHE GETI NDONJE I ZBRITUR PREJ QIELLIT HEHHEHE………..
Geoari nuk i nrron femrat.femrat e ndrrojn ate……….
opaa elvna gjata e ka lan bre se e kom qiken e halles hehehe sorry genti du bist der letzte
ooo elvan mir ja ka ba qe e ka lan met vertet nuk e ka meritu GENTI elvanen ajo esht shum e bukur sdi ju vajzat e ks sdi qysh po ju pelqen breeeeee nuk ka shije te mashkllit hehehh ju pershendes nga zvicrra
getoari o bash mashkull nuk ka bukuri t’shpat kasapit si femen ka tamon bukuri mashkulli e kush kone e ka lone se di po per qe i ka pas i ka pas ato na qe jetojm ne prishtine e dim qe jone puth publikisht e hiq sja ka ni ani mo me elvanen hahaha perkundrazi une mendoj qe veq me noren jone kone par kto tjerat sjone kone per getin
UNE PAJTOHNA ME KET TRENDELINEN ..GETI ESHTE SHUME SEXY JA HA BUZEN..
bab shum i fort je moss ta nin
hahah baba i for amam ran sun qon hahah hiq bre nuk esht i mir ama stil kaaaaaa qaoooo
Getoar njeshi ne shqiperi dhe ne bot.
Pse nuk e ban nje bashkpunim me 50 Cent dhe me Eminemin
getoari eshte yll.eshte me i miri.te pellcasin te gjithe.do vdes per te.i ka ato buzet si llokume.eshte figure i papare kengetari im ipreferuar.ato kenget e tij ma ngjethin mishi.vazhdo keshtu yll se je ma i miri
hej Geti mos ta nin hiq cfar po thuan njerzit per ty je kengetari me i mir ne bot per mua gjithashtu dhe i mir.Disa djem kan inat sepse ti ua mer cikat por ne te plasin
HEJ GETI JE MA I MIRI NE KOSOVE POR EDHE NE SHQIPRI ATO QE FLASin kEQ LE TE PLASIN TE PERSHENDET ABI NGA MAQEDONIA JEEEEEEEEEEE MA I MIRIIIIIIIIIII VAZHDO ASHTU
je kon je edhe gjithmon ki me kon ma i miri veq vazhdo
je ma i miri get. ate kangen presidentjal e ke qa, qe kur del ti asht kanga e bukur. tung
geti mos ta nin se je ma i mire edhe ke ma kon ne kosov edhe ne gjith boten jam adhurus i flakt i yti je legnet per te tan ne kosov veq kush ta ka inat e kush ta ka inat le te plas se nuk kena qa mo bo Tinguuuuuuuulli i 3nT edhe big xik edhe ajj gjithasht asht shum i fort pe lene se kejt bab rekords jan te mire pe leni ato salta qao kalo mire i qart je geti edhe iqart ke me kon jom nga vushtrria bile te din
i qart je be njeri mos ta nin be a je tingull a joe drogirato me ni tingull edhe me ni 3-sh psssssssssssss dihet kush je o bab le te plasin shokt e mi spo qa me fol o bab qa foli asht teperrrrrrr kujtimche
nuk ,me interesojn komplimentet e tua ok
geti osht si zemer nje her ne jet kom ndej me te dhe eshte shume modest shum shum i mire dhe e adhuroj me shpirt….gresa adhurusja e flakt e ghettosss
Geti nuk je aq izoti sa po ja jep vetit , nuk je as kushi gjithmon po ki sukses kur po kendon me kengetare te mira se ty nuk te ngon kush se nuk din ski shije per keng veq pisket pa lidhje edhde mos thui se pi len femrat po edhe ato po te lain ty menja emadhe ta then qafen.
geti je yll?mire ja ben qe i nderron femrat se nuk rrihet gjith kohen me nje femer
Phaa qysh e bojn shqiptart elefand ky tipi kendon mir amo osht nje Luan qe ja kalon Unikatil Forever
ani mo qetash me qeto flok WANNABE SEAN PAUL hahahhah!
ku je more aje mir valla ti kendon se jo mahi
ku je more pederr valla shum mir kendon a
ku je more reper he tu cift nana hu me gjergj bushin
o dhip ta cifsha nanen bre magjjup nanen ta cifsha o pederrr
jeni te papare ec baba records
komplimente per getuar selimin esht nr nje ne vip-at kosovar,e meriton ta quajm mbret!
kenget i ke shume te mira,veq unikkatili shte nr 1 mbret i rep-it
o Getuar burri shpresoj qe je i till tka ardh koha mu vendos me femna moshatari jot e ka fmin 8vjet e i bohet krah lej mo pislleqet i paftyr e kqyr se kjo femna e fundit hana boll sherice osht ta cill e ta pshtjell ama e meriton se je i poshter sadist pej shpirtit mushu ti edhe ata qet perkrahin ty
Ma i forti je geti
Pergjigju ose ler nje koment