Jehona Sopi pritet që të lançojë këto ditë singëllin e saj më të ri “Marramendja”.Vargjet e këngës janë shkruar nga Aida Baraku, ndërsa muzika me orkestrim të Darko Dimitrov.

Kënga ka për temë dashurinë, është ritmike dhe i takon stilit pop, ka bërë të ditur këngëtarja. Ajo ka thënë të ndihet e kënaqur për këtë rikthim, prandaj dhe e cilëson atë një hap përpara në karrierën e saj. Videoklipi i këngës është xhiruar në Shkup dhe pritet që të ketë imazhe tejet profesionale.

Jehona ka bërë të ditur se për fansat e saj do të jetë e pranishme në koncerte të ndryshme në të gjitha plazhet, ndërsa në fund të këtij muaji do të udhëtojë me pushime, ende nuk e ka vendosur ku, por do ta vendosë në momentin e fundit.

Gazeta Panorama