Your are here: Home // Vipat Shqiptare // Olta Gixhari në një film me skena erotike

Olta Gixhari në një film me skena erotike

Olta do të jetë protagoniste në një skenë erotike që do t’i realizojë me këngëtarin, Kastro Zizo. Në fakt për atë skenë regjisori kishte menduar Elia Zaharian, vajzën e aktores Yllka Mujo, edhe kjo e fundit e përzgjedhur për një rol në këtë film. Por Elia ka vendosur të heqë dorë, pasi është kundërshtuar marrja nga ana e saj e këtij roli nga i dashuri tashmë i bërë publik, Princi Leka.

Askush nuk mund t’i harrojë puthjet e saj skenike me Timo Fllokon në shfaqjen teatrale “Pamje nga ura” të Arthur Miller, i cili kishte vizatuar personazhin Ketrin brune. Por regjisori Albert Minga solli version biond, duke gjetur një ngjashmëri të Olta Gixharit me Marylin Monro. Mbase mund të quhej momenti me fat për aktoren e re, që të hynte në listën e aktorëve që mund të kenë shansin të luajnë diçka në teatër, pale në film që është shumë herë e vështirë. Dhe fati ka trokitur sërish për Oltën.

Pasi provoi të prezantonte në “reality show” si “Kafazi Artë” dhe pas një zhgënjimi të bujshëm, që pati nga eksperienca e saj në televizion, ajo tani është pjesë e një loje në film. Bëhet fjalë për një film artistik të regjisorit të talentuar Joni Shanaj. Xhirimet për këtë film të ri sapo kanë filluar në Tiranë dhe do të zgjasim plot 44 ditë.

Olta do të jetë protagoniste në një skenë erotike që do t’i realizojë me këngëtarin, Kastro Zizo. Në fakt për atë skenë regjisori kishte menduar Elia Zaharian, vajzën e aktores Yllka Mujo, edhe kjo e fundit e përzgjedhur për një rol në këtë film. Por Elia ka vendosur të heqë dorë, pasi është kundërshtuar marrja nga ana e saj e këtij roli nga i dashuri tashmë i bërë publik, Princi Leka. Sipas burimeve tona i është dukur një rol pa vend dhe që do t’i cënonte imazhin madje dhe vetë atij. Këto mesa duket janë shenjat e para të xhelozisë së Princit Lekë, i cili edhe pse asnjëherë nuk ka folur në media për këtë lidhje romantike dashurie, nuk u fshihet paparacëve në daljet e tij të hapura në publik. Aktoret ëmë e bijë, Yllka dhe Elia duket se janë të preferuarat e regjisorëve atë e bir, Mevlan Shanaj dhe Joni Shanaj. Vetëm pak vite më parë ato ishin të dyja protagoniste në filmin e Mevlan Shanaj “Lule të kuqe, lule të zeza”.

Panorama Plus

Random Posts

Leave a reply