normal_miriam.jpgPërshëndetje Mirjam.. Redaksia e Shekullit ka dëgjuar fillimisht për ju nga babai juaj,Agimi.. Është një nga frekunetuesit e rubrikës sonë të opinioneve të lexuesve.. Është e vërtetë..?

- Po. Babi im dhe Shqiperia jane nje…Per kete une e falenderoj shume. Gjuhen shqipe qe e flas dhe e shkruaj, eshte merite e prinderve te mije! Ai e lexon rregullisht ne internetgazeten tuaj dhe mbaj mend qe na ka thenë se Shekulli eshte gazeta e te gjithe shqipetareve …Dhe mesa me ka thene babi nuk jemi pak 14 milionë ne gjithe boten ! E di qe shkruan tek juve dhe na i lexonte ato qe shkruante!

Ku lindi dhe si u rrit Mirjami? A mund të thoni dicka për familjen tuaj..?

- Jam lindur ne Elbasan dhe nje pjese te femijerise sime e kam kaluar edhe ne Durres pasi mami im Laureta eshte nga Durresi! Babi ka qene oficer dhe jemi larguar nga Shqiperia ne vitin 1991! Jemi nje familje e thjeshte qe punojme dhe respektojme kete vend te madh ne te gjitha gjerat - Gjermanine !

Si u njohët me muzikën?

- Babi im thote shpesh se çdo punë do talent! Kur kam qene fare e vogel muzika me pelqente dhe ne koken time me ishte ngulur ideja se do behesh kengetare! Këtë ide e kam pasuruar me pune derisa një dite fitova në nje konkurs ku ishin rreth 15 000 veta ne gjithë Gjermaninë. Pas kësaj e pashe veten te kendoja ne skenat me shume kengetarë të njohur!

Cilat ishin heronjte/heroinat tuaja ne vogeli?

-Kam notuar qysh ne moshen 4 vjec dhe gjyshi im me tregonte perrallen e atij trimit qe mundi bajlozin qe doli nga deti! Te vegjlit trima qe mundin te medhenjtë e keqinj jane heronjte e mij!

Perrallat e gjyshereve jane mendoj une vendimtare! Babi im qesh kur tregon nje kenge djepi te shqipetareve kur i thone femijes qe te behet mbret ! Te gjithe mbreter duam të jemi ne… (qesh)

Çfare ndikoi me shume te zgjidhnit këtë qe zgjodhët?

-Familja dhe prinderit jane gjithshka ne jete ! Prinderit e mi me te degjuar qe une kendoja me blen nje piano te vogel, me futen ne kurs per kanto dhe dans … Babi im thote qe Gjermania eshte parajsa tokesore per femijet !

Ju keni ikur nga Shqipëria 6 vjec me sa dimë… Familjarisht apo jo? Pse një vendim për të lënë Shqipërinë?

Kete vendim e kane marre prinderit e mije … Unë kam qene 6 vjec ndersa vellai im Silvi ishte 2 vjeç!

Me dhimbje.. ?

S’e di! Di vetem kete qe babi im kur i bie kitarres dhe kendon ca kenge mallishqip, me shume qan se kendon!

Me kë erdhët ne kontakt jashte dhe si filloi karriera e Mirës?

Singëlli i pare Everyday Girl shkoi ne vend te pare ne Gjermani dhe ne Europe per shume jave. Ishte albumi i pare me medalje ari dhe dhamë shume e shume koncerte ne skenat te njohura te Gjermanise dhe Europes! Sukses por edhe pervoje.

Si e shihni tani te ardhmen tuaj?

- Per te ardhmen time kam shume plane dhe endrra qe shpresoj do arrij ti realizoj… Me pune arrin gjithçka. Jam shume e lumtur per faktin qe kam gati 5 vjet qe po njoh kaq shume vende dhe kaq shume njerez. Mësoj nga jeta dhe mendoj qe kjo me ndihmon te vazhdoj rrugen drejt.

Çfarë mendimi keni per muzikën shqiptare sot?

-Kam degjuar kenge origjinale labe dhe jam mahnitur … Për mua eshte e ardhmja e muzikes se lehte shqiptare ! Pse e them kete.. E gjithe bota kuptohet ne stilin e saj ne muzikë. Vetem muzika e lehte shqiptare eshte pa nje lloj identiteti dhe origjinaliteti. Ka kenge qe une i kam degjuar dhe vetem fjalet jane shqip se muzika eshte turke, sllave, italiane, greke etj..

Çdo te thote per Mirën “të jesh shqiptare?”

- Shqiperia eshte atdheu im! Silvi- vellai im, e ka gjysmen e dhomes me flamur shqipetar ! Flasim ne shtepi shqip. Prinderit jane shumë këmëngulës për këtë. Nuk i thone kot At-dhe , mëmë - dhe !

Si e imagjinon Mira Shqiperine ne te ardhmen?

Shqiperia pas vitit 1998 e ne vazhdim ka ndryshuar shume! Vajzat e grupit Preluders kur erdhën herën e fundit jane habitur dhe kenaqur pa masë! Nuk kishin te ngopur me prodhimet e detit ne Durres. Jemi nje mrekulli e Europes per nga natyra .. Por na duhet të rrisim edhe kulturen epunes, mendoj. Respekti për punën dhe konkurenca e ndershme, mendoj se janë standartet që duhet të synojmë. Une besoj shume që mund t’ia dalim mbanë!

“Kur erdha në Tiranë më vodhën celularin..“

Si ju presin jashte Shqiperise, kudo njësoj?

- E vleresojnë artin kualitativ. Persa i perket komplekseve ato duhen …injoruar ! Sa çuditeshin disa kur une u thoja me plot gojen se jam shqipetare. Në fakt nuk me behej vone fare! E ndjej veten shqipetare por edhe gjermane! Sa mire eshte keshtu.. Mendoj qe ne boten e zemres, sjelljes, dashurise jam shqipetare.. Por ne boten e punes nëse mund ta quaj kështu, jam rritur dhe mesuar si gjermane.

Si ju presin brenda Shqiperise?

Shqiperia ?? Kam edhe pervoje te mire edhe te keqe …Por atdheun tim e dua çfarëdo që të ndodh! Kur mora pjese ne Festivalin e 44 -te me vodhen celularin mua dhe nje shokut tim nga Gjermania. Pastaj me prishen kufjet per ne skene, ma ndërruan edhe mikrofonin naten e shfaqjes madje.. Por une prapë erdha ne Musical Chikago … Dhe jam shume e kenaqur me rezultatin…Prapë do te vije si artiste dhe si njeri i thjeshte nqë vendin tim..

Mira ka ende pasaporte shqiptare?

Së shpejti marr pashaportë gjermane, por kam deshire ta ruaj edhe ate shqiptare !

Çdo te thote “të kesh një pasaportë shqiptare” kur kalon kontrollet e aerodromeve te huaja?

-Probleme te pafundme. Dhe më e forta është kur bllokohesh edhe në vende te tilla si Tunizia. Ndodhi kur isha me anijen AIDA per koncerte… Apo ne Bullgari! Ç’te besh … Kemi pak emer te keq ne shqipetaret. (qesh)

Elona Demollari Gazeta Shekulli

 Fotografi te Miriamit http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-152.html

Video Grupi Gjerman Preluders ne Shqiperi Durres e Elbasan - Preluders in Albanien

http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-157.html