Balerini shqiptar Kledi Kadiu po përjeton një tjetër moment suksesi. Këtë herë nuk lidhet me ekranin. Nën petkat e Romeos ka nisur një tur teatror në disa qytete të Italisë. Publiku e sidomos të rinjtë nuk kanë ngurruar ta ndjekin. Kurioziteti për të njohur një anë tjetër të Kledit i janë drejtuar teatrit. I njohur përmes “Amici” të Maria De Filipit, më pas përmes ekranit të kinemasë, ky është një rikthim që balerini shqiptar e ka përjetuar mjaft mirë. Atmosferën e teatrit e quan magjike dhe të domosdoshme për çdo balerin. Ndërsa pas disa shfaqjesh me radhë, nga një teatër në tjetrin, në një publik gjithnjë të ri, Romeo ka hyrë thellë në karakterin e tij. Me koreografi të Fabrizio Monteverde dhe një Xhuljetë të interpretuar nga balerina italiane Noemi Arcangeli, Kadiu do të vazhdojë të jetë pjesë e kalendarit teatror. Në një intervistë për mediat italiane, dhënë pak orë para interpretimit të radhës, balerini tregon përjetimet e kësaj eksperience.
Pas shumë shfaqjeve në televizion, më në fund ktheheni në teatër. Si po e përballon këtë eksperiencë?
Teatri është gjithmonë maksimumi për një artist, ka një atmosferë magjike edhe pse është një eksperiencë e lodhshme, sepse gjithë kohës të duhet të shkosh nga një vend në tjetrin: publiku para të cilit interpreton çdo ditë ndryshon dhe nuk mund të gabosh në asnjë mënyrë. Megjithatë, kjo është ajo që dëshirojnë të gjithë ata që merren me këtë profesion.
Si është Romeo i këtij baleti?
Romeo i Fabrizios është vetmitar, melankolik, i turpshëm dhe i mbyllur, ndërsa Xhuljeta është një personazh pasionant dhe turbullues. Këtë herë tragjedia e Shekspirit është përshtatur në Italinë e pasluftës, e për këtë arsye në një pjesë të mirë ndryshon edhe figura e protagonistëve.
E ndjen veten të ngjashëm me karakterin e këtij personazhi?
Kur pranon të interpretosh një personazh duhet domosdoshmërisht ta ndjesh tëndin, bën pjesë në kapacitetin tënd teknik. Pa mendjemadhësi, them se tani ndjehem shumë i ngjashëm me këtë Romeo.
Televizioni të ka bërë të njohur te publiku i gjerë, ndërsa tani ky publik i përbërë në shumicën prej të rinjve, po i drejtohet teatrit…
Kjo është e vërtetë. Që në datat e para të vënies së baletit vura se më shumë se 30% e publikut ishte i përbërë nga të rinj që nuk kanë qenë asnjëherë më parë në tea-tër, veça-nërisht për të parë një sh-faqje baleti. Besoj se është shumë bukur të mundësh të sjellësh nje-rëz të rinj në sallë, sepse baleti është një art dhe të gjithë duhet ta njohin. Tashmë po-thuajse ndjehem një misionar i këtij promovimi( Qesh)
Pra ekrani i vogël është shumë i rëndësishëm për baletin?
Ashtu si gjithë gjërat në këtë botë, televizioni ka të mirat dhe të këqijat e veta. Nëse do të bësh gjëra të mira në televizion duhet të ketë shumë talent, në të kundërt gjërat marrin të tatëpjetën.
Historia jote është ajo e një integrimi përmes vallëzimit. Duke pasur parasysh edhe vështirësitë që po shfaqen gjithnjë e më shumë në Italinë e këtyre ditëve, cila mendon se është rruga e duhur për të mundur paragjykimet?
Mendoj se integrimi për mua erdhi në mënyrë indirekte. Unë bëra atë që dija të bëja dhe u pranova për aftësitë e mia. Nuk është vetëm çështje e artit, por e talentit në përgjithësi. Kush di të tregojë se është i talentuar në profilin e tij, mund të arrijë të integrohet në mënyrë natyrale.
Balkanweb
Kush eshte Kledi Kadiu
Klejdi Kadiu ka lindur ne 7 prill të vitit 1974 në Tiranë dhe që i vogël ka kultivuar pasionin për kërcimin. Në moshën 10 vjeçare kalon të parën provë dhe pranohet në Akademinë e Kërcimit, për të vazhduar më pas rrugën e gjatë e të lodhshme të artit, si balerin i parë në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Duket sikur fati troket në derë për Kledin pas mbërritjes në Tiranë të Kompanisë së kërcimit të Mantovës, e cila ishte në kërkim të balerinëve dhe Klejdi së bashku me shumë kolegë të tij vendosën t’ia jepnin vetes këtë shans, pa u menduar dy herë. Pas shumë spektakleve në veri të Italisë dhe një pune tejet të lodhshme, duket sikur fati troket për herë të dytë për djaloshin shqiptar,dhe kësaj radhe ëndrra bëhet realitet. Kledi bëhet balerin i parë në disa nga emisionet më të ndjekura në Itali, si Buona Domenica, C’è Posta për të, Saranno famosi, si dhe drejton Akademinë tij të Kërcimit Modern në Romë, ku dhe jeton e punon.
kledi bravo te qofte ,ne ndihemi krenar qe kemi nje djal si ty ne itali te betohem qe je i mrekullueshem dhe tek filmi “passo due” ke dale si shpirt je shume i mire