22 Jul
Nëse do e kishin pyetur katër muaj më parë, edhe për vetë Najada Konomin, do të ishte e pabesueshme ideja, që pikërisht me njërin nga njerëzit me të cilin ajo kishte qenë e detyruar të jetonte për 100 ditë në shtëpinë e Big Brother, gati një muaj pas përfundimit të lojës, do të vendosnin të ndanin bashkëjetesën. Kësaj radhe pa praninë e kamerave, tensioneve të konkurrimit, rivalëve brenda shtëpisë, apo kurtheve që të ngre përpjekja për të fituar një thes me para.

Nga Neritana Kraja
Historia e nisur me Olsi Mingomataj, djalin 34 vjeç nga Tirana, që për shumë kënd, ndërsa krijohej aty brenda shtëpisë së përbashkët, nuk dukej e vërtetë por paksa e përllogaritur për të fituar simpatinë e publikut, dhe që nuk kaloi dot pa u paragjykuar, në fakt, për të dy protagonistët është më e bukur dhe reale se asnjëherë tjetër. Prej disa ditësh të dy janë vënë në lëvizje që të marrin me qera një apartament të vogël, të cilin duan ta paguajnë bashkërisht dhe po aty të vazhdojnë historinë e bashkëjetesës që në fakt nisi si lojë…..
“Lidhja jonë vazhdon dhe mendoj se është akoma më e bukur përjashta seç ka qenë aty brenda”, tregon Najada. “Jashtë ka më shumë gjëra të bukura për të bërë. Aty brenda rrinim në oborr dhe takoheshim nëpër korridore….Ndërsa tani që kemi dalë përjashta kemi mundësi të argëtohemi më shumë dhe të njihemi më mirë. Mendoj se do ta vazhdojmë si lidhje. Aq më tepër që plani ynë më i afërt është që të marrim një shtëpi me qera dhe atje të ndajmë ditët e dashurisë sonë. Kemi filluar nga kërkimet, besoj se do e gjejmë përpara se të nisemi për pushime me Olsin në Turqi dhe, me t’u kthyer prej atje: lamtumirë jetë e mëparshme”……
Surpriza e dashurisë
“Para se të hyja në këtë lojë televizive, nuk e kisha menduar asnjëherë se aty brenda mund të njihesha me dikë që do të më tërhiqte dhe me të cilin të krijoja një lidhje”, vazhdon të rrëfejë Najada. “Madje edhe kur më kanë pyetur në audicion për një mundësi të tillë, u kam thënë se edhe mund të ndodhë të pëlqej dikë, por kurrsesi nuk kam hyrë me mendimin se do shkoja aty e do të lidhesha me dikë. Lidhja me Olsin erdhi natyrshëm, ditë pas dite. …Ne që mbanim kokat përpjetë, kalonim korridoreve, “kush je ti e kush jam unë” deri sa u lidhëm bashkë dhe ja ku jemi sot”, komenton ajo duke qeshur.
Në fakt është pikërisht e njëjta vajzë që jemi mësuar ta shohim përmes ekranit: me batutat në majë të gjuhës, gjithmonë me humor të mirë, spontane, me dialektin e këndshëm fierak në të folurën e saj, dhe sigurisht një vajzë mjaft simpatike dhe e veshur bukur.
“Momentet tona i kujtojmë shpesh me Olsin. Them se kanë qenë të lezetshme. Ato na kanë nxitur që të afrohemi edhe më shumë. Ngacmimet që unë rrija me të, pastaj me të tjerë…. E njëjta gjë edhe me Olsin, i cili sa rrinte me mua, shkonte pastaj të rrinte me vajzat e tjera… Kjo ishte loja jonë. Loja e dy njerëzve që po bien në dashuri dhe sillen në këtë mënyrë. Që kërkojnë të kenë vëmendjen e njëri -tjetrit, por që në dukje duken indiferentë dhe përpiqen të këmbëngulin në këtë ide…
Por gjatë gjithë kohës ne ruanim me shikime njëri -tjetrin, pavarësisht se me fjalë shpreheshim sikur nuk na interesonte”.
Ritual që vazhdon
Pak a shumë Najada thotë se tani bën të njëjtën jetë që ka bërë më përpara. Të paktën derisa të hyjnë në shtëpinë e re me Olsin, i cili Najadës në përgjithësi i duket i njëjti që ka njohur 4 muaj më parë, me të vetmin ndryshim se ka filluar të tregojë nga pak xhelozi. “I vetmi ndryshim që kam vënë re tek Olsi, që kur kemi dalë, është se po shfaq shenja xhelozie. Kur ishim bashkë në shtëpi, nuk dukej, mbase nga loja, ose fakti që ishim gjithë kohës bashkë në të njëjtin ambient…. Ndërsa tani vë re që kur nuk jemi bashkë, ai i bie vazhdimisht telefonit. “Ku je, me kë je, çfarë po bën”?
Najada këtë e tregon duke qeshur. Duket se vajzës i pëlqen fakti që ai tregohet i tillë, pasi në këtë mënyrë bindet edhe më shumë në ndjenjat që Olsi ushqen ndaj saj. Aq më tepër që nuk është një xhelozi bezdisëse. Ndryshe ajo nuk do të mund ta pranonte. Është thjesht e bukur.
Normalisht Najada thotë se vazhdon të bëjë të njëjtat gjëra që bënte edhe më përpara. “Më përpara zgjohesha dhe shkoja në shkollë, në kafe me miqtë, palestër, pastaj në shtëpi ku mësoja dhe merresha me pikturë. Kjo ishte dita ime. Prapë ndjek pak a shumë të njëjtin ritëm. Jeta ime nuk ka ndryshuar dhe nuk e besoj se do të ketë ndryshime të mëdha. Thjesht është një eksperiencë më shumë. Ndryshimi im më i madh është Olsi”.
Jeta përtej detit
Nëse ka diçka që njerëzit i kuriozon shumë janë vitet e qëndrimit në Itali. Është larguar nga Shqipëria në moshën 15 vjeçare dhe ka ardhur prej atje 20. Janë pesë vite, të cilat sipas Najadës kanë ndikuar tek ajo në të gjitha kuptimet. “Unë u largova për në Itali 15 vjeç, që të bëja shkollën atje. Ia dola të përfundoj studimet në një shkollë të mesme arti, “Santa Marie Croce”, ekuivalente me Liceun artistik në Tiranë. Jetoja në Torino dhe përveç të mirave që mora nga shkolla, nga jetesa në Itali, e vetme, pa familjen afër, ku duhet t’i mbijetoja gjithçkaje, ia dola që sot të jem kjo që jam: një vajzë e vendosur, pa komplekse, pa paragjykime. Në një farë mënyre u bëra e zonjë e vetes. Kur isha këtu, nuk kam ditur të bëj një vezë të skuqur, atje mësova të përgatitesha për veten në të gjitha kuptimet.
Nëse do të qëndroja edhe unë këtu, do të kisha ngelur vendnumëro, sepse nuk do të kisha këtë mendje që kam sot. Kushedi, do të isha bërë fanatike, ose një femër shtrigë….Italia ka bërë të veten, sepse unë jam brumosur atje”.
Tre vite në Tiranë
Kaq janë vitet që vajza 22 vjeçare nga Fieri ka jetuar në Tiranë. Nga Italia është kthyer në vitin 2005 dhe sipas Najadës, po të mos ishte këmbëngulja e së ëmës, ajo nuk do të kishte marrë vendimin për t’u kthyer, të paktën edhe për disa vite. “Ajo donte që unë të bëja shkollën e lartë dhe meqë atje nuk po u hyja seriozisht studimeve të larta, mamaja këmbënguli që unë t’i vazhdoja këto studime në Tiranë. Po atë vit që u ktheva, fitova konkursin, pikërisht pas një muaji. Kam fituar që herën e parë, pavarësisht se kishte shumë konkurrentë. Mbase mua nuk m’u duk edhe aq e vështirë sepse sa isha kthyer dhe nuk e kisha idenë se si funksiononin gjërat këtu. Më mungonte krejtësisht informacioni. Ndaj nuk e vuajta shumë sikletin nëse do të fitoja apo jo”. Por pavarësisht të gjitha këtyre që tregon Najada, kur flitet për shkollën, e kap një farë trishtimi i lehtë. Studentja e vitit të tretë për pikturë kavaleti, në Akademinë e Arteve, duhet të përsërisë këtë vit edhe një herë nga e para, për shkak të mungesave të shumta, gjatë kohës që qëndronte në shtëpinë e Big Brother. “Nuk mund të bëj asgjë për ta ndryshuar këtë, thotë ajo. Humba një vit shkollor, kur nuk ma merrte mendja se do ishte e pamundur të zëvendësoja orët e mangëta. Nga ana tjetër sa i takon lojës, edhe pse arrita në pesëshen më të mirë, nuk isha unë fituesja….Por nuk dua ta konsideroj si humbje! Kam fituar Olsin dhe pikturën nuk ma heq njeri. Nëse pres nga dita në ditë të nisim me Olsin jetën e përbashkët, dua të merrem seriozisht kësaj vere edhe me pikturë, sepse kam dëshirë të hap një ekspozitë personale”. Dua të rikuperoj kohën e humbur. Mendoj se edhe në të ardhmen do të merrem me pikturë. Sepse nuk e mendoj se është një shkollë thjesht sa për të marrë diplomën”.
Lumturia absolute
“Cila është lumturia absolute për Najadën? Familja, një familje e mirë të bën të kesh një jetë të lumtur. Dua të krijoj familjen time”.
Realisht çuditesh pak kur kjo përgjigje vjen nga goja e vajzës e cila nga publiku konsiderohej si një vajzë tejet liberale. “Më kanë quajtur të paqëndrueshme, sqaron ajo. Thjesht kam shijuar momentet e mia, vitet e mia. Por nesër, pasnesër, edhe unë dua të krijoj një familje të mirë, pavarësisht se jap përshtypjen se jam moskokëçarëse. Dhe këtë dua ta bëj kur të jem diku nga mosha 30 vjeç. Mendoj se është mosha më e mirë për ta bërë një hap të tillë. Sa i takon Olsit, është fillimi i lidhjes sonë dhe nuk e kam parë asnjëherë me këndvështrimin që të vazhdoj me të edhe të përfundoj në fejesë, apo martesë. Por mendoj se e gjitha kjo vjen natyrshëm. Unë nuk kam pse stresoj veten që tani duke thënë: me këtë do të fejohem dhe martohem. Është herët ta mendosh. As unë dhe as Olsi nuk jemi tipa që bëjmë plane”.
Paragjykime
“Kur isha brenda në shtëpi nuk kisha krijuar shumë iluzione se do të fitoja vetëm nga fakti se shoqëria shqiptare nuk është shumë e emancipuar dhe nuk do të mirëpriste lirshmërinë time. Pasi janë të rralla vajzat siç jam unë. Prandaj kur kam marrë lajmin që isha e katërta në klasifikim, nuk u mërzita. Më vonë, kur kam dalë përjashta, të them të drejtën i prisja paragjykimet e njerëzve. Por ishte e habitshme për mua, pasi njerëzit që kam takuar më kanë folur shumë mirë. Kështu që nuk i kam ndjerë fare paragjykimet mbi vete. Madje më takojnë edhe gra të moshuara dhe një gjë e tillë po më bën përshtypje. Prandaj them se nuk më kanë paragjykuar. Gjithsesi për ta sqaruar më mirë, mendoj se fillimisht më kanë paragjykuar, por me tipin që kam, i kam bërë për vete, i kam bërë të qesh….. Sa për veten time, unë jam e lirshme, nuk paragjykoj askënd. Gjithmonë mendoj se nëse një njeri ndihet mirë me veten, edhe pse bën diçka që mua nuk më pëlqen, nuk kam pse paragjykoj”.
Mes familjarëve
Ditët e para të tensionit se si do pritej lidhja e tyre në jetën e vërtetë, kanë marrë fund. Gjithçka duket se po ecën mirë derisa të dyja familjet tashmë i njohin nga afër respektivisht, Olsin dhe Najadën. Këtë Najada e deklaron me një lloj lehtësimi.
“Kur dola përjashta bëra një bisedë me mamin. Pak a shumë ajo kishte menduar se po bëja lojë aty brenda. Por unë i sqarova gjithçka dhe e di se më ka kuptuar. Janë miqësuar mjaft me Olsin dhe ka krijuar bindjen se është diçka serioze, që po funksionon. Tani është mirë. Po shkojnë mirë bashkë. Nga ana tjetër edhe familja e Olsit më ka pritur mirë, jo vetëm mamaja e tij, por e gjithë familja. Por të them të vërtetën nuk është se jam njohur shumë me ta, sepse nuk kemi qëndruar shumë kohë të gjatë bashkë. Vazhdimisht kemi qenë në udhëtime dhe tani përsëri po bëhemi gati të nisemi në një tjetër. Pushimet në Antalia na presin”.
Vajza e tatuazheve
Mahni, pasion, ekstravagancë?! Emrin mund t’ia vini si të doni, por ne kemi parapëlqyer ta quajmë “vajza e tatuazheve”. Të gjithë i kanë vënë re se si ato i shpërndahen nëpër trup, duke bërë që Najada të bie menjëherë në sy dhe të komentohet për këtë pjesë. “Këtë me dy krerët e shqiponjës që e kam në gjoks, e kam bërë në Itali dhe është simboli i flamurit shqiptar. Modelin e kam pikturuar vetë, duke e stilizuar pak shqiponjën dhe pastaj ma kanë bërë në trup. Të tjerë tatuazhe janë: një tribal në formë zjarri, tjetri është një gojë me dhëmbë të hapur dhe me një lule të egër. Pastaj një shqiponjë që fluturon dhe në fund dy krahë shqiponje”.
Përgjegjësitë e një jete të re
Ndryshe nga mjaft femra që vendosin të provojnë bashkëjetesën, Najada thotë se nuk i trembet aspak përgjegjësive që lindin nga ky vendim. “Pak a shumë kështu jam edhe tani, kam marrë të gjitha përgjegjësitë e mia, sepse jetoj vetëm, gatuaj dhe bëj punët për veten time. Tani që do jetoj me Olsin them se do të jetë e njëjta gjë.…megjithatë nuk dua të ngutem për të folur. Dua ta njoh një herë si eksperiencë, pastaj jua them. Unë nuk jam amvisë e mirë, por gjatë gatimit bashkoj shumë gjëra bashkë. Kështu gatuaj gjithmonë. Po kështu do të gatuaj edhe për Olsin. Mirë dhe çuditshëm”.
NAJADA KONOMI 22 vjeç
Aktualisht studente në Pikturë pranë Akademisë së Arteve
OLSI MINGOMATAJ 34 vjeç
“Tiparet e mia kryesore janë thjeshtësia, lirshmëria dhe besimi tek vetja. Ndërsa defekti im më i madh është që prish shumë lekë dhe që kur acarohem nuk i lë të tjerët të flas”.
“Kur bëj gabime vetë, i quaj mësime, se ndryshe nuk do të mësoja. Për të gjitha gabimet që kam bërë në jetë them më mirë që ndodhën sepse kam mësuar prej tyre. Sa gabime kam bërë? Nuk e di. Janë shumë….”
Revista Shqip
Fotografi nga Big Brother Albania http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html
21 Komente per "Najada Konomi, aventura nga provokimi te bashkejetesa"
najada te uroj nga zemra gjitha te mira se me te vertet je nje model per vajzat shqiptare ku do qe ndodhin ne fund te uroj pushime sa me te kendshme ty dhe olsit
NUK E DI QKA TE THEM VEQ PER PARE VAZHDONI
TUNG
me pelqen tipi jot te uroj te kesh gjithmon jete te lumtur me olsin ose pa olsin ne krah.te pershendes
sa bukur qe nje dashuri e nisur si loj u be realitet si do te ndihet tani shkelqimi qe pas daljes se ti tha se eshte nje dashuri komplet farse.Une jam nje adhuruese e madhe e qiftit najada dhe olsi dhe uroj qe kjo dashuri te zgjas aq sa vet jeta e tyre.Nuk i kuptoj ata njerez qe shkruajn aq fjal te renda nese nuk te pelqen ateher mos fol fare ,edhe nje here urime olsi dhe najada dhe do te doja te dija qdo here per lumturin tuaj te uroj per tipin qe je .Ju puth dhe ju uroj qe dashuria juaj te kurorezohet me martes .Ju pershendes nga Prishtina
xheva te uron gjith te mirat ne jet najada je shum e mir je ne tip qe se merzit askend vetem i ben perte qesh pushime te kendshme nese ka mundesi foto te pushimev noqe dhe olsi klm
Najada te pershendes dhe dua te them je ma e mire se Olsi mendoj je ma orgjinale Olsi eshte njeri i rafinuar dhe sigurt ti me zgjustsin qe ki shpejt dota kuptosh te deshiroj gjitha te mirat take care
najada & olsi jeni me te miret, ju uroj gjithe te mirat ne jete se bashku,vazhdoni keshtu se jeni te perkryer ne te gjitha aspektet.shpresoj te kaloni mire ne pushime se me te vertet e meritoni se jeni 1’st.ju puth shume adhuruesja juaj shqipja nga gjilani
me vjen mire per ju te dy per arsye se pergenjeshtruat llafet e gojeve te liga dhe jepini nje te peshtire shkelqos nga ana ime se eshte palo burre.ju admiroje te dyve.
the best olsi dhe noqe
jeni shume te mire qe te dy une jam nje fans e madhe e juaja dhe kam shume deshire tju takoj ju uroj nga zemra jete te lumtur se bashku ju puth jene fitus te dy dhe pse e fitoj arbri e meritonte olsi gjith jeni me te miret
motrn krejt qato qe jan kan mshel ne qat shpi mas pari prej ksja mutks ton tana tjerve ren
najada ka qen me e bukur kur ka hy ne big brother tani eshte prishu fare……………………..ka ndrryshar shume
Najada je shume e shurur si shembull i vajzave shqiptare.Vetem kafshet bejne cfare ndiejne
ani krejt pot thojn mir un keq veq hajtde ne gjilan te kallxoj a olis a na ta gerrditim jeten per 10 mini nuk je ne kam tua hahahaha
najada najada najada……………………………………
Njada edhe pse njerzit te kan paragjykuar mua me ke pelqyer shum ngase ishe vetvetja dhe ke ber loj reale e nuk je shtirrur si shum te tjera aty brenda shtepis se “”BIG BROTHER”"thjesht te uroj nga zemta gjith te mirat ne jet ke nje mpuq te madh nga KIKI Kosove
najada ju dua shum me olsin ecni nja 1 jave ne maqedoni (oher)
byeeeeeeeeeee kalofsh mirr
hej ina je shpirt aa mpuq kiss gjon tkoom
noqe shum e mir je nuk kam fjal me te pershkru se shum e embel je poashtu olsi shum shum i mir bash qift i pershtatshem jeni ma mashkulli ka qen ne big brother fat te metutjeshem ju uroj te dyve
tung jo, mga kosova je shum e mir te du je nishi i botes
o leonora osht e patejka lueshme bre ylllllllllllllllllll…………………………..
Pergjigju ose ler nje koment