15 Apr
Ina tha per Top-Channel se mes saj dhe polit ekziston nje marredhenie shume e ngushte shoqerore, por la te hapur mundesine se ne te ardhmen mund te linde nje dashuri e madhe me te.

“Me Polin kam folur deri diku per kete, madje e di qe ka nje te dashur po kjo nuk me shqeteson aspak”, theksoi Ina.Ajo u perqendrua dhe ne marredheniet e polit me Ilden, duke thene se, Ilda nuk do tja arrij qellimit per tu lidhur me Polin.”Loja e Ildes ishte percarja e treshes Ina-Poli-Visi por marredhenie vazhdon te jete e shkelqyer.Ilda nuk do arrij kurre te jete e dashura e Polit”, vijoi Ina duke mos perjashtuar mundesine se e ardhmje e saj mund te jete televizioni.
Ina, pas daljes nga shtëpia e “Big Brtoher”: Pse u katandisa në “Hirushe e shtëpisë”
A po mësoheni me idenë se nuk jeni më në shtëpi?
Jo. Akoma nuk jam ambientuar. Më duket sikur jam në një botë tjetër dhe jo tek ajo e imja e natyrshmja, shtëpia e “Big Brother”. Akoma nuk po i gjej koordinatat nga mbrëmja e së shtunës.
Mos doni të thoni se ju kanë shkulur një copëz nga identiteti juaj?
Po. Unë kam dhënë shumë gjëra nga vetja aty brenda. Cilësitë që kam treguar brenda shtëpisë, i kam edhe jashtë.
Për këtë do flasim pak më poshtëë. Po atë që ndodh tani brenda në shtëpi e keni ndjekur me intensitet këto ditë?
I kam ndjekur, dhe jashtë më duken shumë ndryshe.
Ç’është ajo ndryshe?
Mënyra se si i shikoj nga jashtë. Më duket sikur nuk kam qenë pjesë e asaj shtëpie e dikur i kam ndjekur nga ekrani.
Mos ndoshta i shihni banorët të shfytyruar në “lojën” e tyre, ndryshe nga sjellja e tyre kur ishit brenda?
Secili ka strategjinë e vet, kush më shumë e kush më pak; kush më të butë e kush më të fortë. Megjithatë, brenda mureve të shtëpisë, pak banorë e kanë kuptuar që është lojë. Edhe unë vetë e kam kuptuar që është lojë vetëm tani që kam dalë.
Përjetuat orë të tëra të një melankolie të thellë javën që kaloi, shoqëruar dhe me përlotje. Pse?
Vetë atmosfera e krijuar aty brenda të provokon plot çaste trishtimi. Por trishtimin më të madh e kam pasur javën e fundit, me daljen e Visit nga shtëpia.
Ja tek dolëm te Visi…
Thjesht, ishte mbështetja më e madhe në shtëpi.
As Çimi që t`u gjend pranë nuk e kompensonte?
Jo. Jo në mënyrën që e jepte Visi.
Dolëm tek emrat konkretë. Tani që jeni jashtë, por që dhe i keni parë nga jashtë ish-kolegët tuaj në lojë. Kush ju ka zhgënjyer e kush jo?
E zhgënjyer kam mbetur nga sjellja e Olsit, e Nardit, si aktorë të vërtetë. Por sidomos Olsit.
Ndërsa Nardi?
Për aq kohë se jetuam, nuk e ka njohur Inën fare. Ose ka arritur të kapë shumë pak nga personaliteti im.
Po Poli?
“Ku Poli” (qesh)… Kjo ka qenë shprehja ime e zakontë në shtëpi. Poli është personi me të cilin unë jam lidhur më shumë aty brenda. Kam thënë një shprehje brenda në shtëpi në lidhje me Polin: “Nëse 90 për qind e meshkujve do ishin si Poli, femrat do ishin shumë të lumtura”. Ai ishte miku im më i mirë brenda në shtëpi e do vazhdojë të jetë edhe jashtë saj.
Mezi pres të eliminohet!!! (qesh)… Jo jo, është shaka e tëra. Unë dua me shpirt që ai të shkojë deri në finale.
Rikthehemi te nata e eliminimit. Pse mendoni se për ju u dhanë vota kundër?
Ndoshta nga fakti që Ina ishte shumë e pastër dhe e ëmbël për të qëndruar në atë shtëpi. Sepse, e them me keqardhje, aty po ngre krye një protagonizëm i bazuar tek e keqja, intriga, imoraliteti e pse jo dhe te zhuli, në kuptimin më të pistë të fjalës. Ndaj sot, unë i lëshoj një mesazh audiencës, asaj aktive, që i ndjek zhvillimet në shtëpi dhe jep vota: Nxirreni të keqen jashtë!
E keqja?
Po e keqja. Doni t`ua rendis: Aty kudo mbizotërojnë ndyrësitë e për dreq jo vetëm në banjo. Ekzistojnë shumë ndyrësi kudo, në çdo ambient. As në një konvikt të rëndomtë nuk ndodh diçka e tillë. Dhe kjo gjendje e atyshme kishte shkaktare reale.
Cilët ishin këta?
Hëm. Ata që zakonisht me quanin “Hirushja e shtëpisë” me cinizëm, ngaqë kisha merakun, sqimën dhe edukatën për të krijuar me protagonizmin tim një ambient normal të jetuari, nisur nga aspekti higjenik e deri tek ai njerëzor.
Po mirë, me gjithë këtë ambient të rënduar, ju kishit forcë ose kurajë të vijonit një komunikim normal aty brenda?
Komunikimi është diçka që unë e kam shumë të natyrshëm e shumë të lehtë. Por brenda atij ambienti gjëja primare ishte higjiena e pastaj biseda. E ndoshta për këtë jam gjykuar si jo aktive në komunikim. Askush nuk më ka kuptuar se ç`hall kisha përbrenda.
Kështu si po shpreheni ju, duket se me disa prej banorëve nuk do jeni miq edhe pas përfundimit të lojës, kur ata të jenë jashtë?
Po, është e vërtetë. Që tani i kam seleksionuar se me e kë do e vijoj shoqërinë e me kë jo. E theksoj, thjesht për çështje higjienike.
Së fundmi, një ish i “Kafazit”, Alban Rexha, ka deklaruar se “Ina është fanse e imja”…Ç`koment keni?
Më falni, cili është Alban Rrexha?! S`më thotë asgjë ky emër. Në jetën time të deritanishme nuk kam takuar njeri me këtë emër.
Top-Channel
Foto e Video http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html
14 Komente per "Ina, mund te jeme e dashura e Polit"
ina te dua shum je me e miora ndoshta fati si dihet do te bashkoheshme polin isja;llaas tong
INA me pelqen shum dhe shpresoj qe nje dit ti e poli do te jeni se bashku se edhe une mendoj poli dhe arberi jan meshkujt me te sjelshum aty mbrenda te uroj shum fat ne jet ty dhe polti te puq
uroj qe ina te jet e dashura e ploit .
e mertyojn te jen se bashku.
ina ka nje ze mjaft te embel dh poli po ashtu.shkut e shqip perdshtaten.
kam nje kerkes per bb qe edhe ina te shkoj per 15 minuta ne shtepi tr bb ta atkoj polin,plx
natyrisht qe mund te jen bashke ina dhe poli…e kane pare qe jane te pershtatshem ne muhbet dhe ne gjithqka tjeter thjesht jane te lidhur epr shume gjera..ju deshiroj shume fat n’jet
mpuqq t’dyve
oooooooooooo zottttttttttttt sa e duaaaaaaaaaaaaaa inen jam nga zvicrra sikur te kisha imellin e saj me fol me to ma shum skisha dasht shummmmmm e mir si per shoqeri si per DASHURI mpuqqqqqqqqqq ina ku do qe je te dua shummmmmmmmmm big brother spo kqyret pa ty ma ciao
KU POLIIIIIIIIIIII o zot sa pershtatesh me to mos e lsho ina tlutemmmmm lidhu me polin se shum tpapar jeni mpuqqqqqqqqqq
ina je shum e mir, kishi mujt me qen nje qift shum i mire me polin, e ndoshta kur te dal poli do te ju prin fati, edhe do te jeni se bashku.
Je shum e embel je e bukur te deshiroj qe kur te dal Poli jasht te lidhesh me te,e mos te marr ajo lejsbikja ilda tullusumka, e ty te deshiroj gjdo te mir ne jet ne te gjitha aspektet je shum e embel e bukur Ina te adhuroj shum nga kosova te dua mpuqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqq
shpresoj te behesh e dashura e polit ina,e meritoni te jeni qift i lumtur apo.tung ju pershendes
ina je me e mira shum me erdhi keq kur doli ina dhe prej ater nuk e shohi me bb ,jam nga zvicra dhe shum shoqe qe i kam ketu me teper te pelqejn tye ina dhe je si embelsira (du biest die beste).Ti je me emira te duam shum iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiinnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Tung oj ina te du shum edhe puthe niher ervisin edhe polin per muaaaaaaaaaaa sepse une ty dua shum qith ashtu dhe ervisin dhe polin tung
klm mirupafshim kisssssssssssss
ej je shum e mir a veq vazho qeshtu
olsi edh noqja jane ma të mirtë
tugn ina je maemira te pershendes paq fat ne je t je maemira ti dhe besa
Pergjigju ose ler nje koment