Elvis Pupa & Besi Kallaku do ndezin serish atmosferen e kendshme ne “Portokalli” me humorin e tyre.

elvis-pupa11.jpg gjini21.jpg

Prej disa ditësh aktorët janë përfshirë në prova të gjata dhe ndërsa është regjistruar spektakli i natës së parë, pritet që e diela të shënojë edhe rikthimin e “Portokalli” në ekran. Por ndërsa është përmendur tashmë emri i Jonida Vokshit si prezantuesja e tretë në krah të Amit dhe Agron Llakajt, duket se hyrje të reja shënohen edhe tek aktorët.

Pritet njëkohësisht që të tjerë të shfaqen me performanca dhe role ndryshe nga sa i kemi parë sezonin e kaluar. Kështu djali, që në sezonin e kaluar ka pasur rolin e Ramadanit do të jetë këtë radhë në pozicionin e një personazhi tjetër. Gjithashtu edhe aktorja që luante miss-in, si dhe infermierja kanë marrë role të reja. Ndonëse regjisori i spektaklit Altin Basha është treguar i kursyer në informacione, ne kemi arritur të zbulojmë disa nga emrat dhe personazhet e rinj, që hyjnë në “Portokalli” në këtë sezon.Përveç hyrjeve të
reja, duhet të themi se askush nga aktorët e dikurshëm nuk është larguar.

RIKTHEHEN NINI DHE GJINI

Mund të cilësohen si hyrje të reja, ndonëse realisht janë të rikthyer. Aktori Elvis Pupa i njohur veçanërisht në rolin e Ninit apo Avdiut, si dhe Besi aktori që ka luajtur me sukses rolin e Gjinit i janë bashkuar trupës së aktorëve të “Portokalli”.Gjatë këtyre ditëve ata i kemi parë shumë korrekt gjatë provave. Ndonëse nuk kemi arritur të mësojmë me saktësi rolet, që do të kenë flitet se të dy aktorët do t’iu rikthehen personazheve të
dikurshëm, që realisht kanë rezultuar të suksesshëm.

NJË ROL PËR DJALIN E ALEKO PRODANIT

Me sa duket ka trashëguar talentin e të atit, kur bëhet fjalë për humorin. Djali i aktorit të njohur korçar Aleko Prodani është edhe aktori më i ri i trupës së “Portokalli”.Nuk kemi arritur të mësojmë shumë rreth rolit, që do të ketë por flitet se talenti i tij i ka bindur organizatorët për ta pasur në spektakël. Kështu, pas Julian Dedës dhe Gazmend Pajës, ai është i treti aktor, që vjen në “Portokalli”

Marre nga PanoramaPlus