“Mos më lër”. Është ky titulli i këngës së saj të re, që Nora Istrefi ka prezantuar këto ditë edhe në Shqipëri.Duhet të pranojmë se bëhet fjalë për një videoklip krejt ndryshe nga ato, që jemi mësuar ta shohim këngëtaren zakonisht. Edhe pse nuk i ka munguar kurrë bukuria, në këtë klip Nora Istrefi na tregon se di të jetë edhe shumë joshëse. Sikur vetëm tani ta ketë kuptuar sekretin e të qenit një femër seksi, Nora në efektet dhe pamjet e klipit të saj, duket se dëshiron të theksojë pikërisht këtë aspekt. Dhe çfarë më mirë se efekti i ujit, që rrjedh mbi trupin e saj do ta krijonte këtë dukuri? Nuk dimë nëse është gjetje e Norës apo e ideuesve të klipit, megjithatë mund të themi që është e arritur. Le të shpresojmë, që ky klip do t’i shtojë fansat e kësaj këngëtareje në Shqipëri.

G.Panorama