Ilva Tare vërtet nuk u pa nga publiku shqiptar përgjatë transmetimeve maratonë të televiz ioneve në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por ajo nuk i mungoi ekranit, dhe këtë herë erdhi fuqishëm, duke surprizuar të gjithë, ndoshta edhe parashikimet e saj duke u shfaqur në studiot e televizionit “Al-Xhazira”.

Rrjeti prestigjioz i transmetimit “Al-Xhazira”, që njihet ndryshe dhe si CNN-i i Arabisë Saudite, tani ka bërë të tijin Ilva Taren në pozicionin e analistes për çështjet e Ballkanit. Nuk bëhet fjalë aspak për një thashethem, është krejtësisht e vërtetë. Fotot e siguruara nga ‘Bluetooth’ flasin vetë, Ilva Tare në transmetim të drejtpërdrejtë për minuta të tëra.
Megjithëse ende pa mbaruar masterin për media në “London School of Economics”, ku ikona e televizioneve shqiptare po studion, tashmë duket se Ilva Tare e ka kaluar testimin për të qenë pjesë e këtij televizioni.Për disa ditë me radhë, ajo në rolin e analistes, me një anglishte perfekte shumë të ëmbël dhe me një paraqitje mjaft dinjitoze, i ka komentuar botës arabe analizën e zhvillimeve në Kosovë. Miq të Ilvës në Londër pohojnë ta kenë dëgjuar të shprehet se do të dëshironte të mësonte edhe gjuhën arabe. Në fakt nuk do të ishte aspak e habitshme që ndonjë ditë, në këtë ekran të shihnim Ilvën duke folur arabisht. Ajo i ka qejf sfidat. Edhe kësaj sfide, padyshim që do ia dilte mbanë.
Marre nga Bluetooth