mariza.jpgGjithmonë e veçantë në gjetjet e saj, ashtu si edhe në zë duket se këngëtarja Mariza Ikonomi i ka këto dy elementë, armët më të forta të daljes së saj në skenë. Duket se edhe këtë vit, Festivali i Këngës në RTSH do të sjellë një tjetër surprizë për këngëtaren e suksesshme.Një gjetje e veçantë, ndryshe nga herët e tjera, “Malli i tretur” e sjell Marizën në një stil “buda bar”, që zbulon tipare të tjera në vokalin e saj. Ndërkohë ende e padashuruar, këngëtarja ia kushton pjesën më të madhe të kohës, muzikës.

Sërish në skenën e festivalit.Duket se Marizës nuk i pëlqen të mungojë aty…

Vendosa të marr pjesë në festival, sepse në radhë të parë më pëlqen të dal në skenë dhe duke qenë se këtu nuk ka shumë evenimente të mëdha, është një mënyrë e mirë për të ndenjur afër skenës. Unë nuk rri dot pa skenën. Më pëlqejnë emocionet e festivalit, sepse jam rritur me ato emocione, që në moshën 11-vjeçare. Për më tepër festivali ka traditë dhe të kënduarit live është shumë ndryshe nga të kënduarit me play back, ku tregohen vlera të vërteta të artistit.

Vjen me një bashkëpunim të Genti Lakos dhe Arben Dukës…

Ishte materiali i Gentit që më preku që në fillim dhe nëse ndodh kështu e di, që do të dalë një material i bukur. Kjo më bindi për të qenë në festival. Është një material, që nuk tregon potencial vokal, sepse publiku është mësuar tashmë me këtë potencial timin dhe ndaj e pranova me kënaqësi. Vërtet është një këngë, që besoj se publiku do ta këndojë. Është një këngë e veçantë.

Është synim për ty pjesëmarrja në “Eurosong”?

Sigurisht, por jo ndër pikësynimet më të mëdha. Ambiciet e mia shkojnë edhe më tej. Përderisa i jam futur kësaj gare, të merr vetë rrjedha.

Çfarë impenjimesh të tjera ka Mariza pas festivalit

Momentalisht jam duke mbyllur edhe albumin, që do të dalë për Krishtlindje ose Vitin e Ri, duke qenë një surprizë e bukur për audiencën. Përveç materialeve të mia, aty do të ketë edhe disa nga krijimet të mira të flokut jugor, të panjohura më parë.

Kohët e fundit të kemi parë me luk të ndryshuar, pas shumë vitesh. Si ndjehesh me pamjen e re?

Në fakt doja të zmadhohesha pak. Mendova se kishte ardhur një moment që duhet të ndryshoja, sepse duke qenë vazhdimisht në skenë është e nevojshme, ndonëse unë e kam shumë të vështirë të ndryshoj. Kisha shumë kohë me flokë të gjata, të zeza. Nuk jam penduar ndjehem mirë me këtë luk.

Jashtë skenës je një nga këngëtarët më pak të përfolura, por jo të papërfolura për jetën private. Ke një mashkull në krah?

Sigurisht kam njerëz që më bëjnë të ndjehem mirë, por nuk kam asgjë serioze.

Momentalisht je e dashuruar?

Jo. Është një zgjedhje e imja, por edhe çështje kohe. Fakti që unë kam qenë shumë e zënë në këtë periudhë, vërtet nuk kam pasur mundësi t’i përkushtohem një lidhjeje.

E ndjen nevojën e një partneri, apo një njeriu ku të mbështetesh?

Unë jam mësuar, që e vogël të mbështetem në shpatullat e mia, sepse mendoj se jam shumë e zonja për të ecur edhe me forcat e mia.Pa mbështetjen e një mashkulli.

Sa e rëndësishme është për ty dashuria?

Sigurisht, që është e rëndësishme, por jo e vetmja, që mund të frymëzojë. Madje këtu në Shqipëri mendoj se ka shumë gjëra që të frymëzojnë. Njerëzit mund të bëjnë edhe pa të.

Je ndjerë ndonjëherë e tradhtuar nga dashuria?

Jo.

Ke vuajtur për dashurinë?

Kur kam dashuruar edhe i kam pranuar vuajtjet.

 PanoramaPlus

  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Technorati
  • MySpace

Random Posts