Ina dhe Ervisi bisedojne ne mengjes lidhur me disa gjera qe ajo ka thene gjate nates se kaluar, sikur ajo nuk ka besim te Poli dhe Ervisi.

normal_ilda_by_gentii.jpg

Ajo e kujton naten e kaluar si nje ’shfryrje’ te cilen as Ervisi as Poli se kane merituar, sidomos Polit. Ina thote se Polit do t’ia shperbleje gjithe javes. Po me shume se cdo gje tjeter, Inen e shqeteson e ardhura e re, Ilda, qe qenka miqesuar menjehere me Ervisin dhe Polin. Ina gjithashtu mendon se do dali te shtunen dhe ajo beson se tashme eshte me shume sesa shoqe per ata te dy. Ina i thote Ervisit se nuk flet nga xhelozia, por ne momentin qe ajo do dali te shtunen (sipas saj) Ilda do te afrohet me ata te dy, sepse ‘treshja ka rene shume ne sy’. Ervisi ia pershkruan situaten duke nderruar rrolet, edhe Ina i thote se ata te dy po bejne ate qe duhet te bejne, por ajo s’mund ta ndryshoje ate qe ndjen.

Ervisi i thote Ines se ato qe i ka thene Polit dje, ai i ka marre seriozisht dhe se duhet ta sqaroje menjehere. Ajo i thote se kete do ta beje gjate dites. Ina ka dyshime te medha per Ilden dhe nuk i ndahet nga mendja kjo ide.

Vjen Poli nga tualeti dhe Ina i thote se “e di qe te kam bere te vuaj dje me shume sesa Romina ne proven e kostumeve siameze”. Poli nuk pergjigjet.

Top-Channel

Foto e Video  http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html