Your are here: Home // Vipat Shqiptare // Kush jane vipat shqiptare qe do te kandidojne per deputete

Kush jane vipat shqiptare qe do te kandidojne per deputete

http://www.tiranaobserver.com.al/al/images/stories/bulku.jpgPër herë të parë në historinë e zgjedhjeve, këtë radhë të dyja partitë më të mëdha në vend kanë vënë në listat e tyre mjaft personazhe nga shoqëria civile.

Partia Socialiste ka bërë një “revolucion” në listën e saj të kandidatëve për deputetë. Pjesa më e madhe e 140 kandidatëve vijnë nga fusha të ndryshme të shoqërisë, ndërsa PD më shumë nga administrata e saj.Nuk është e thënë që të kalosh në të gjitha hallkat e një partie për të dalë kandidatë për deputetë. Të dy partitë kryesore kanë vënë në listat e tyre një pjesë të mirë nga shoqëria civile. Partia Socialiste që është në opozitë, ka bërë një ndryshim radikal për sa i përket listës së kandidatëve. Pjesa më e madhe e 140 kandidatëve vijnë nga sfera të ndryshme të shoqërisë, duke mos pasur asnjë lidhje organike me PS.  Edi Rama ka treguar një besim të madh kundrejt njerëzve që kanë qëndruar larg politikës për të ushtruar profesionin e tyre.

E parë si një risi, kjo zgjedhje e Ramës do të jetë një provë për të dhe për Partinë Socialiste. Në listën e PS kemi emra, si Vasilika Hysi, Ditmir Bushati, Luiza Xhuvani,etj. Edhe Partia Demokratike ka në listën e saj figura të njohura nga shoqëria civile. Mjafton të përmendim emra si Mark Marku, Mesilda Doda, Dhori Kule, Indrit Fortuzi, Altin Ndroqi, etj; që nuk kanë qenë pjesë e strukturave të PD-së. Prej 20 vitesh në tranzicion këtë herë u thye miti që duhet të jesh ose partiak, ose biznesmen për të kandiduar. Shumë figura nga bota akademike, nga bota e artit, sportit apo dhe jurisprudenca, ekonomia, diplomacia, etj; do të jenë deputetë në legjislaturën e ardhshme. Kandidatët e PS nga shoqëria civile Edi Rama, në momentin që mori postin e kreut të Partisë Socialiste, premtoi se do të kthej do të kthej sytë e politikës drejt shoqërisë civile. Nëse shikon kandidatët socialist për këto zgjedhje del qartë se këtë premtim Rama e ka mbajtur. Kur u shpall lista e kandidatëve të PS, jo pak veta ngelën të habitur kur në krye të saj qëndronte një emër i njohur i shoqërisë civile, Vasilika Hysi. Me vendosjen e ish-kryetares së Komitetit Shqiptar të Helsinkit të parën në listë u kuptua qartë që dhe emrat më poshtë do të ishin surprizë. Në 32 kandidatët e Tiranës vihet re qartë që kemi një strategji që lista të jetë sa më pak politike, duke u mbizotëruar me emra nga shoqëria civile. Ditmir Bushati, njëri prej ekspertëve më të mirë që ka vendi për sa i përket integrimit evropian, rezulton se ka pranuar ofertën e Edi Ramës për të qenë pjesë e ekipit të tij për të fituar zgjedhjet e 28 qershorit. Ish-drejtori i Parkut Arkeologjik të Butrintit, Auron Tare, është një tjetër figurë e shoqërisë civile që bën pjesë në listë. Eglantina Gjermeni, Elisa Spiropali, etj; do të përbëjnë disa nga emrat e shoqërisë civile për Tiranën. Nuk qëndron më pas strategjia e Ramës edhe për qarqet e tjera të vendit. Në qarkun e Vlorës e dyta në listë është aktorja e njohur Luiza Xhuvani, po ashtu Fatmir Toçi botuesi i “Toena” do të luftojë për të marrë mandatin e deputetit në qytetin bregdetar. Edhe në qarkun e Beratit kandidon Fidel Ylli, një prej protagonistëve të sportit shqiptar duke qenë ndër drejtuesit kryesor të KOKSH. Në Korçë një prej aktivisteve të njohura të “Mjaft”, Olta Xhaçka ka pranuar të jetë përfaqësuese e PS-së në këto zgjedhje. Edhe Durrësi do të ketë të dytën në listë Rudina Seserin, e cila vjen nga Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në ekipin e Ramës. Kandidatët e PD nga shoqëria civile Partia Demokratike, që qeveris vendin prej katër vitesh, është disi më e rezervuar për sa i përket listës me kandidatë nga shoqëria civile. Shumica e kandidatëve janë pjesë e lartë e administratës dhe emra të njohur të PD-së, por nuk ka ngel pa u përfaqësuar dhe shoqëria civile. Në qarkun e Tiranës e treta në listë ndodhet aktorja e njohur Rajmonda Bulku, e cila njihet nga të gjithë si pjesëmarrëse në shumë role kinematografike, por jo për jetë aktive politike. Në listë ndodhet dhe golashënuesi i Tiranës, Indrit Fortuzi. Në qarkun e Lezhës kandidon emri i njohur i gazetarisë, Mark Marku. I njohur për opinionet e tij lidhur me tema të caktuara, Marku ka pranuar ftesën e Berishës për të konkurruar në zgjedhjet e 28 qershorit. Po ashtu në Vlorë kandidon Kreshnik Çipi, një ndër figurat e sportit vlonjat. Në qarkun e Fierit kandidon Mesila Doda, e cila deri tani ka pasur rolin e kryetares së KKRT-së.  Vasilika Hysi Deri para pak ditësh ka mbajtur postin e kryetares së Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke qenë ndër zërat më të fortë të shoqërisë civile. Pas një propozimi të Edi Ramës, Hysi do të kryesojnë listën e PS për qarkun e Tiranës.  Mark Marku Pedagog në fakultetin e Gazetarisë, Mark Marku njihet nga të gjithë si një ndër zërat e letrave shqipe. Prej kohësh ka qenë aktiv në shtypin e shkruar me analiza kryesisht politike. Kandidon nën siglën e PD-së në qarkun e Lezhës.  Ditmir Bushati Ka qenë përfaqësuesi i organizatës “Lëvizja Evropiane në Shqipëri”, për të kaluar në ministrinë e Integrimit Evropian. Njihet si njohësi më i mirë i çështjes së integrimit evropian. Kandidon nën siglën e PS-së në qarkun e Tiranës.  Mesila Doda Prej tre vjetësh ka mbajtur postin e kryetares së Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit. Mesila Doda ka ushtruar profesionin e gazetares për disa kohë. Kandidon nën siglën e Partisë Demokratike në qarkun e Fierit.  Fatmir Toçi Ka themeluar dhe drejtuar shtëpinë botuese “Toena”. Nuk ka qenë asnjë herë i angazhuar politikisht duke u marrë vetëm me botime. Në këto zgjedhje do të kandidojë nën siglën e PS-së në qarkun e Vlorës.  Dhori Kule Ish-dekani i fakultetit Ekonomik për një periudhë të gjatë, aktualisht Dhori Kule mban postin e Rektorit të Universitetit të Tiranës. Kandidon nën siglën e PD-së në qarkun e Beratit.  Olta Xhaçka Është e njohur si një ndër drejtueset kryesore të organizatës rinore “Mjaft”, Olta Xhaçka do të jetë kandidate e PS-së në qarkun e Korçës. Aktualisht ushtron dhe profesionin e pedagoges në universitet.  Auron Tare Ka qenë drejtori i Parkut Arkeologjik të Butrintit deri në vitin 2005. Auron Tare është aktiv në jetën shoqërore për sa i përket historisë dhe arkeologjisë. Kandidon nën siglën e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës.  Luiza Xhuvani Një nga yjet e teatrit dhe kinemasë shqiptare, deri më sot e vetmja aktore shqiptare e vlerësuar me çmim në një festival ndërkombëtar filmi. Kandidon nën siglën e PS-së në qarkun e Vlorës.  Rajmonda Bulku Aktore e mirënjohur shqiptare. Është e njohur në shumë role, si në teatër dhe në kinema. Filmi i saj i parë është “Nusja dhe shtetrrethimi”, i xhiruar më 1975. Kandidon për PD-në në Tiranë.  Indrit Fortuzi Ish-futbollisti i Tiranës dhe kombëtares është një ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit shqiptar. Aktualisht ushtron profesionin e trajnerit. Kandidon për PD-në në Tiranë.  Kreshnik Çipi Kreshnik Çipi është ndër emrat më të mëdhenj të futbollit vlonjat. Ai veç sportit, është treguar i suksesshëm në fushën e biznesit. Kandidon nën siglën e PD-së për qarkun e Vlorës.  Kandidatët e PS nga shoqëria civile Tiranë Vasilika Hysi, juriste Ditmir Bushati, jurist Eglantina Gjermeni, pedagoge Auron Tare, studiues Elisa Spiropali, aktiviste  e “Mjaft” Berat Fidel Ylli, biznesmen Ermonela Velaj, prokurore Eduard Bejko, mjek Dibër Ulsi Manja, prokuror Durrës Rudina Seseri, ekonomiste Klodiana Spahiu, kardiologe Edison Konomi, ekonomist Elbasan Ilir Bejtja, pedagog në Fakultetin Ekonomik Elbasan Shegush Ligori, avokate Fier Armando Subashi, gjyqtar, anëtar i KLD-së Gjirokastër Elvira Shapllo, pedagoge Korçë Olta Xhaçka, shkenca politike, pedagoge Irena Kallço, Dekane e Fakultetit Ekonomik Korçë Shkodër Paulina Hoxha, pedagoge Helidon Bele, bankier Falma Fshazi, anëtare Vlorë Luiza Xhuvani, aktore Fatmir Toçi, botues Kosta Bajraba, pedagog Mira Shehu, pedagoge Gëzim Tushi, sociolog  Kandidatët e PD nga shoqëria civile Tiranë Rajmonda Bulku, aktore Altin Ndroqi, gazetar Indrit Fortuzi, futbollist Lezhe Mark Marku, publicist Vlorë Kreshnik Çipi, futbollist Berat Miranda Haxhia, shkrimtare Dhori Kule, dekan i Universitetit të Tiranës Fier Mesila Doda, gazetare

Burimi: Tirana Observer

7 responses to "Kush jane vipat shqiptare qe do te kandidojne per deputete"

  1. wallaa iaa kini fuTT thashethem palidhiEE phuu nonenn inattqorWWEee qii bojnn thashetheme

  2. edyy says:

    na pifshin pordhen ipat shqiptare se gjethqka po dojn mu ba edhe politikaneeeeeeeeeeeee se hahahaha

  3. SHPETIM SHIRA says:

    JU PERSHENDES TE GJIDHVE

  4. lorika says:

    nnccncn ja valla [palidhjeeeeeeeeeee o zottttttttttttttttttttttttt

    lorika’s last blog post..Happy Father’s Day, YouTube Style

  5. alban says:

    hahahahha ani se ju shkonnn

  6. diana says:

    un po thom te dyjaat hhaha

  7. 3po2 says:

    nuk ka fjali mo hahah YouTube http://www.the3po2.piczo.com shiko foto emija YouTube cil esht reperi 3po2 fifti

Leave a reply