Ka braktisur rrymën aq të dashur për të, Regatonin, dhe ka preferuar atë alternative për t’u prezantuar te “Mikrofoni”. Këngëtari rebel Kastro duket se nuk lë kompeticion këngësh pa marrë pjesë duke performuar muzikën e tij. Këtë radhë edhe titulli i këngës ishte disi e veçantë, 666. Për perfomancën ai mundi të marrë edhe një çmim, “Tendencë 2007”. Thuhet se Kastro as që e vrau mendjen në backstage se duhej të dilte para publikut dhe të ndjente mbase një farë ndroje apo emocioni. Madje, ai ka pirë aq shumë vodka para se të këndonte, sa kur ka hipur në skenë gati sa nuk është rrëzuar.
Your are here: Home //
Vipat Shqiptare //
Kastro Zizo i pirë në skenë