26 Apr
Ç’të të them, shumë veta e kanë marrë seriozisht dhe në fakt nga njëra anë më keni prishur punë, pasi tani kanë filluar të më ngacmojnë edhe femrat. Por unë jam e vendosur në shijet dhe preferencat e mia drejt meshkujve.
“Aha, ju jeni të Panoramës, ju që më nxorët në foto sikur jam lesbike”, - na drejtohet Ilda sapo ne i telefonojmë dhe i kërkojmë disa prononcime për gazetën. Dhe atëherë kur ne mendojmë se ajo do hezitojë të përgjigjet, në fakt gabohemi pasi Ilda me shumë thjeshtësi dhe dashamirësi i përgjigjet pyetjeve tona për të cilat padyshim ka kuriozitet lexuesi, sidomos ata fansa të spektaklit të famshëm “Big Brother”. Kujtojmë që Ilda edhe pse ndenji shumë pak në shtëpi, arriti të tërheqë vëmendjen me pamjen dhe performacën e saj. Grindja me Mardiolën i kushtoi humbjen e lojës. Por padyshim Ilda nuk është nga ato tipa që mund të kalojë në harresë. Madje për të ka gjithmonë kuriozitet.
Përshëndetje Ilda, si po e kalon tani që u bënë gati dy javë jashtë shtëpisë së “Big Brother”?
Shumë mirë. Tani po jetoj në Tiranë dhe kam mundësi të rri me miqtë që kam këtu.
Atëherë ke vendosur të jetosh këtu dhe të mos largohesh më për në Amerikë?
Nuk e kam vendosur akoma por mendoj se më duhet të shkoj. Nëse vendos që të mos rri për të jetuar, më duhet të paktën të mbaroj shkollën. Unë kam ndërruar disa herë degë dhe tani e kam vendosur përfundimisht që të vazhdoj për shkenca politike mirëpo mendoj se është mirë që atë shkollë ta bëj andej pasi shkollat në Amerikë janë tjetër nivel.
Pra mund të bëhesh politikane nesër?
Unë di që kurrë nuk duhet thënë kurrë, por nuk e besoj sepse nuk më pëlqen. Më shumë më tërheq diplomacia dhe mendoj se nesër do bëhem diplomate.
Tani kalojmë tek pyetja që i kuriozon të gjithë, ç’ne ti me ato foto duke u puthur në buzë me vajza?
Në fakt ato foto janë pjesë e albumit tim të cilat unë vetë i kam hedhur në internet. Edhe pse në Shqipëri ka mentalitet shumë paragjykues, mund t’ju them se nuk jam lesbike. Ato janë foto artistike. Në foton që unë jam duke puthur në buzë një vajzë, ajo është një modele por shqiptare, ndërsa të tjerat janë shoqet e mia. Për pak kohë unë kam studiuar për gazetari dhe fotografi dhe në atë kohë unë eksperimentoja shumë me fotot. Por iu siguroj se vetëm këtu ato foto mund të komentohen si lesbike pasi jashtë shihen si diçka shumë normale.
Ti u mërzite kur dole nga shtëpia e “Big Brother” dhe more vesh për publikimin e këtyre fotove?
Jo, pasi unë nuk i marr asnjëherë seriozisht këto gjëra duke patur parasysh mentalitetin këtu. Thjesht mendova për prindërit dhe njerëzit e mi, doja që ata të mos mërziteshin.
Në fakt si kanë reaguar njerëzit për këto foto?
Ç’të të them, shumë veta e kanë marrë seriozisht dhe në fakt nga njëra anë më keni prishur punë, pasi tani kanë filluar të më ngacmojnë edhe femrat. Por unë jam e vendosur në shijet dhe preferencat e mia drejt meshkujve.
Prandaj puthe gjithë ata djem në pub të shtunën e kaluar (përfshirë edhe Visin) që të na bindje që nuk je lesbike?
Jo, jo, puthjet me djemtë në pub ishin thjesht për gallatë. Visin e kam shumë shok asgjë më shumë.
Armand Peza një nga regjisorët e njohur dhe i ftuar fiks tek spektakli “Big Brother” të ka komentuar si “Olsi versioni femër” ku nënkuptohet se ti kishe hyrë aty për të gjuajtur meshkujt. Në fakt ashtu dukej, ishte një strategji e jotja apo thjesht ajo është një sjellje normale për ty?
Mandi ka mendimin e vet dhe kjo pak më intereson, por e vërteta është se unë nuk e konsideroj veten si Olsi femër në atë shtëpi, as ndonjë strategji nuk kam përdorur. Unë jam natyrë e dashur dhe përderisa kisha hyrë aty për të jetuar me ata njerëz, normalisht që do afrohesha me ta. Pastaj duke qenë e re në atë shtëpi, mua mu sulën çunat.
Një nga banorët e “Big Brother” që ka dalë jashtë tregon se ti ke tentuar t’i futesh Polit në dush, por ai nuk ka dashur. A është e vërtetë?
Nuk e mbaj mend ta kem bërë por di të them se në atë shtëpi ka shumë dyshe që kanë bërë dush bashkë.
Mendon se do të kesh një karrierë në televizion, mbas kësaj eksperience?
Unë ua kam shprehur dëshirën drejtuesve të “Top Channel” që do të më pëlqente të bëja karrierë në televizion, mbase si prezantuese. Nuk di të them diçka konkrete tani. Do presim.
PanoramaPlus
Foto e Video http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html
11 Komente per "Ilda: E vërteta e fotove lesbike"
kjo u kon kurv e madhe ska pik dyshimi,pom vjen keq per visin qe e ka leju me puth n buz kjo QELBESIR, sa per polin kjo ska shanc e ka pa POLI cfar shtrige osht kjo kjo osht KUQK E MADHEEEEEE,qe ju rraset gjithkujt naper hun e di veten qe nuk e merr kush ket lopppp,,,INA eshte numer 1 kjo ska shanc tjet shoqe me te
idiote ishalla i lexon kto fjal se jon te merituara vetem per ty
Kjo Ilda pervecse KURVE qeka edhe budalle se kujton se po na hedh hi syve, kur e ka pa gjithe Shqiperia se ca i ka bo Polit, po ti kujtoj meqe si make mend:
1.Ke dashur ta puthesh me zor nje nate vone pas deres se banjos se kujtoje se aty nuk fokusoheshit… ..te la thate.
2. Ke tentuar te besh dush me te duke thene se te pelqen ti ferkosh kurrizin.
3.I Ke kerkuar diten e 3-4 te te bej masazh dhe e ke lejuar te te kapi gjoksin sepse nuk ta morri mendja se kishte kamera me infra ta kuqe, dhe me e forta ishte se pas kesaj Poli fjeti me INEN ,kurse ne mengjes tha per ty me Visin dhe SHkelqon se “nuk e dine kjo se ne te fusim K… e pastaj te nominojme” nuk kishte te dhime me te mire .(shko kerko rregjistrimet po deshe)
4.E ke pyetur se kur i pelqente te bente sex gjate dites te eshte pergjigjur ne mengjes dhe do ti qe mengjesin tjeter ti ke qene gjysem ore duke u ferkuar me krevatin e i ke thene me nenkuptim “sa po me hahet Buke”
5.Sa here i ke kerkuar kur ka qene duke ngrene te te japi nje kafshate e i ke lepire gishtat ne menyre joshese.
6.Sa here i ke kerkuar te te bej vend mes kembeve te tij dhe te kunderten ai se ka bere asnje here?
7.Sa here i ke kerkuar te flini bashke te ka refuzuar
8.Sa here kur fikeshin dritat kerkoje Polin e veshur me Intimo (breke) dhe i hidheshe siper.
S’po te shkruaj me se besoj se keto jane te mjaftueshme te freskojne ca kujtesen, dhe po pate kurajo mohoi se pastaj do te me duhet ta freskoj memorjen me materjale filmike.
Bejeni te dukshem komentin se nuk ka asgje te pa vertete mund ta vertertoni shume lehte.
pse nuk e benin te dukshem komentin per Ilden ka ndonje gje te pa vertete konstatoni cila prej tyre. Nuk kuptoj arsyen e censures apo do te duhet te mendoja se ka favorizime gjithandej
Hej lola, nuk ka censur fare, po kemi ber dicka qe komentet qe kane sharje e fjale te pista, nuk dalin te dukshme pa u konfirmuar nga admini, dhe sjemi 24 ore rrjesht para komp qe te shohim postimet qe behen, jane shume veta qe ofendojn rende dhe prej ketyre i kemi ndaluar qe te dalin direkt shkrimet qe kame sharje.Besoj se me kupton.
lola ti qe perdor ato fjale me duket se je e tille,
Ilda eshte kinge fare,besoj se e ke shshshshshshshsh
zili e!,plasssss pra
kush e shan ilden ka shar vetveten ilda esht me e mira dhe ajo e bente ate atmosfer te qeshme te ndritshme dhe gjigante dhe ajo i shjell edhe cunat ene gocat verdall ilda vazhdo keshtu mwaaaaaaaaaaa
Lana dhe Anxhela beni mire te me ktheni pergjigje se a jane apo s’jane te verteta ato qe i kam shkruar Ildes dhe persa i perket se e kam zili ajo eshte nga ato femra qe nuk ka asnje virtyt ose ato qe tregoi nuk ishin te tilla per mua. Te sjellesh te tjeret verdalle nuk eshte ndonje gje e veshtire apo e virtytshme te jesh e keqe eshte gjeja me e lehte ne bote , te jesh e mire, e durueshme , punetore dhe te mos perdoresh fiziken por shpirteroren ne cdo situate kjo po eshte e veshtire dhe kete e beri INA me shume dinjitet.
” Ne Loje” cdo lojtar perdor armet e tij me te forta dhe nuk eshte faji im qe ajo e perdori fiziken dhe materialen si arme.
Lana dhe Anxhela mund te me Jepni nje koment te sinqerte per deklarimet qe bene vete Ilda ne artikullin e mesiperm “se me ato vajza jam puthur per thjesht per eksperiment” dhe “se me djemte ne pub jam puthur vetem per gallate”
Me thoni se cfare emri i vini nje femre te tille
se di qfare o ve3q keq qe hini nmes ines e polit po tash ghithqka u qartsu u kry futja asaj pun e madhe qka osht ose qka nuk osht
pershedetje te gjithe kastriotebala@hotmail.com kushe ka dshir te kotake doje
ILDA ESHTE NJE KURV E RRAFINUME SHUME QE ME BUKURIN E SAJ KERKONTE TE JOSHTE CDO NJERI ATY BRENDA PO NUK I ECI SE ASNJE SJA VARI FARE.
Pergjigju ose ler nje koment