Në krah të Amit dhe Agron Llakajt në këtë edicion të spektaklit “Portokalli” pritet të jetë edhe një drejtuese tjetër. Ajo quhet Jonida Vokshi dhe publiku tashmë e ka njohur, përmes prezantimit të saj në spektaklin “Kthehem të dielën” në ekranin e TVSH-së.

normal_jonidavokshi.jpg

Është pikërisht njëra prej vajzavem, që ka drejtuar këtë format, së bashku me Gjergj Lekën. Dhe duket se pas largimit nga TVSH, për Jonidën është ofruar një tjetër mundësi dhe një përvojë, ndoshta shumë më interesante nga e para, po të kemi parasysh, që bëhet fjalë për një spektakël shumë të ndjekur. Studentja simpatike e Akademisë së Arteve, duket se tashmë e ka marrë seriozisht rrugën e prezantimit.

Ndoshta edhe për faktin, që imazhi skenik dhe ko-mportimi me kamerën e kanë bërë të ndjehet mirë dhe të jetë këmbëngulëse në këtë drejtim.E ndërsa ishte menduar, që angazhimi i saj në spektaklin“Kthehem të dielën” ishte rastësor, tani vërtet mund të besojmë, që aktorja e ardhshme ka synime edhe tek prezantimi, që gjithsesi duhet thënë se shkon mirë për një aktore. Sipas burimeve të sigurta, mësojmë që me rifillimin e spektaklit “Portokalli”, në ekran do të shfaqet edhe Jonida. Kjo nuk është hera e parë, që “Portokalli” vjen me drejtuese femra. Pas Xhemit, duket se ka qenë radha e Jonidës, të provojë si bashkëprezantuese me Amin dhe Agron Llakajn. Ajo që nuk dimë, është se sa gjatë do të qëndrojë. PanoramaPlus