Your are here: Home // Big Brother // Najada, Poli & Ervisi, ngelin në klasë, fituan famën

Najada, Poli & Ervisi, ngelin në klasë, fituan famën

Donin të bëheshin të famshëm dhe sakrifikuan shkollën. Ky ka qenë fati i tre prej protagonistëve të reality show-t “Big Brother”, të cilët kanë ngelur në klasë, për shkak të provimeve të mbartura.

Bëhet fjalë për Ervisin, Najadën dhe Polin, të cilët janë që të tre studentë dhe në momentin kur morën vendimin për të marrë pjesë në spektaklin e madh, zgjodhën famën, në vend të shkollës. Duket se tani nuk janë të zhgënjyer për këtë hap që kanë ndërmarrë, madje janë duke përjetuar deri në maksimum pushimet dhe argëtimet e tyre të jetës së natës, duke menduar se në tetor, fama do të vyshket dhe do nisin impenjimet e shumta universitare.


NAJADA
Ajo sapo kishte mbaruar sezonin e parë të provimeve, kur mori vendimin për të hyrë në shtëpinë e “Big Brother”. Që nga ajo kohë, për plot 3 muaj qëndrimi në shtëpi, Najada la pas dore shkollën për t’iu përkushtuar lojës dhe Olsit, lidhjes së saj të re, që ishte edhe çmimi më i madh me të cilin arriti në finish. Pak ditë pas përfundimisht të “Big Brother”, Najada u duk ato ditë në Akademinë e Arteve, por ishte një vizitë kalimthi, pasi aventura e saj, sapo kishte filluar.Me famën që kishte fituar asaj iu desh të ishte më shumë afër Olsit nëpër udhëtimet e gjata, duke lënë kështu disa provime të mbartura për vitin tjetër. Në këtë mënyrë asaj i duhet që gjatë vitit tjetër ajo të përsërisë leksionet nga e para dhe të pikturojë të njëjtat detyra kursi, që duhet t’i kishte mbaruar sivjet, fill pas daljes nga “Big Brother”.
ERVISI
Edhe pse ishte ndër të parët që doli nga shtëpia, Ervisi nuk mund të ndjekë hapin e shokëve të tij të klasës.Ai ndjek aktualisht studimet e larta, në një universitet privat në kryeqytet dhe miq të tij të afërt pohojnë se, Visi është shfaqur shumë pak në shkollë dhe po kështu edhe në auditor. Ndoshta fakti që tashmë kishte fituar famën që i kishte dhënë ekrani, e kishte bërë të mendonte për të jetuar momentin, por edhe duke shpresuar gjithashtu se, pedagogët do të vendosnin dorën në zemër për t’i dhënë klasën. Por në fakt nuk ka ndodhur kështu, pasi kurrkujt nuk i interesonte zgjedhja e Visit. Miq të afërt të Ervisit
tregojnë se, gjatë provimeve ai është shfaqur në shkollë dhe u kërkoi pedagogëve ta favorizojnë me një notë kaluese, por ata nuk ia kanë vënë veshin, kështu që e kanë ngelur automatikisht në klasë.
POLI
Për ata që nuk e dinë ende, Poli studion në Universitetin Bujqësor të Kamzës, më saktësisht në vitin e tretë. Ashtu si edhe miqtë e tij të ngushtë, ai ka gjasa të rrezikojë vitin shkollor, por duket se ka shpresë për të ndrequr gjithçka edhe gjatë sezonit të vjeshtës. Arsyet kanë qenë farë të thjeshta: tre muaj larg shkollës, si dhe udhëtimet e gjatë në bregdet dhe së fundmi në Kosovë, nuk ishin as më pak e as më shumë, veçse zgjedhja që kishte bërë për të braktisur vitin shkollor. Ndërkohë, lidhja me Inën, nuk ka pikë dyshimi që ishte një nga dhuratat më të bukura të vitit, kështu që Poli nuk u mendua dy herë, teksa duhet të
zgjidhte mes shkollës dhe suksesit. Ky i fundit deri tani ka qenë mëse i mjaftueshëm për Polin, duke zgjedhur që vitin tjetër, të rikthehet sërish mes shokëve të klasës, një vit më të vegjël.

Gazeta Panorama

Random Posts

filed under: Big Brother

2 responses to "Najada, Poli & Ervisi, ngelin në klasë, fituan famën"

  1. nita .a says:

    SHUM SHUM E KEQE

  2. miranda says:

    hej visi je nr 1 nuk vjen shpreje as poli ai e kam pas shume qef ishte qen gaca e mlume visi ina jani nja

Leave a reply