Olsi ndodhet në kuzhinë duke gatuar sultjash për banorët, ndërsa Najada i bën shoqëri. Ata flasin për lidhjen e tyre, e cila, mesa duket, ka marrë fund. Është pikërisht Najada ajo që ka vendosur të ndërpresë lidhjen e saj me Olsin, gjë që nuk është pritur mirë nga ky i fundit. Mes tyre lind një debat i tillë:

Olsi - Po si e bërë kështu, na more në qafë na more, ç’pate? Ishim mirë, ç’pate?! Të paktën ta ulim, flemë dy herë në javë, po kështu fare s’ka kuptim. Apo s’e përballon dot?

Najada - Po aq e kisha qejfin unë, meqë ti e ke qejfin për më shumë mbaje tani. S’ta plotësoj dot dëshirën.

Olsi - Tani bëhet më interesante për mua, që nuk do ti. Tani më hipën më shumë qejfi mua. Se atëherë ndonjëherë me qejf, ndonjëherë paqejf.

Najada - Po tani nuk kam qejf unë pa.

Olsi - Po e the mo 500 herë e the.

Najada - Po s’kam ca them tjetër, pse s’të pëlqen kjo që të them unë?

Olsi - Jo s’më pëlqen, përse duhet të më pëlqejë kjo që thua ti?

Najada vazhdon të këmbëngulë se tani ajo i ka dhënë fund dhe mesa duket edhe Olsi në një moment i ka dhënë të drejtë, duke thënë se është një lidhje pa krye.Najada i thotë se më mirë kështu, por Olsi i thotë se edhe ashtu mirë ishte.Dialogu është ndërprerë nga banorët e tjerë, të cilët kanë hyrë në kuzhinë.

Foto e Video nga Big Brother Albania http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html