gretakoci.jpg“Nuk do të këndoj më në festival, derisa festivali të jetë i hapur, me votim publik, ose me një juri të hapur”. Janë këto fjalët e këngëtares Greta Koçi, e cila gjithashtu ka rezervat e saj për festivalin dhe mënyrën e votimit të jurisë.Për më tepër, këngëtarja dhe prindërit e saj flasin për pa përgjegjshmëri absolute në mbledhjen e pikëve. Ata tregojnë, se pasi kanë riparë votimin e jurisë në media, mbledhja e pikëve ka rezultuar në 37 dhe jo 22, siç e ka deklaruar juristi, gjë që do të thotë se këngëtarja renditet në vendin e katërt. “Këtë fakt e kemi deklaruar edhe tek drejtoresha e radios, Zamira Koleci, e cila është shprehur se do ta rishikojë këtë fakt”, tregon nëna e këngëtares.

Nga ana tjetër ata shprehen gjithashtu, që asgjë nga performanca skenike nuk vlerësohet në festivalin e këngës. “Nëse ne shpenzojmë përveç këngës edhe për balerinët, për veshjet, apo për grimin, duket se asgjë e tillë nuk vlerësohet, e sidomos me pagesën prej 25 mijë lekësh që marrim nga TVSH”. - kanë reaguar ata. Dhe në fakt indinjata e tyre e ka një spjegim, kjo jo thjesht për faktin se çdo konkurent synon çmimin e parë, por edhe për fjalët që qarkullonin. Në fakt vetë “Panorama plus” javën e shkuar, një natë para finales, deklaroi se në koridore përflitej kënga e Greta Koçit si njëra nga pretendentet për çmimin e parë. Kjo edhe për faktin se këngën e kishte kompozuar i mirënjohuri Flamur Shehu. Në fakt kënga u pëlqye dhe u duartrokit në publik. Greta Koçi njihet si një këngëtare që pëlqehet nga rinia edhe për për moshën e saj të re. Këngëtarja vinte në këtë festival me euforinë e dy çmimeve të fituara në dy kompeticione të tjera.

PanoramaPlus