normal_elsa-lila.jpgSe do të kishim shumë shpejt ndonjë lajm të ri nga Elsa Lila, e se ky lajm do të kishte lidhje me festivalin e Radio Televizionit Publik Shqiptar, nuk qe e vështirë të merrej me mend, ndërsa ajo u shfaq pak ditë me pare duke zbritur shkallet e këtij televizioni. Por ndërsa hamendesimi ynë mund të shkonte deri tek ndonjë ftese speciale drejtuar Elsa Liles për te qenë e ftuara e nderit ne këtë eveniment, ne zyrat e RTVSH-se ishte përgatitur ndërkaq një tjetër surprize. Jo vetëm për ne, por edhe për Elsen vete.

Ditën kur Edmond Zhulali i ka telefonuar për t’i percjelle ftesen ne emër te gjithë organizatoreve, edhe hamendesimi i saj deri tek ajo ftesa speciale për naten e fundit te festivalit- siç kishte ndodhur pesë vjet me pare, kur kendoi “Moj e bukura more”- kishte mberritur. Ndërkohë qe zëri ne telefon i kishte kumtuar një tjetër lajm, atë qe s’ kishte për ta çuar kurrë nëpër mend: te prezantonte Festivalin e RTVSH-se. Si? Me ke? Kujt i kishte shkuar nder mend se ajo mund te drejtonte një festival te tillë? Këto e shumë pyetje te tjera Elsa Lila do të donte t’ia bënte menjehere, aty ne telefon Edmond Zhulalit, por nuk harxhoi asnjë impuls me shumë. Do të kishte gjithë kohën qe do t’i duhej për t’u sqaruar për gjithçka po ndodhte. Ne canten e saj ajo kishte ndërkaq bileten e prerë për udhetimin e radhes (pak ditë pas asaj telefonate) drejt Tiranës, ku duhej të vinte për disa pune te sajat personale. Një koicidence e bukur kjo, qe i vlejti shumë këtë here. Duke u gjendur këtu Elsa Lila do të kishte mundësi te kuptonte me mirë se çfarë kerkohej këtë here prej saj e kështu do ta kishte me te lehtë te vendoste se çfarë duhej te bënte, te pranonte apo jo.

Gjithsesi, pasi takimit të parë me organizatoret e festivalit, u kerkoi atyre 4 ditë kohe për te reflektuar. Dhe jo vetëm për te reflektuar. “Ndërkohë unë isha shumë e zënë ne Itali me disa projekte te miat. Kështu qe do të me duhej t’i nderprisja punët e nisura, ta bllokoja projektin për një muaj e te riorganizohesha. E për këtë duhej te koordinoja kohët, gjërat, telefonatat me bashkepunetoret qe ndodhen nëpër vende të ndryshme te Evropes e qe pastaj te mund te levizja pa problem për ne Tiranë”. Katër ditë i mjaftuan për t’i sistemuar të gjitha këto. Kur këtij afati i erdhi fundi, përgjigjen pozitive e dha ne telefon, nga Italia. Ndërsa pas pak ditesh do të priste përsëri bileten e udhetimit për ne Tiranë, ku tashmë ka nisur punën për te ndertuar ditë pas ditë profilin e saj të ri: atë te prezantueses se festivalit ne madh te dhjetorit ne RTVSH.

Po ia jep vetes gjithë kohën e duhur për këtë mision të ri. I ka lënë të gjitha angazhimet e saj ne Itali dhe ka mberritur ne Tiranë për t’ia kushtuar plot një muaj pergatitjeve për festivalin. A ka marrë ndonjë model nga Italia, për ta imituar ne skenen e festivalit shqiptar? Jo. Me shumë se botës se spektakleve italiane ajo duket se po i referohet kujtimeve te femijerise se saj te hershme, pervojes personale te kohëve kur prezantonte koncertet ne Pallatin e Pionierit. “Kjo nuk është eksperienca ime e pare ne prezantim- pohon Elsa duke qeshur. - Dikur, fëmijë, unë isha e regjistruar ne kursin e aktrimit ne Pallatin e Pionierit, ndaj shpesh here me kanë besuar prezantimin e koncerteve qe organizoheshin. Sigurisht qe atëherë ishte tjetër përgjegjësi nga kjo qe ndjej sot. Atëherë isha thjesht një fëmijë qe u drejtohesha disa fëmijëve te tjerë. Ndërsa tani jam një vajzë e rritur qe do u drejtohem te rriturve dhe jo vetëm. Megjithatë, nuk e di pse ne gjithë këto ditë u jam kthyer atyre kohëve. Ndonëse nuk e mbaj mend mirë se si bëhej atëherë kjo pune, pra prezantimi, por përpiqem te kujtoj sa me shumë ”. Thjesht sa për te nxjerre nga subkoshienca emocionet e strukura qe nga ajo kohe, e sa për t’u ndjere disi komode me rolin e prezantueses. Pjesen tjetër te pergatitjeve duket se do t’ia lere me shumë spontanitetit, ashtu siç ka bërë gjithmonë kur i kanë kërkuar te beje diçka ndryshe nga kenga. Dhe nuk i ka dalë aspak keq. Shkoi ne studion e Fadil Berishës ne Amerikë- ne vitin 2003- për te realizuar fotografite e albumit te saj, por pas kësaj do të gjendej sërish ne atë studio si fotomodelja qe duhet te pozonte për kataloget e firmave të ndryshme te modës. “Qendroja disa muaj me radhe, kthehesha pastaj ne Itali e pastaj shkoja prapë ne Amerikë. Kjo levizje zgjati pothuajse një vit te tërë, derisa u realizuan të gjitha fotografite”. Me pas? Do t’i kthehej përsëri kenges, por ndërkaq do ta terhiqnin ne një tjetër eksperiment: ne botën e filmit. “Kane qenë disa role te vogla ne disa filma, qe janë transmetuar kryesisht ne “Canale 5”. Duke qenë se tashmë jam e përfshirë ne ambientet artistike, krahas kengetareve unë njoh dhe aktore, producente te ndryshëm te cilët me kanë ftuar te angazhohem ne këto role te vogla”. Ftesa te ardhura krejt rastesisht, te cilat ajo i ka pranuar pa hezituar, sepse “Janë momente eksperimentimi qe te bëjnë te ndjehesh mirë. Janë angazhime qe i marr përsipër nxitur nga dëshira për te provuar gjëra të reja. Por asnjëherë nuk jam joshur aq shumë sa për t’u marrë shumë seriozisht, sepse unë s’kam talent te jashtezakonshem as për aktrim e as për te qenë modele. Talenti im është diku tjetër, tek kenga. Sekreti i një artisti te vërtetë është te ndjeke atë talent qe ka me te vërtetë”. Elsa Lila duket e bindur kur e pohon këtë. C’ka do të thotë se nuk mund të ndodhë asnjëherë qe ajo ta braktise apo ta kaloje ne plan te dytë këngën, për te rendur pas filmit apo studiove te fotografive. Kthesat e vogla qe bën here pas here janë thjesht prova te vogla qe e joshin për aq kohe sa zgjasin. Ndaj me te mbaruar festivalin ajo do të largohet nxitimthi për ne Itali, për te vijuar projektin e saj, te cilin iu desh ta bllokonte vetëm për një muaj. “Ia vlen kur e bën për festivalin nga i cili unë kam dalë. Nëse s’do kishte qenë ky festival, ndoshta unë s’do të kisha bërë asgjë nga çfarë kam bërë ne gjithë këto kohe. Ndaj ndjej se duhet ta jap kaq kontribut. E veç kësaj, te prezantosh një festival te tillë është diçka qe rrallë të ndodh ta besh ne jetë. U tundova nga ftesa dhe pranova ta provoj për ta shtuar ne curiculumin tim këtë eksperiencë, qe jam e bindur se do të mbetet një kujtim i bukur ne jetën time artistike”. Duket qartë se nuk i vjen aspak keq pse iu desh te nderronte kaq shpejt axhenden e puneve te saj. Tashme është mësuar t’i marrë mirë kthesat ne çdo kohe e të mos humbase asgjë nga gjithçka kërkon te beje.

Të provosh gjithçka

Pak kohe me pare, ne spektaklin “Taksi e rezervuar” Elsa Lila do t’i rrëfente Rudina Magjistarit (e përmes saj gjithë spektatoreve) aktivitetin e saj te fundit sportiv, ne boks. Jo për te mësuar vërtetë gjuajtjet me grushte, por thjesht për te provuar diçka te re. Deshira për t’u marrë me gjëra krejt të ndryshme nga njera-tjetra nuk ka te mbaruar. Ka mësuar mjaft mirë skite, patinazhin, hipizmin dhe është një notare shumë e mirë. “Pak vjet me pare jam stervitur me notaret e kombetares se te rinjve shqiptare ne pishinat e Tiranës. Qellova një ditë atje duke notuar për qejfin tim dhe ata me ftuan te stervitesha me ta. E qe atëherë e ndjej veten një notare te vërtetë”. E jo vetëm kaq. “Tashme kam marrë dhe një diplome për zhytese. Kreva një kurs te gjatë intensive dhe dola shumë mirë. Çdo vit zhytem ne dete te ndryshëm. Kam provuar dhe detin e Vlorës këtë vere qe shkoi, por ngaqë me mungonin pajisjet e duhura nuk e shijova dot tamam zhytjen. Veren tjetër do t’i marr me vete të gjitha pajisjet dhe do të zhytem përsëri”. Deri atëherë sigurisht qe do të këtë provuar te tjera gjëra.

Elsa ne kerkim te një shtepie

Sapo mbërrin ne Tiranë destinacioni i vetëm është shtëpia e gjyshes. Atje i ka zbarkuar edhe këtë here valixhet e saj. Por ndoshta për të mos qëndruar shumë gjatë. Nuk e ka vendosur ende se ku do të akomodohet pergjate këtij një muaji qe i duhet te rrije ne Tiranë. Për një gjë është e sigurt: tek gjyshja nuk do mund te rrije dot. Sepse do ta këtë nevojë te domosdoshme te jetë sa me afër TVSH-se e Pallatit te Kongreseve. Kështu qe ne këto ditë te para, kur provat për festivalin nuk kanë filluar ende intensivisht, Elsa po përpiqet te gjeje zgjidhjen me te mirë. Pse jo ndonjë shtepi me qira apo dhe ndonjë dhome hoteli diku andej nga zona e TVSH-se.

Nga Zefina Hasani Koha Jone

Foto nga Elsa Lila http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-115.html