Është koha kur klipe të reja vazhdojnë të shfaqen çdo ditë në ekranet shqiptare dhe këngëtarët tanë i shohim të eksperimentojnë e të provojnë në rryma të ndryshme.

normal_julka2.jpg

Por sigurisht, në gjithë prurjet e mëdha muzikore vetëm tek disa prej tyre vlen të ndalesh.
Dhe në fakt, Julka nuk mund të kalonte pa u vënë re. Sepse nga vajza e dikurshme e “Amin”, tek kënga “Gangsta” ajo ka ndryshuar tërësisht. Zëri i ëmbël dhe vajza joshëse janë shndërruar në një femër protestuese, që këndon R&B dhe hip-hop. Sigurisht në këtë
mes, përmes dëshirës së Julkës për t’u prezantuar ndryshe është edhe “dora” e Andit, që krijon muzikën.Nuk mungon as ndikimi i Florit, që vazhdon të shfaqet thuajse në të gjitha videoklipet e anëtarëve të grupit të “NRG”, ku duket se kohët e fundit është shtuar edhe Big Basta.

Ndonëse në luk nuksjell shumë ndryshime të paktën, që nga hera e fundit, kur e kemi parë tek “Kënga magjike”, në mënyrën e të kënduarit Julka është një personazh
tjetër. “Është një këngë ndryshe nga ato, ku më keni parë deri tani, megjithatë nuk e ndiej të huaj”, tregon ajo duke mos e mohuar mundësinë e një kënge tjetër në këtë rrymë. Sa për praninë e Florit, Sonit dhe Andit në këtë klip? Ata nuk janë thjesht figurantë, por tregues të marrëdhënieve të mira të grupit. Dhe pse jo, një mënyrë për të kërkuar më shumë sukses.

Marre nga PanoramaPlus