19 Nov
Padashur të mërzisim këngëtaren profesioniste, “Bluetooth” veçoi këtë thashethem për shkak të veçantisë së tij. Një video e xhiruar gjatë një evenimenti, koncerti të madh tregon këngëtaren ‘veterane’ të skenave shqiptare duke kënduar. Papritur, në një moment që Irma po këndon dhe qindra spektatorë kërcejnë duke iu bashkuar ahengut në një pistë të madhe të improvizuar, ajo ka filluar të qeshë. Në fakt nga videoja nuk kuptohet se çfarë ka nxitur këngëtaren të qeshë, por ajo që mund të dallohet qartë është se pas pak sekondash Irma nuk arrin të pushojë së qeshuri, ndërkohë që përpiqej të këndonte dhe të fliste. Ashtu siç pritej, reagimi i publikut ka qënë aspak negativ, përkundrazi, ishte një reagim maft dashamirës ndaj njërës prej këngëtareve të tyre të zemrës. ‘Të ndezur’ nga efekti i muzikës dhe atmosferës, ata kanë vazhduar të kërcejnë në varg. Në fund të fundit, publiku nuk kishte pse të reagonte keq, pasi dhe këngëtarët qënie njerëzore janë, me ndjenja dhe përjetime.
Bluetooth
Pergjigju ose ler nje koment