Your are here: Home // Vipat Shqiptare // Koncert per 70-vjetorin e Vace Zeles

Koncert per 70-vjetorin e Vace Zeles

“Për shëndetin e Vaçes”, aktiviteti që risjell këngëtaren e madhe

normal_vace-zela.jpg

Ishte një nga këngëtaret më në zë të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi, e cila pushtoi skenën shqiptare: fillimisht me këngën popullore dhe krahas saj, në vazhdimësi, edhe me këngën e muzikës se lehtë. E tillë ishte këngëtarja Vaçe Zela, e cila në të dy këto zhanre muzikore, ajo arriti një kulm që nuk do të shlyhet nga kujtesa artistike. Një yllësi që ndriçoi mendjen muzikore shqiptare për afër dyzet vjet radhazi me zërin e saj të ngrohtë dhe të gjithëpushtetshëm. Dy zëra në kohë të ndryshme të fenomenit Vaçe Zela: në të parën adoleshente dhe në të dytën madhore.Janë të njohura këngët që janë kënduar nga këngëtarja e shquar shqiptare që i njeh i madh dhe i vogël. Edhe sot ato janë bërë pjesë e shumë këngëtarëve të tjerë të njohur, të cilët i këndojnë këto këngë dhe përpiqen të risjellin madhështinë që dikur e kishte këngëtarja e madhe shqiptare.

Me zërin dhe madhështinë e saj në skenë këngëtarja u bë idhulli i shumë brezave, të cilët e kishin këngëtaren madhe si modelin më të mirë të këngës. Ishte zëri i magjishëm i saj që bëri që ajo të mos harrohej kurrë por, përkundrazi të vazhdonte që të ishte gjithmonë e më shumë një emër për të cilin ia vlen që të flasësh. Por, këtë vit këngëtarja e madhe feston 70- vjetorin e saj dhe në këtë jubile Qendra Kulturore Tirana tashmë ka një projekt për një aktivitet artistik të titulluar “Për shëndetin e Vaçes”, i cili do të mbledhë rreth tij këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare si: Kozma Dushi, Irma Libohova, Ema Qazimi, Eranda Libohova, etj, të cilët në këtë aktivitet do të risjellin edhe një herë këngët më të bukura të kënduara nga këngëtarja e madhe shqiptare. Gjatë një prononcimi të saj Ada Ruçi specialiste për marrëdhëniet me publikun pranë Qendrës Kulturore Tirana u shpreh se krahas aktivitetit të ngjeshur artistik, gjatë vitit 2008 dhe pikërisht në muajin shkurt në ambientet e kësaj qendre do të organizohet aktiviteti artistik kushtuar këngëtares Vaçe Zela i titulluar “Për shëndetin e Vaçes”. Ky aktivitet zhvillohet për nder të 70- vjetorit të këngëtares. “Koncerti për këngëtaren e madhe shqiptare Vaçe Zela është për një jubile të saj dhe pikërisht për 70- vjetorin e lindjes, e cila është një nga figurat më të njohura të këngës, artit shqiptar dhe një nga personalitet që e përfaqëson kulturën shqiptare denjësisht kudo në botë, dhe jo vetëm në vendin tonë. Nuk ka person të madh apo të vogël që të mos njohë se kush është figura e Vaçe Zelës dhe nëpërmjet këtij koncerti me rastin e 70- vjetorit të saj, të cilin ne do ta zhvillojmë në ambientet e Qendrës Kulturore Tirana, jo vetëm do të rikujtohet figura dhe këngët e Vaçe Zelës, por edhe do të jetë një mënyrë për ta risjell edhe një herë këtë kontakt të bukur të muzikës shqiptare me publikun, edhe me ata që nuk janë në moshën për ta njohur atë, por edhe për ata që kanë një nostalgji të madhe për këngëtaren e njohur”- sqaroi Ruçi. Ndërsa pyetjes se a mund të vijë këngëtarja për këtë aktivitet në Shqipëri ajo u përgjigj: “ Shpresojmë në një ardhje të saj ndoshta për këtë aktivitet, por që akoma nuk mund të konfirmojmë diçka të tillë”. Kënga e titulluar “Shoqet tona ilegale” me muzikë nga Agim Prodani, tekst të Zhuliana Jorganxhi u shpall kënga fituese e çmimit të parë në Festivalin e 19-të të Këngës në RTVSH. Ky ishte edhe festivali i fundit ku Artistja e Popullit Vaçe Zela i tha lamtumirë festivaleve për të kënduar, por jo këngës.

Vaçe Zela
U lind në qytetin e Lushnjës më 7 prill 1939. Është shpallur “Artiste e Popullit” dhe këngëtare me famë të madhe gjatë periudhës së diktaturës komuniste. U zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Vaçe Zela kishte një zë të jashtëzakonshëm. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara nga publiku. Prej kohësh Vaçe Zela nuk merr më pjesë në aktivitete muzikore. Sidoqoftë Vaçe Zela mbetet “zëri” i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare. Në karrierën e saj është një këngëtare, e cila ka marrë pjesë në të gjitha festivalet e muzikës në radio dhe më vonë në radio Radio Televizionin Shqiptar që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981 kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë me këngën “Komunistët” (dubluar nga Marina Grabovari). Ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë këngë pjesë e muzikës së filmave. Prej disa vitesh e sidomos këto të fundit ndodhet në Zvicër. Ajo është nderuar me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Disa nga këngët e saj më të njohura janë: Çelu si mimoza, Natën Vonë, Djaloshi dhe shiu, E dua vendin tim, Ëndrra ime, Lemza, Nënave Shqiptare, Sot mbusha 20 vjet, Të lumtur të dua etj.

G.Sot

Random Posts

filed under: Vipat Shqiptare

1 response to "Koncert per 70-vjetorin e Vace Zeles"

  1. INA says:

    NJE KENGETARE ME VLERA TE MEDHA NJE SHEMBULL I MIRE PER KENGETARETE SOTEM QE EDHE ATA JANE PO AQ TE MIRE SA KENGETSRJA E MADHE VACE ZELA

Leave a reply