26 Apr
Ina: Ilda kishte hyrë aty me një strategji për të më zënë vendin tek Poli dhe Visi, por ishte shumë e vogël për të goditur diçka të madhe. Jashtë Ilda është askushi, ndërsa sjellja e saj në shtëpi ndikoi negativisht tek të gjithë banorët.
U bënë dy javë, që ajo ka dalë nga shtëpia e “Big brother” megjithatë vazhdon të jetë po aq interesante për mediat. Jo vetëm për marrëdhëniet, që ka ndërtuar me banorët që tashmë janë shtëpisë, por veçanërisht edhe për lidhjen e saj me Polin, banorin, që vazhdon të mbetet në shtëpi. E kemi fjalën për Inën, që tani ka hequr bishtalecat dhe në kokë mban një kapele sportive. E gjejmë zakonisht tek “La voglia”, ku mblidhet shpesh me mikeshat e saj, një prej të cilave është edhe Lusi, ish e dashura e Olsit. Ndërsa ende nuk është kthyer në punë, duket se Ina ka rigjetur normalitetin e jetës, që kishte përpara se të hynte në shtëpi. Me ndryshimin, që tashmë njerëzit kthejnë kokën dhe reagojnë kur e shohin në rrugë.
Sa je rikthyer në normalitetin e jetës, pas daljes nga shtëpia?
Vështirësia e vetme ka qenë në rregullimin e orareve të gjumit. Nga ana tjetër për ditët e mia brenda shtëpisë kam marrë kompensimin më të mirë, që ishte reagimi pozitiv dhe vlerësues i njerëzve kur më shohin në rrugë.
Si mbeten marrëdhëniet me banorët e tjerë, tashmë pas daljes nga shtëpia?
Kam marrëdhënie shumë të mira me Visin dhe Junën me të cilët dalim çdo fundjavë. E sigurisht miqtë e mi mbeten Poli dhe Visi.
Po me Ildën?
Debatet me Ildën i lashë brenda në shtëpi. Ne nuk kemi asgjë të përbashkët për të qenë shoqe ose mikesha jashtë shtëpisë.
Tani, që jeni të dyja jashtë, keni folur rreth Polit?
Kemi qenë në një drekë të organizuar nga “Big brother” para disa ditësh të gjithë banorët, që kemi dalë nga shtëpia. Ildës i thashë se gjithçka mbeti atje dhe nuk do t’i kthehem sërish.
Të merr malli për Polin?
E thashë edhe atë ditë, që do të më marrë malli. E ndiej mungesën e tij. Mes meje dhe Polit kishte një feeling, që nëse do të rrija më gjatë në shtëpi do të kalonte në dashuri.
A ndikoi Ilda në largimin mes teje dhe Polit?
Ilda kishte hyrë aty me një strategji për të më zënë vendin tek Poli dhe Visi, por ishte shumë e vogël për të goditur diçka të madhe. Jashtë Ilda është askushi, ndërsa sjellja e saj në shtëpi ndikoi negativisht tek të gjithë banorët.
Po në marrëdhënien tënde me Visin, ka pasur diçka më shumë se sa shokë?
Visi është një mik shumë i mirë, të cilin e dua shumë, por vetëm kaq.
Po nëse të themi, që Visi ka një foto në të cilën është duke u puthur në buzë me Ildën, do të vinte keq?
Jo, secili ka jetën e vet.
Për Inën mësojmë, që momentalisht nuk ka lidhje, por ka pasur një lidhje me një person publik. Mund ta dimë emrin e tij?
Është i parëndësishëm për mua. Kur diçka mbaron nuk ka asnjë vlerë të përmendet.
Familja jote e ka miratuar qëndrimin tënd në shtëpi?
Ata janë krenarë për sjelljen time, vetëm se janë ndjerë keq kur më shihnin të qaja.
PanoramaPlus
Foto e Video http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html
10 Komente per "Ina: “Nëse do rrija në shtëpi do isha lidhur me Polin”"
ina je yll
mpelqen jasht mase kam pas deshir te qendrosh deri n fund ne big brother me siguri do te ishte fantazi tani qe eshte vetem poli do kishim pas nje spektakel nga ana e ju dyve jeni cift shumm i bukur
e ke pa qe POLI vetem ty te permend po i mungon shumm ti omelsin pucccc nga un LENA
si i bohet qe te hy INA ne shtepi pa pasur te drejten e fitimit te cmimit dhe ne te shohim lindjen e nje dashurie te vertete dhe midis njerzish te sinqerte, jo si ajo pseudo lidhje qe po na ofron Topi midis prostitutes dhe ish drogaxhiut .
A mundet me e bere me televotim hyrjen e INES (pa te drejte te marri cmimin) sic u be me Benedeten tek Grande Fratello?
Tek e fundit publiku eshte ai qe vendos.
hej besa je ma e mir
O Ina a mos po mendon se tani eshte e pa mundur qe ai feeling te mos kthehet me ne dashuri se “koha “dhe “largesia “ben te sajen.
ina mos e lesho polin se i joti eshte
ik mi dallaveraxhie
o ina je kot faaaaaare
ti ishte per mu ti duhet te lidheshe me polin se dashuria s njeh mosh
Shyqyr qe ike O zOoooooooooooooooooooootttttttttttttttttttttttttttttt!!!!!!!!!je njeriu me IDIOOOOOOOOOOOOOOOOT ME DEBIL QE KAM PARE!ATA JANE TALLUR ME TY TI U BESOJE!
SHPIRT POLI E KA YLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLL TE DASHUREN DHE PER TY ME BESO QE SI PLAS FAREEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
O INA JE ME EMIRA JAM SHUM EGEZUAR QE JENI BER NJE QIFT ME POLIN NUK MUND TA SHPREHI GEZIMIN TIM PREJ GEZIMIT ATEDIT KUR JU KAM PAR TI DHE POLIN DUKE ESHPREHUR DASHURIN TUAJ PREJ GEZIMIT TE MADH KAM QAR BESOM TI DHE POLI JENI NJE QIFT I PAPAM EDHE VISI ESHT NJE QUN SHUM IBUKUR DHE MIK I PAPAR ESA PER ILDEN MOS TA NIN HIQ SE POLI TE DO TY EJO ILDEN SE NE SHTEPI MBRENDA TE PEMEND VETEM TY EJO ILDEN SE ILDA ESHT NJE LESBEJKE NUK ESHT ASXHE UNE NUK EDI EDHE VISI PSE SHOQEROHET ME TE KUPTOHET VISI TE KA TY MIKEN ME TE MIR JUDUA A POL INA VISS ISHALLA TY DHE POLI JENI BASHK DERI NE FUND TE VDEKJES
dashurija snje bukuri……
Pergjigju ose ler nje koment