Your are here: Home // Vipat Shqiptare // Moda sipas Kengetareve Adelina Ismaili Elvana Gjata Soni Malaj …

Moda sipas Kengetareve Adelina Ismaili Elvana Gjata Soni Malaj …

I kemi parë duke kënduar. Por ja që ato kanë synuar përtej kësaj. Të bëhen edhe modele. Sepse janë të gjitha vajza që dinë të vishen bukur, kanë shije të holla dhe fizik elegant.Ç’duhet më shumë për përshkuar një pasarelë apo reklamuar veshje para një aparati fotografi ?Është loja e tyre e preferuar.Që ndonjëherë të kapërcejnë kornizat e këngëtares dhe të shfaqen si modele të njëmendta, duke pozuar ose duke sfiluar. E fundit që e bëri ishte Jonida Maliqi. E para saj edhe Adelina Ismaili, Soni Malaj, Orinda Huta dhe Elvana Gjata.

elvana-gjata0.jpg

Elvana Gjata mund të quhet imazhi i Taxi Mapo. Sepse përveç fotografive që t’i kap syri anë e kënd dyqanit, edhe një reklamë televizive ka për imazh pikërisht këngëtaren Elvana Gjata. Në ekran dalin një nga një fotot ku ajo ka pozuar me veshjet e këtij dyqani dhe zëri është sigurisht i saji.

Duket se bashkëpunimi i saj disavjeçar me Florian Mumajesin nuk ka ngelur vetëm në këngët që ai krijon për të e që pastaj kthehen sa hap e mbyll sytë në hite.Sepse së fundmi vajza sportive ka pranuar edhe rolin e modeles. Disa foto që sjellim një look 100 për qind ndryshe nga stili i saj i zakonshëm që përmblidhet në bluza të pambukta, xhinse, atlete e grim i lehtë. Ndërkaq që në këto foto pamja e saj duket e kuruar: grim profesional, krehje fashion dhe s’do mend edhe qëndrim prej profesionisteje. Me pak fjalë asnjë detaj që të mund të bëjë ndryshimin mes një modeleje prej vërteti. Janë të rralla rastet kur e kemi parë të vishet klasike me veshje elegante. E një ndër to është edhe rasti i pozave prej modeleje, që na e sollën këngëtaren në një tjetër prizëm.

Foto Elvana Gjata http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-171.html

Adelina Ismaili këngëtaren kosovare e kemi parë jo pak herë teksa pozon para aparatit fotografik, më së shumti të Fadil Berishës. Për çdo album të ri, sezon koncertesh, shndërrime në look apo qoftë edhe për qejfin e saj, nuk ka vonuar të realizojë setin fotografik të radhës. E pastaj ato foto i sheh të publikuara faqeve të revistave,internetit e jo pak herë edhe në ekran sa herë që flitet për Adelina Ismailin. E meqë kjo ndodh vërtet shpesh, tashmë jemi bërë të gjithë dëshmitarë se rolit të modeles para bliceve ajo ia ka marrë dorën mirë. Por ndoshta jo të gjithë e dinë, se Adelina ka shkuar edhe përtej kësaj. Të pozojë për qëllime të pastra modelingu. Jo në ndonjë pasarelë (edhe pse këtë me siguri nuk do ta kishte të vështirë ta bënte) por për reklamimin e veshjeve të dyqanit Taxi Mapo. Kjo është strategjia që Flor Mumajesi ka zgjedhur për marketingun e biznesit të tij. Reklamim të veshjeve nëpërmjet ikonave të njohura. Adelina i ka munguar vërtet prej shumë vitesh skenës shqiptare. Nuk e shohim më në asnjë festival e as në ndonjë koncert. Prej një kohe të gjatë e ka izoluar aktivitetin e saj vetëm në Kosovë. Ama për
të pozuar në dyqanin Taxi Mapo veshur me rrobat që tregtohen aty, nuk ka pasur kurfarë ngurrimi.

aelina_by_gentii.jpg

 

Soni Malaj edhe sikur të mos kishte një histori dashurie me Florian Mumajesin, me siguri do të ishte përzgjedhur gjithsesi për të pozuar me veshjet e Taxi Mapo. Sepse Flori do ta kishte slektuar jo vetëm për faktin se është këngëtarja e njohur që do të tërhiqte vëmendjen më së pari sapo dikush vë këmbën në dyqan. Por edhe sepse në trupin e Sonit veshjet do të reklamoheshin më bukur se në çdo manekin të ngurtë që vendoset pas vitrinave të xhamta. Linja elegante, imazh i kuruar dhe ja ku edhe Soni u bë modele. Fotot e saj janë më të dukshmet në dyqanin e veshjeve. Ajo nuk ka provuar kurrë të jetë pjesë e ndonjë sfilate mode. Ndoshta me siguri edhe për faktin se në Tiranë evente të tilla nuk është se janë edhe aq të shpeshta. Por midis një ecjeje alla Gisele Bundchen e një pozimi para aparatit, Soni me siguri do të kishte zgjedhur këtë të dytin. Dhe nuk e ka pasur aspak të vështirë të përvidhet nga kornizat e saj prej këngëtareje e të mbërthehet në një fotografi duke reklamuar veshje. Soni duhet joshur vërtet shumë nga eksperienca e re që i është ofruar, ndaj pa e bërë të gjatë, ka pozuar si një modele e vërtetë kopertinash.

normal_sonimalaj1.jpg

Orinda Hutën, ata që kanë sy të mprehtë e kanë vënë re me siguri se ka një stil që është një dhe vetëm një ekstravagant. Në të gjitha daljet e saj në skenën e festivaleve dhe jo vetëm, ka treguar se nuk i pëlqejnë veshjet e thjeshta.Përkundrazi luan me teprimet, me detajet super të dukshme dhe është ekzibicioniste e thekur. E duke pasur parasysh këtë, vajza me sy bojë qielli nuk mund të mos joshej edhe nga një fustani bardhë e nga një tapet i kuq. Sepse eksperienca të tilla ekstravagante e tërheqin Orindën si me magnet. Ndaj edhe pa e bërë të gjatë u shfaq veshur me të bardha si një nga modelet e përzgjedhura nga Geraldina Sposa. Një vajzë që gjithmonë e kishim parë me mikrofon në dorë në skenat e festivaleve, që krejt papritur sfilon mbi një pasarelë e veshur si nuse,sigurisht që nuk mund të të linte indiferent.E me siguri që Orinda e ka ditur që në fillim këtë. Ndoshta nuk do të ngelet ekseprienca e parë dhe e fundit. Sepse askush nuk mund të thotë se Orinda nuk ia doli mbanë të ishte edhe modele.

normal_orinda-huta1.jpg

Jonida Maliqi që Jonida Maliqi të jetë personazhi i radhës në një revistë apo gazetë, kjo tashmë është gjëja më normale që mund të ndodhë. Pas kaq shumë vitesh në skenë,ajo është kthyer në të preferuarën e mediave, madje ka pushtuar sa e sa herë kopertinat e revistave. Sepse përherë të rejat që ndodhin në jetën e saj profesionale
dhe private kanë ngacmuar keqazi kërshërinë e gazetarëve. Por ja që në numrin e radhës të revistës Jeta, Jonida Maliqi nuk ka dhënë kurrfarë interviste. E as ndonjë shkrim nuk është shkruar për të. E megjithatë, fotot e saj të bëjnë të ndalosh gjatë në ato faqe: Jonida teksa pozon si modele. Stilisti Ardi Asllani ka zgjedhur pikërisht atë për të publikuar koleksionin e tij të radhës. Ndoshta sepse e ka parashikuar se kështu do të tërhiqte më shumë vëmendjen. Sigurisht një këngëtare që pozon si modele të kuriozon shumë herë më tepër sesa një vajzë e panjohur. Ose ndoshta Ardi e ka ditur se tendencat e reja të modës veshur në trupin e Jonidës janë guri që qëllon në shenjë. Kush më mirë se ajo, që tashmë është cilësuar kaq e kaq herë si këngëtarja që vishet më bukur, që luan me imazhin e nuk bëhet kurrë e mërzitshme, do të ishte e përshtatshme për të pozuar me veshjet e krijuari së fundmi mbi trup? E po ta shohësh, Jonida ia ka dalë vërtet mbanë. Qëndrim prej modeleje, lëvizje, ajër, klas dhe linja elegante. Një modele e vërtetë. Kjo për Jonidën mund të quhet eksperienca e dytë, pas asaj të pasarelës me fustane nusërie organizuar nga Geraldina Sposa. Në sfilatën e përvitshme të tendencave më të reja të veshjeve të bardha, ajo ishte zgjedhur si nusja e nderit. Një fustan i bardhë pas trupit, një vello e stërgjatë, me të cilën luajti bukur, dhe një performancë që Jonida e dhuronte për herë të parë. Por që sigurisht nuk do të ngelej e fundit. E këtë sapo na i ka provuar.

jonida-maliqi0.jpg

Marre nga Revista e Koha Jone

Foto Jonida Maliqi http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-170.html

Random Posts

filed under: Vipat Shqiptare

132 responses to "Moda sipas Kengetareve Adelina Ismaili Elvana Gjata Soni Malaj …"

  1. miranda says:

    adelina je ma e bukuraa veq perpara nr 1 je te dua shummmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm kissssssssssssssssssssssssssssss

  2. robert says:

    kengtaret mat tmira shiptare jan genta altuna dafina elvana ja hangshit mutin elvaneeeeeeeessssssss

    robert’s last blog post..Scary Shorts in the Screening Room

  3. lEnNA says:

    valla asnja ma e mir bey se arta bajrami se shum najs!me qet kangen e fundit mos ta nin edhe albumi shum imir se ju kaloi te gjitha ken..tdua arta poashtu daffy’ejdua eye jea ic’t okay

  4. tinaa says:

    oj elvana mos ta nin se je ma i mira se do kan tha je e mir po ma e mir se genta sje ty mos ta ndin se sto vetem po dojn me te ban gjeloze mos ta nin zemer se ma ee mir se tanat kengetaret je veq vazdh ju pershendes tung te pershendesin dona tina leta njomza edhe ganja tung te urojn fat familja HOTII nga malisheva TE DUA LOQKI ZEMER?<3<3? TE DUA ADII

  5. tinaa says:

    TE DUA ADIIIIIIII+TINAAAA

  6. sirena says:

    tungii nga un zeshkanja dasshta me thon sa per mendimin tem prejt kryre kengetareeve qe i keni paraqitur nfoto mue ma shum mpelqen elvana gjata ashte bukur dhe ka ni stil shum sexyyy adelina u kan kur u kan e bukur tash mo i ka ra fama sasht adelina dikurshme oke elvana tdu shumm je ma e miraa

  7. sirena says:

    ola nga zeshkanja nga pzz sa per mendimin tim ma e mira asht elvana gjata asht shum e buckurr gjithashtu edhe stilin veshjen e ka shumsexyyy okii elvana je ma e mira sa per adelinen u kan kur u kan ma e bukra se tash mo jo i ka ra fama ciaoo elvana je ma e mir qy8 i bukur i ks prizreni asht me tyy bye

  8. lililushii says:

    olaa qka po bonii a jeni mirr mos u fynii shum mos folni fjal pa lidhje doo se se cili e jep mendimin e vet per adhurusit e tii un s.pshh e pelqej shum leonora jakupi sepsee ja vlen mu pelqeyy se osht shume bukur dhe nuk eshte asii kengtare qe ja tregon trupin gjithh kosoves te themm neper tv gjithashtuu mpelqen shum ermaliii osht ma i mir edhe ariana gjithashtuu osht kukell edhe artii asht llokumm me arra qaoo nga donaa puchh leonora -ermal okii

  9. kapllan says:

    tung ,pershendetje dhe respekt per te gjithe
    me se shumti me pelqen ajo me pillin jasht …
    d.m.th adelina ismajli veq vazhdo qeshtu se pe kalle publikun shume aa
    seksi kengetare je44

  10. diana says:

    tung jeni te mira shum qaoo klm nga dianan

  11. diellona says:

    tunggggggggggggggg shum te mir jeno
    kaq edhe un ju dua shumm edhe pse nuk vini nga viti
    qaooooooooooooooooooooooo

  12. une mendoj se kejt këmgetarët/knëngëtaret jane te mira po si adelina ismaili zanfina mirsa evana gjata genta aferdita dreshaj…………………… ka edhe shum te tjere te gjith jeni te mir vazhdoni kështu largojani djemve hahahahhahhahahahhahahh ju pershendet EMIRA MIRJETA ZULEJA LINDITA FATJETA DHE ARJETA JU DUAN SHUM PO JU LUTEMI QE NESE I LEXONI KETO LINI E-MAILAT E JUVE NESE KENI TUNG NGA NEEEEEEEEEEEEEEEEE

  13. ardita says:

    mu nuk pe pelqej kontert hiq secili po behet kongetar veq a din me fol boni kongetar nuk i qesin kte te mirt po shkoj e i qesin do te kqi

  14. fitore says:

    tung qa po bani si pom ja kss

  15. mirjeta says:

    ooooooo zott po amt mir se duffyee ski ku eqonn e du shum kisssss e e kiiii

  16. dafina says:

    hej shum te mira jen kiskiskiskiskikskiskkiskiskiskk

  17. rigon says:

    mua me pelqejn kengetaret e gjith botes dhe i dua

  18. marigona says:

    ELVANA oo ma e bukura ne boteeeee

  19. vloraa says:

    shum nive kejta veq ma e forta duffy bye bye

  20. detja says:

    kejta tmira valla po ma e forta elvana gjata (L))(L)

  21. albina says:

    ma kam prish qefin se nuk e kan qit adelina berishen se ajo eshte ma e mira

  22. kadrije says:

    ejsoni je ma e mira veq vazhdo qe shtu se maemir se ti edhe adelina kerkush sjan ma te bukrat jeniju dua shummmmmmmmmmmmmmmmm puq

  23. Elita says:

    Adelina Ismaili YLL/.

  24. ANA says:

    JE SHUME E MIRE ELVANA GJATA SIDOMOS DAFINA ME KENGEN AMAZING GIRL E PERHENDES EDHE SHOQEN TIME ME KETE KENGE

  25. drenicaku says:

    po sen nuk vyn hiq

  26. diana says:

    adelina ismajli is bitch girl ncncn

  27. hava says:

    hej shum e mr qikjo elvana

  28. mejrjem says:

    soni mua me pelqen shummm se jee cooolll per mua ma e mira nga gjith kengetaret jeee ti soni tung mejrjemi \ klm ju duaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa shummmmmmmmmmmm

  29. amra says:

    auuuuuuuuuuuuuu nuk mund ta paramendoj se sa shum e dua DAFINEN e lene me kanget kur ti ngoj hahahahahaha
    je coool tung nga mera

  30. linda says:

    elvana je cool ma e mir prej kejtve tung nga LInda Je cool

  31. enisi says:

    ma e mira je adelin po veq nisaj me knu se ne gjith boten je ma e mira

  32. anesaa says:

    ooooooooo ska qa flasim dihet elvana ma e mira.
    TE DUA SHUM
    je ma e mira prej tanave
    oooo je llokummmm breeeeeeee

Leave a reply