Do të provojë veten në kinematografi
gjini1.jpg
Në sezonin e ri të spektaklit “Portokalli”, një prej
personazheve tashmë të njohur dhe të dashur të këtij spektakli, Gjini nuk do të jetë më pjesë e tij. Mësojmë
se aktori, që prej kohësh ka mishëruar këtë rol, do të shënojë një shkëputje të dytë nga “Portokalli”, por pse jo duke menduar sërish për ndonjë rikthim të mundshëm.

Duke u përpjekur të mësojmë diçka më tepër rreth këtij largimi
të Besit nga spektakli, miqtë e tij na kanë treguar se ai ka vendosur të shkëputet nga skena e humorit, për një tjetër impenjim artistik, të cilit aktori ndoshta nuk i ka dhënë rëndësinë ekonomike, (përballë një rroge të qëndrueshme që ka pasur në “Portokalli”) por e ka parë
si një impenjim serioz dhe dinjitoz. Filmi, që pritet të nisë xhirimet thuajse në një kohë me rinisjen e sezonit të ri të spektaklit “Portokalli” nuk është i pari film
artistik në të cilin Besi luan, por do të jetë i
pari film, ku ai ka rolin e protagonistit. Pasi ka
përfunduar xhirimet e një filmi në Maqedoni, Besi ka mirëpritur ftesën e regjisorit për të qenë sërish në një tjetër film, që besojmë se pas përfundimit të xhirimeve
do të kemi mundësinë ta shohim të shfaqur në ekranet
shqiptare.

  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Technorati
  • MySpace

Random Posts