Ekzigjencat dhe performancat e saj si këngëtare këtë radhë Jonida Maliqi i ka lënë mënjanë. Ajo do të provojë tashmë si prezantuese.Ndonëse pranon, që prezantimi nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i arritjeve të saj artistike,këngëtarja vjen tek publiku edhe në këtë mënyrë. Ajo do të jetë në krah të muzikantit Gjergj Leka në drejtimin e emisionit “Kthehem të dielën”, që nisi transmetimin te djelen në mbrëmje në ekranin e TVSH-së.

Sigurisht pa qenë primare për Jonidën, por duke e parë si diçka interesante dhe të veçantë këngëtarja nuk e ka menduar dy herë për të thënë “po”. Por cilat kanë qenë arsyet që e shtynë të provojë me prezantimin? Sigurisht nuk kanë qenë motive financiare dhe as synimi për t’u afirmuar. Sepse ajo i ka të dyja. Ka qenë më tepër një dëshirë për të provuar diçka ndryshe, por gjithsesi pa dalë nga muzika.
Dhe duke qenë se tashmë xhirimi i puntatës së parë të emisionit është realizuar këngëtarja nuk ndjehet aspak e zhgënjyer nga kjo përvojë. “Prezantimi tek unë nuk ka qenë asnjëherë qëllim në vetvete. Asyeja, që pranova të jem në këtë emision si drejtuese është sërish muzika. Bëhet fjalë për një emision, që ka në qendër muzikën dhe është ky profesioni im, fusha në të cilën mund të flas më mirë”, tregon këngëtarja duke buzëqeshur.Nga ana tjetër, duke nxjerrë edhe një herë natyrën e saj ekzibicioniste dhe të pavarur Jonida dëshiron të vërë në dukje një tjetër aspekt të rëndësishëm të emisionit.“Ndjehem mirë aty, sepse nuk jam e detyruar t’i qëndroj strikte një skenari të caktuar, por jam e lirë të jap gjithçka nga vetja, sigurisht duke qenë në koherencë me Gjergjin”, shton ajo. Duket se pas xhirimeve të para gjithçka ka shkuar mirë gjë, që natyrisht e ka motivuar këngëtaren për puntatat në vazhdim. Por duhet thënë se ky angazhim në prezantim nuk e ka shkëputur Jonidën aspak nga muzika. Përveç bisedave dhe temës së emisionit, që do të vazhdojnë të kenë në qendër muzikën nuk perjashtohet mundësia, që ajo të ritregojë edhe aty vlerat e saj vokale. Nga ana tjetër duke qenë, se publiku është mësuar tashmë me performancat e veçanta të Jonidës në skenë, jemi të sigurt se edhe si prezantuese televizive ajo nuk do të bëjëndryshojë në këtë drejtim.Jonida do të dijë të jetë gjithmonë origjinale dhe në mënyrat e saj të eksperimentimit. Nuk dimë nëse këngëtarja do të vazhdojë gjithashtu të luajë me ngjyrat e flokëve gjatë puntatave të ndryshme të xhirimit të emisionit.Për momentin, vazhdon të jetë me flokë të kuqe.Por duke njohur karakterin e saj dhe dëshirën për të na surprizuar, themi se nga Jonida duhet të presim shumë.
PanoramaPlus
pershendetje jonida. do doja te jepja mendimin tim ne lidhje me ty: si nje artiste e re vjen gjithmone me nje risi, stil te vecante ne veshje dhe kenge. do doja te beja nje veretje persa i perket menyres tende te transmetimit te mendimit tek big brother, linte shume per te deshiruar. fakti qe ti je nje personazh i njohur i skenes nuk te jep te drejten te gjykosh por thjesht te transmetosh mendimin tend ne lidhje me pyetjen qe te drejtohet. ke folur me nje mllef sa dukeshe sikur po flisje me zerin e te dashurit te junes( nuk te takonte te flisje me ate ton dhe timber.U DUKE SHUME HAKMARRESE
hej ti si ke shkru a ti po don mi msu ata a? ec moj shko mytu dikun se per kopsht zologjik koke. se per kta nuk ka kush qa me than se yll esht jonida veq vazhdo shpirt se shum e bukur je ta ha shpirtin
ma e mira,kshyre ka ta kshyrsh dallon pi tjerave me pelqen shum qao
je tejet e mir je me tanat mirat veq vazhdo kshtu te pershendes shum shum
nuk po te njo se paske cen e famshe po me doket a jo ose tung tugn mos te merrna me tulifarr budallice edhe ju po ju lutem mos u merrni me tulifar budalle oki tung
pyyy
qyky koment para meje palidhje sepse jonida esht me e mira nestrad dhe esht e paqt e jo budallic me vjen keq shum a
kaloni xix……..e bukur shum
ahhahah une jam para teje nora okey
mos te vjen inati
okej lop piiiii
tung mos
te
m
e
r
r
n
a
m
e
t
y
Jonida Maliqi eshte nder te pakta kengetare shqiptare qe e meriton te quhet kengetare, qe e ka pasion kengen, qe eshte profesioniste dhe qe eshte e denje per skenen.
Kjo do te thote te jesh artiste. Jonida eshte gjithmone ne ndryshim por duke respektuar artin me te cilin ajo merret.
Floket i ke te shpifura tani, i ke pas 100 here me te bukura. Po te shof tani te klani dhe po me can ekranin, leqe mos u merzit se me keq se Aurela Gace si ke.Kenga e re eshe shume e bukur por opinionin tim per ty nuk e ndroj. Hajt shnet per floket!!!!!!!!
PERSHENDETJE JONIDA !JE E MREKULLUESHME, TE ADHUROJ SHUM .JE E VETMJA ARTISTE ME NJE SINQERITET E ZEMER TE MADHE. TE VLERSOJ PER SHPIRTIN EBUKUR QE KE.KETE KOMENT DO DOJA TA PERMBLIDHJA ME DY FJAL ”TE KAM ZEMER”
je shum e mire vec je pak mendje madhe
me pelqen jashte mase kengetarja jonida maliqi uroj te vazhosh keshtu bravo
je shum e bukur
urime jonida floket platin te shkonin shum e keshtu shum mir i ke suksese te me tejshme ne karrieren tende si kengetare
jonida urime per dasmen.je nje femer shum klas dhe moderne.