normal_greta-koci5.jpg“Më fal nënë” eshtë një tjetër këngë e kënduar nga këngëtarja Greta Koçi, që së shpejti do të shoqërohet me videoklip.
Bëhet fjalë për një baladë me tekst të Rozana Radit dhe muzikë nga Gramoz Kozeli, me të cilën Greta është prezantuar në spektaklin “Miss Globe International 2007”. Edhe pse është ndryshe nga rrymat me të cilat zakonisht e kemi parë Gretën të prezantohet është një këngë që mbetet në kujtesë dhe ndoshta kjo është arsyeja për të cilën këngëtarja vendosi, që kënga të shoqërohet edhe me klip.

Xhirimet për videoklipin janë realizuar nga “Max production” dhe përveç studios është
shfrytëzuar në mënyrë të veçantë qyteti i Durrësit në disa prej pikave të tij më të spikatura. Gjithashtu, disa prej xhirimeve, nga të cilat kemi shkëputur edhe fotot
që po sjellim janë realizuar nga ajri, duke sjellë diçka krejt origjinale dhe të veçantë. E ndërsa xhirimet për videoklipin kanë përfunduar dje në mbrëmje, këngëtarja vazhdon të jetë e impenjuar në koncerte të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Sot ajo do të jetë në një koncert në Gjakovë, për të vazhduar më pas në Itali dhe Gjermani, për shqiptarët jashtë vendit. Të kënduarit live dhe zëri i veçantë e bëjnë Greta Koçin një ndër këngëtaret më të kërkuara për momentin.

PanoramaPlus