30 Mar
Leonardi është banori i tretë që lë shtëpinë e “Big Brother”.
Pas dy femrave, Ingridit dhe Junës, Leonardi është i pari nga 7 meshkujt që del jashtë shtëpie. Gjatë daljes, ai ka kërkuar që deri te dera ta shoqërojë Najada, e kjo “dëshirë e fundit” i është plotësuar pa një pa dy nga drejtuesja e spektaklit, Arbana Osmani. Krah për krah, ata dolën në oborr e më pas, pas një përqafimi tejet miqësor janë ndarë; Najada rikthehet brenda e Leonardi del jashtë duke u takuar fillimisht me prezantuesin e dytë, Eno Popi, i cili i serviri atij një montazh me momentet më të veçanta në shtëpi.
Cili është Nardi, që mbrëmë ish-bojaxhiu i “Big Brother”?
Leonard Osmanlliu
Lindur në Tiranë më 31.01.1980
Leonardi është një njeri fare i thjeshtë. Beqar. Ai vjen nga një lagje e Tiranës së vjetër. Ka bërë shkollën e mesme “Partizani” në Tiranë. Ka qenë 10 vjet emigrant në Greqi, ku ka punuar si bojaxhi. Një fatkeqësi familjare e sjell atë në Tiranë në vitin 2007 për të mos u kthyer më në Greqi. Pasi erdhi në Shqipëri gjeti një punë si bojaxhi, punë të cilën e vazhdoi deri në momentin që u përzgjodh për t‘u futur në shtëpinë e “Big Brother”-it. Leonardi është një çun i thjeshtë tiranas, që kohën e kalon te lagjja e tij me shokët në kafene, duke parë sport e duke biseduar për hallet e përditshme të shqiptarëve. Ëndrra e tij më e madhe do të ishte të bëhej aktor, e pse jo aktor i “Portokallisë”, pasi të përfundonte aventura e tij në “Big Brother”.
Gazeta Shqip
Foto e Video nga Big Brother Shqiptar http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html
Pergjigju ose ler nje koment