Your are here: Home // Ingrid Gjoni // Ingrit Gjoni, lamtumirë Baby Angel…

Ingrit Gjoni, lamtumirë Baby Angel…

Pas 10 vitesh në karrierën e show biz-it, e vogla Gjoni vazhdon të ruajë titullin jozyrtar sex symbol. Por, nga Baby Angel, për meritë të disa kileve të shtuara rrufeshëm, ajo u shndërrua në Ingritin Boom Boom

Elda Laze

Shumë fansa të Ingrit Gjonit mund të ndihen të tradhtuar nga ndryshimet e rrufeshme të look-ut të saj. Sepse fansat më të mirë Ingriti i mblodhi rreth vetes në sajë të pamjes: tipareve delikate të fytyrës dhe siluetës hollake. Sot, falë ca kileve të shtuara, megjithëse ruan statusin e sex symbol-it, ka ndryshuar kryekëput. Vetë modelja e shndërruar në këngëtare deklaron se ndihet mirë me Ingritin e re. Fansat ndihen të mashtruar dhe dëshirojnë ethshëm Ingritin e vjetër, atë të moshës më të re.

Më kot rreken të gjejnë imazhin e 10 viteve të shkuara, që sot ka mbetur veçse një vegim.  Këngëtarja i ka dhënë njëherë e mirë lamtumirën Baby Angel. Tani e ka radhën Ingriti Boom Boom.

15 vjeç… Baby Angel

Kështu flitej lart e poshtë për të voglën e motrave Gjoni. Për herë të parë në skenë (në një nga konkurset e shumta të gjimnazeve të Tiranës), Ingrit Gjoni u prezantua si balerinë, jo me një talent të spikatur, por me një bukuri marramendëse. Dhe çfarë bukurie! “Sikur ta ketë bërë Zoti me dorë”, thuhej për të.

Një vajzë e hajthme, me linja trupore si të Marilyn Monroe-së; forma të rrumbullakosura mirë, por edhe me një brishtësi fëminore. E gjithçka e lezetuar nga fytyra perfekte, me një bukuri klasike dhe të pamëkatë. Sy të mëdhenj e të gjelbër, hijeshuar nga qerpikë të gjatë dhe vetulla si të pikturuara, harmonizuar me një hundë të vockël e një gojë po aq të vockël, me dhëmbë të bukur e të bardhë qelibar. Një bukuri si e saja ishte zilia e femrave dhe pështjellimi i meshkujve, që tronditeshin nga hiret e 15-vjeçares.

Si modele

Të shfletosh fotot (gjysmë) nudo të Ingrit Gjonit, tani nuk bën më ndonjë efekt të madh. Sot foto të tilla nuk konsiderohen as si tepër të guximshme dhe as tamam nudo.

Por Ingriti pati guximin të ishte e para që të pozonte gjysmë e zhveshur.

Në një intervistë, show girl-i është shprehur se realizimi i kalendarit ka qenë një ndër gabimet më të mëdha të saj e që nuk do të përsëritet më.

Gabim? Mëkat ndoshta! Sepse lakuriqësia e fshehur nën petkat e lagura nga uji përcjell imazhe të forta erotike e që nxisin fantazinë. E të mendosh se modelja ishte vetëm 15 vjeç, ende fëmijë, ndonëse shumë e bukur. Aq e bukur sa, megjithëse e patrukuar, duke pozuar në foto të paedituara, përcjell një bukuri marramendës.

Dhe po të kishte vazhduar të ruante të njëjtën freski dhe pafajësi, Ingritin tonë do ta kishin seleksionuar në ikonat klasike të bukurisë, e denjë për të konkurruar me Brigitte Bardot, Audrey Hepburn apo vetë Marilyn Monroe. Por këto krahasime do të zgjasin vetëm pak, sepse shumë shpejt Ingriti i dha lamtumirën Baby Angel.

Bye Bye Angel…

(e ka radhën Barbie Silikon)

Për faj të abuzimeve me ushqimin, këngëtarja i jep shpejt lamtumirën linjave delikate dhe shndërrohet në një Barbie Silikon. Jo sepse iu nënshtrua ndonjë operacioni për të rritur artificialisht asetet (siç kanë bërë pjesa më e madhe e kolegeve të saj). Ingritit fryrja i erdhi në mënyrë natyrale dhe tejet të rrufeshme. Nga një gjë e vockël e hajthme, u shndërrua në një femër sex-bombë, me forma bujare, për të mos thënë bujare të ekzagjeruara.

E megjithëse me ca kile më tepër, Ingriti di të nxjerrë në pah më të mirën e vetes.

Në Top Fest 2, veshur me një palë pantallona lëkure të zezë, kombinuar me një kanotierë të zezë dhe një gjerdan me gurë në qafë, Ingriti ia doli mbanë për të treguar një siluetë të holluar. Ndërsa gjerdani, përveçse si askesor, kishte një qëllim tjetër: mbulonte në mënyrë perfekte rrumbullakësinë e qafës.

Veç kileve, te Ingriti ishte shtuar edhe ambicia dhe dëshira për t’u bërë këngëtare. Pas daljeve të ndryshme në emisione televizive, ku ajo arrin të mbulojë shëndetin, u vjen radha xhirimeve të videoklipeve të para. “Përse me mua”, “Jek e Jek” dhe “Barbie Silikon” e “Vitamina” janë klipet që  forcuan statusin e saj si këngëtare, ndërkohë edhe bindjen se Ingriti i kishte thënë “bye bye” fytyrës engjëllore. Ishte radha për Ingritin Boom Boom.

Po Ingriti Style?

Është si “Kinder Sorpresa”. Të çudit gjithmonë.

Por nëse duhet bërë patjetër një klasifikim, atëherë stili i Ingritit ndahet në dy linja kryesore. Në të parën bën pjesë minifundi dhe në të dytën gjithçka tjetër; mjafton që të bjerë në sy.

Minifundi ka qenë pjesë e pandarë e gardërobës. Moda e veshjeve shkon e vjen, gardëroba zbrazet e mbushet, por Ingriti nuk ka hequr dorë kurrë nga fundet e shkurtra.

Nuk ka rëndësi nëse vesh fustane lëkure të zinj apo fustane me ngjyra të ëmbla pranverore; rëndësi ka që të jenë mini. Të paktën kështu e kemi parë në skenë, ku fustanet mezi arrijnë t’i mbulojnë vetëm pjesën e të pasmeve.

Gjithçka tjetër preferon të veshë Ingriti në ditë të zakonshme. Ndodh të vishet krejt sport ose dhe, në mos qoftë kështu, zgjedh veshje që bien në sy.

Pantallona lëkure të zeza, kombinuar me bluza tyli të zeza, nuk janë krijimet artistike të John Galliano-s, por një pjesë e gardërobës së show girl-it. 

Me raste, i kthen sytë edhe te stili femëror i Valentino-s, teksa zgjedh veshje koktejesh: fustane me viza alla franceze, kombinuar me kapelë në formë republike me streha të mëdha… dhe me një gotë shampanje në dorë.

Herë të tjera, ndërron stil prej 180 gradësh. Në mënyrë të paparashikueshme, sjell stilin e të veshurit të punonjëseve të bankës kur vesh kostume serioze, por të kuq flakë. Zgjedhja e ngjyrës së kuqe me siguri e ka burimin te dëshira e madhe për të tërhequr vëmendjen. E sidomos kur në krah të saj është edhe Çiljeta: mikesha e saj e ngushtë, nuk ka sesi të mos bjerë në sy.

Na ishte dikur…

Një look gjithmonë ndryshe të bën të mendosh se Ingriti është bërë një estetiste eksperte, të paktën e vetes së saj. I ka provuar të gjitha. Kremra nxirës, vajra, shkëlqime, xixa, flokë të drejta, kaçurrela, flokë të kuq, të verdhë, platin, të zi, kafe, extension, manikyr, pedikyr… Edhe paruke nuk la pa provuar.

Sa keq, ama! Vetëm si vetja e saj, por ajo e 10 viteve të shkuara, nuk kthehet dot më: në atë 15-vjeçaren 100% natyrale, që tronditi e solli pështjellim, jo vetëm të instikteve mashkullore…

Revista Jeta

Fotografi nga Ingrit Gjoni  http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-179.html

Random Posts

filed under: Ingrid Gjoni

7 responses to "Ingrit Gjoni, lamtumirë Baby Angel…"

  1. kristina says:

    Ik mi kur bo dhe ti si nje yll. Bashke me Çiljeten te kenga jote “puci puci” dukeni si dy idiote. Ne fillim ziheni dhe pastaj perqafoheni. Leqe ca merrem kot me ty. Te shkoj ti le nje koment RIHANNES se s ia vlen te humbesh kohen me ty. Kur ta lexosh beji te fala Çiljetes.
    Hajt shnet!!!!!!!!

    MOS KUJTO SE JE NJE SUPERSTAR !!!!!!!!

  2. edon says:

    hej bleon je shu sexy shu bre e bukur

  3. sindyy says:

    te dua shum gjoni je e bukur e per kristinen duhet at dij se je shum e bukur s e ajo te ak ty inat
    po ta kish pasur bukurin tend e …tash do tkishte fluturuar nga gezimi…do te kishte dal neper gazeta si porno girl

  4. SWEET GIRL says:

    U KUKU SI BAN SI ME KEN YLL PO TEK KENGA PUCI PUCI KE LAN NAM BASHK ME CILIN JENI DUK SI LEZBIKE HAJT SHNET MI BEN TE FALA ANA LLASTICES

  5. LENDA says:

    Ingrit je shum e bukur en trup,vetem vetullat i ke shum artificiale tung.

  6. bruna says:

    o zot o zot kur bon edhe ti si interesante.nqs e man veten per tbukur maje,por per menimin ajo surrati jot “I VERTET DO DALI MAS ATIT 100 KILE MAKIAZHI.DIL IJER ME SURRATIN TAT PO TA MAJTI.PATAJ ME MIRE TE ISHTE BIG MAMA SE SA TI U BONE TI MI ME U BO SEXY SIMBOL………………….CIAO CIAO

  7. vannesa says:

    Ingriti me pelqen thjesht si pamje . Eshte simpatike . Besoj se e keni pa neper intervista te ndryshme s’di me lidh dy fjale bashke .

    P.s: me vjen keq qe njerezit si puna e kesaj cilesohen celebrity apo show girl nr shqiperi.

Leave a reply