15 Jan
Duket se 2008-ta do të jetë viti i bashkëpunimeve brenda dhe jashtë vendit për këngëtaren Greta Koçi

E pabesueshme, por është e vërtetë… Greta do të këndojë përkrah Toto Kotunjos në një koncert që do të mbahet në stadiumin e qytetit të Shkodrës, në datën 1 maj këtij viti, pikërisht në Festën e Punëtorëve. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja, dhënë ekskluzivisht për gazetën “Korrieri”. “Në axhendën time kam një projekt shumë të rëndësishëm, që lidhet me një koncert madhështor, së bashku me Toto Kotunjon. Koncerti do të bëhet në qytetin e Shkodrës, në datën 1 maj, ku unë do të këndoj një pjesë të mirë të repertorit tim, shoqëruar nga një trupë baleti”, rrëfen ajo. Pavarësisht se Kotunjo i përket një brezi krejt të panjohur për Gretën, ajo nuk stepet, por ka fi lluar të njihet me repertorin e këtij të fundit, çka ethekson më poshtë: “Kotunjo dhe fama e tij deri në momentin që mora ftesën ishin të panjohur për mua, pasi vetë mosha që kam nuk më favorizon. Por familja ime më ka folur për vlerat dhe cilësitë e këtij këngëtari, ndërkohë që tani po njihem me krijimtarinë e tij”. Nga sa mësuam,Greta do të këndojë live këngët më të zgjedhura nga repertori i saj dhe më gjerë. Ndërkaq, ajo do të shoqërohet edhe nga një trupë baleti që do të shtojnë edhe më shumë atmosferën e këtij evenimenti. Ndërkaq, edhe vetë Kotunjo do të jetë i shoqëruar nga një grup i madh instrumentistësh dhe balerinësh, enkas për koncertin. Mbrëmja do të jetë e përmasave gala dhe si kryefjalë do të ketë duetin Kotunjo-Greta Koçi, shoqëruar edhe nga surpriza të mëtejshme.
Aktiviteti është mundësuar nga Konsullata Italiane e qytetit të Shkodrës,në bashkëpunim me “Living Room”.Pas sukseseve të njëpasnjëshme që po korr kohët e fundit një ndër talentet më të spikatura të muzikës moderne, vrulli i saj nuk ndalet… Pak ditë më parë ka prezantuar klipin e fundit “Më fal nënë”, që po shfaqet në të gjitha stacionet muzikore moderne. Por ajo nuk “kënaqet” me kaq… Së shpejti do të hedhë në tregun muzikor një këngë të re shoqëruar me videoklip. Greta rrëfen se kënga do të jetë me ritme të forta R.B Hip-hop. Veçantia e këtij krijimi është se ajo do të sjellë një bashkëpunim me një nga rreperët më të mirë shqiptarë, por që ka vendosur të mos e zbulojë enigmën se për kë bëhet fjalë. Një gjë është e sigurt… Në qoftë se këngëtarja vazhdon me këto ritme, duke lançuar krijime të reja sa hap e mbyll sytë, e meriton të quhet “këngëtarja e vitit”.Jo më kot është cilësuar si një ndër talentet më të spikatura të muzikës moderne shqiptare. Para disa vjetësh u shfaq për herë të parë në ekranin tonë. E megjithatë, asnjë prej nesh nuk mund ta imagjinonte se kishte përballë një yll të ri të muzikës shqiptare. Në atë kohë Greta ishte vetëm 14 vjeçe dhe ia dilte për mrekulli të përballonte ekranin, por jo vetëm. Duket se ajo ka një dhunti natyrale dhe nuk stepet ndaj magjisë së mëte- skenës apo spektatorit.
Korrieri
5 Komente per "Greta Koçi duet me Toto Kotunjon"
Hallall e meriton te jete popstar
Bravo Greta,ti meriton te kendosh vetem me yjet e muzikes sepse je yll vete
Me pelqen shume Greta e adhuroj pa mase,jo vetem une po gjithe klasa ime. Suksese
je shumm e mir mpuqqqq nag zvicrra dhe shoqet e miaaaaaaaa
Cmendem pas teje Greta.Te adhuroj per c,fare ke aritur deri tani ne ket moshe kaq te re. Suksese se ke stil te vecant.
Pergjigju ose ler nje koment