Nuk e kishim dëgjuar zërin e këngëtares Orinda Huta që prej disa kohësh, pasi mediat përfolën nënshtësinë irlandeze të saj.

orinda.jpg

Duket se kjo ishte një arsye për t,ju shmangur daljeve të tjera nëpër gazeta e televizione, pa harruar edhe faktin që ajo nuk kishte ndonjë projekt në dorë si këngë apo album të ri. Por, pas gjithë këtyre muajve heshtje, Orinda ka vendosur që të bëhet e gjallë. Një këngë e një videoklip i ri që janë realizuar këtu në Shqipëri, do e rikthejnë edhe njëherë lolitën bukuroshe në stacionet muzikore.

Për këngën e re ajo ka bashkëpunuar me një kompozitor të njohur, ndërsa subjekti që del përmes tekstit është edhe këtë herë dashuria. Pasi edhe ajo ka vendosur që t’i bashkohet edhe simotrave të saj këngëtare me tekste këngësh që flasin vetëm për dashuri, ndarje e vuajtje shpirtërore. Korrieri

Foto nga Orinda Huta http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-134.html