29 Mar
“Jam e zhgënjyer nga niveli i ulët i konkurrentëve brenda shtëpisë”

Ka vetëm një javë që ka dalë nga shtëpia më e famshmë në Shqipëri, ajo e “Big Brother” dhe tregon se nuk ka gjetur akoma kohë që t’i takojë të gjithë miqtë e saj, ndëkohë që “Big Brother” e sheh jo më shumë se 2-3 orë në ditë. Në këtë intervistë ajo na tregon disa gjëra që nuk mundi t’i thotë natën e skualifikimit apo edhe më vonë.
- Mbase je në dijeni që në forume të ndryshme në internet, ka patur shumë reagime për daljen tënde ku shumicës iu vjen keq që ti je larguar. Çfarë mendon për këto debate virtuale?
- Me sinqeritet iu them se nuk iu kam dhënë rëndësi.Një herë i lexova dhe mu dukën budallallëqe. Nuk më interesojnë.
- Po prindërit e tu çfarë të thanë për sjelljen tënde brenda shtëpisë?
- Që atë natë që kam dalë, mami më tha: “Ne ndjehemi shumë krenarë për ty”. Kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme për mua.
- Dimë që ke edhe një vëlla të vogël, po ai çfarë të tha?
- Nuk tha ndonjë gjë të madhe por edhe atij i ka pëlqyer sjellja ime brendashtëpisë së “Big Brother”.
- Tani që ke dalë nga shtëpia, sa orë në ditë e ndjek “Big Brother”?
- Në fakt jam shumë e zënë, pasi shkoj edhe në shkollë, mund të them se e ndjek rreth 2-3 orë në ditë jo më shumë.
- Dhe si të duken personazhet tani që i sheh nga jashtë, ka ndryshuar mendimi yt për ta?
- Jo nuk ka ndryshuar, kam menduar për të gjithë të njëjtën gjë edhe kur isha brenda edhe tani që jam jashtë dhe më vjen mirë që nuk paskam gabuar në gjykimin tim.
- Me të dashurin janë sqaruar gjërat, i ka kaluar zemërimi apo akoma?
- Janë drejt sqarimit dhe besoj se gjithçka do të rregullohet shumë shpejt.
- Po me Olsin çfarë marrdhëniesh do kesh kur ai të dalë jashtë shtëpisë?
- Marrdhënie shoqërore, asgjë më shumë. Tani që kam dalë kam takuar mamanë dhe motrën e Olsit. Gjithçka ka shkuar normal në atë takim.
- Natën e eleminimit, Jonida Maliqi të foli shumë rëndë, më pas ajo tregoi në media se ka marrë kërcënime nga babai yt. Si është e vërteta?
- Nuk është aspak e vërtetë.Unë në fakt doja të reagoja atë natë kur ajo po më kërkonte llogari me atë ton, por unë isha shumë e emocionuar dhe nuk u përqendrova dot.Ndërkohë donin të reagonin prindërit e mij, por nuk ia dhanë mikrofonin. Kur futën
reklamat, im atë i tha Jonidës: “Po ti çfarë ke që i flet me këtë gjuhë Junës, ç’të duhet jeta personale e saj?”. Kaq ka qenë e gjitha. Por unë dua t’ju spjegoj se përse e bëri Jonida këtë. Sepse Jonida është shoqe e ngushtë me të dashurën e Olsit, Lusin e cila është parukiere personale e saj.
- Gjatë kësaj kohe ka kërkuar e dashura e Olsit që të takohet me ty?
- Jo nuk ka kërkuar.
- Shpesh ti ke folur brenda shtëpisë për nivelin e shtëpisë së “Big Brother”. kokurentëve. Tani që je jashtë dhe je më e ftohtë, si mendon, si është niveli i tyre?
- E kam thënë gjithmonë dhe po e përsëris, si ka mundësi që në 2400 pretendentë këto paskan qenë më të mirët? Më duket absurde pasi niveli i tyre lë shumë për të dëshiruar. Mbase janë shtirur gjatë audicionit, nuk e kuptoj fare këtë përzgjedhje.
- E megjithatë ti ke thënë se po të mundeshe do të rifuteshe në atë shtëpi…
- Po, sinqerisht megjithë këto që thashë, më mungon ajo shtëpi dhe po të mundesha do të rifutesha por e di që kjo është një eksperiencë që unë nuk do të mund ta bëj më kurrë.
PanoramaPlus
26 Komente per "Juna Vata, më sulmoi Jonida se ka shoqe të dashurën e Olsit"
ma e mira je juna hiq mos ta nin se qajo jonida maliqi tullusum mu ka ba njeri bajat kiss
o juna hic mos ta nin ti vec vazhdo ajo si e para ka humbur personalitetin e saj si dhe ajo eshte nje person i varur nga populli por tash me la nje pershtypje katastofla tek populli.gjerat si mbrenda jasht jan pa ti asgje nuk ke pas me olsin shihet ajo pun…tash regullo lidhje tetnde me mir per ty.
oj juna ti ke qen ma e mira aty ne shtepi B B jonida nuk kishte te drejt te sillej ashtu me ty se po te ishe ti motra ime un joniden nuk do ta duroja ashtu do ja theja turinjet te puth fort te dua jam nga kosova qao puq
juna je si shpirt te dua shum ke qan nr1 ne B B te puq shum krejt gjakova kosova
juna je shum e bukur lum prindrit qe te ka lum bigu qete tkaka pas brenda je e papar je sjell shum mir ne big komplimente per te gjitha je e pa par je njeshe lum shqiptaret qe kan kso vajze une jam drenusha gj k kosova mpuqmpuq
juna une e kam ndjekur big brother shum dhe mendoj qe ti ke qen ca e eger por te kuptoj sepse esht veshtir te jetosh me njerz te karaktereve te ndryshme qe jan aty kisha dasht qe ti te vazhdosh ende te jesh brenda ne shtepi e per punen me olsin ma mer mendja qe sesht asgje kur nje njeri te duket me i veqant dhe deshiron te kalosh momente te mira shoqrore me te ne diten e kualifikimit sme kan pelqyer gjujtjet qe ti kan ber sidomos jonida mpuq
hi Juna je yll te pershendes me gjith zemer , me beso se prej se keni dal ju nga shtepia e shikoj shume pak bigbrother ndihet mungesa juaj aty shume shume, e sa i perket jonida maliqit mos ia var veshin asaj, ajo eshte (0) zero me ato fjal se i ka thene at nat e ka tregu karakterin e saj dhe ka rene shume shume posht ka hub shume adhurues te saj si kengetare… ajo e tregoi veten si agresive ,temperament, edhe edhe e pa edukat me at agresivitet , ka hub shume shume adhurus nga mbar Kosova … po te vij ajo ktu ndonjeher nuk e besoj se kan per ta pritur mire… te puth fort Rrushi nga Kosova Juna you are the one…
IDIOTE JE
ti juna bere mire qe dole .nuk ben te jesh aty .niveli yt zoro .
ti jona qe je burrelse e tregove .te lutem tani qe je jashte mos u mundo te hiqesh sikur kush je .mos ndaj me qifte
YOU ARE THE BEST JUNA I LOVE YOU E SA PER joniden MOS U LODH SE E DIN AJO QFAR TE ZEZA KA BER SE AJO EDHE BICH JUNA I LOVE VERY MUCH YOU ARE THE BEST
TE DUA JUNAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
ishte nje gabim i madh qe te nxorren nga shtepi e BIG BROTHER.Ishe fantastike!
je yll bote.duhet te ikte romina,jo ti,sepse ti ishe me e mira.pa ty BIG BROTHER eshte pa kuptim.
je yll bote
hej juna je yll bote pa ty big brodher nuk shikohet e vetmja ti je kon qe ke tregu bukurin shqiptare por te kish lut thashethemeve mos ja vur veshin je stili im juna te dua fort qao klm pa big………..
te uroj te gjitha te mirat qaoooooooo
juna shyqyr qe dole dhe duhet te te vije zore per veprimet e tua aty brenda jo vetem qe ke ul dinjitetin tend por i ke ul shum pik te dashurit tend dhe u bere shkaktare e ndarjes se olsit me te dashuren e tij. bravo i qofte jonida maliqit per cte tha meritoje me shume. ty te duket vetja e bukur por qe te rre menja
juna je e papar te pershendes shum sa per joniden mos u brengos ti je me e mira gabim te madh ka ba BB qe te ka largu ti kishe mujt me fitu veq nese nuk ish ka jonida
te pershendes shum nga kosova
JE SHUM E MIR
juna je nje person paedukate dhe mir te tha mandi je shume e pasjellshme dhe sa i perket asaj se c’te tha jonida ajo ishte shume pak ne krahasim me ate qka meritoje ti je nje femer pa moral qe nuk respektove faktin qe olsi kishte te dashur prej 3vjetesh por vure shume poshte te dashurin tend po te isha si ai kurr ne jeten time sdo te lejoja te me flisje e lere me te jete me ty je nje budallaqe sikur kto vajzat nga kosova lina bina etjj me duken sikur i njejti person t’i kete shkruar te gjitha aman moj goce ske nevoj te tregosh sa budallaqe je me shume emra beje me tendin mos flliq me shum emra
juli u hek padrejtsisht
olsi esht dashur te heket
banoret e reja tkqijaaaaa
olsi edht dasht te hiqet
juna dhe juli komplimente nga gjith shoqeria yeni me te mirat jenni hequr qe te 2 padrejtesisht (e JUNA sa per faktin e asj shtriges jonides ajo eshte thjesht nje prostitute e felliqur kshtu qe mos u BRENGOS) ju ka beta gjann qe te 2 ju puth forttttttt (K)(K)(K)(K)(K()(K)(K()(K)(K)(K()(K)(K)
besa dhe arber jeni me te miret veq vazhdoni ju dua jana
Pergjigju ose ler nje koment