Vajza 24-vjeçare nga Tirana, Ina Hoxha, është e eliminuara e pestë e spektaklit më të ndjekur në vend, “Big Brother”

Ina Hoxha, vajza bionde, 24 vjeçe nga Tirana, ka mbyllur dje aventurën e saj 50-ditore në shtëpinë e “Big Brother”. Një personazh që solli jo pak atmosferë brenda shtëpisë. Ajo është banorja e pestë që lë shtëpinë më të madhe tashmë në Shqipëri. Ina ka kryer studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, në lëndën menaxhim turizmi. Beqare. Ajo jeton me prindërit dhe vjen nga një familje e thjeshtë tiranase.
Duke mos gjetur punë në profesionin e saj, ajo ka punuar për një kohë të gjatë përpara se të futej në shtëpinë e “Big Brother”, si shitëse në një dyqan në Tiranë. Ëndrra ime më e madhe, thotë ajo, është të kem një punë të mirë për të jetuar një familje të mirë në të ardhme dhe të kem dy binjake. Do t‘i pëlqente shumë të futej në botën e spektaklit, pasi të mbaronte aventura e saj në “Big Brother”. Pas daljes nga shtëpia, ajo u shpreh se e ndjente se do të dilte. Gjëja që do t‘i mungonte më shumë tashmë që nuk është më pjesë e lojës do të ishte Poli. “Do më mungojë pafundësisht”, tha ajo. Poli ishte dhe personi që ajo zgjodhi për ta shoqëruar teksa dilte nga shtëpia.
Gazeta Shqip
Да уж. Думаю многие будут не согласны..