19 Nov
Para pak kohësh ka përfaqësuar Shqipërinë në Kinë, në konkursin e organizuar në provincën Huboi, ‘Miss Beauty of the World 2007’duke u vlerësuar me çmimin e personalitetit. Bëhet fjalë për Oriola Musën, vajzën 18 vjecare nga Tirana e cila në këtë intervistë tregon eksperiencën e saj në këtë konkurs madhështor bukurie, që nga rruga që e nxorri fituese të këtij çmimi, deri tek udhëtimet dhe detajet që ofroi vizita në Kinë.
Keni qenë pjesë marrëse në Kinë ku keni qërfaqësuar Shqipërinë denjësisht. Si do ta cilësonit si eksperiencë?
Ishte një eksperiencë e paharruar. Një nga më të bukurat e jetës time. Kisha një përgjegjësi të madhe, përfaqësoja bukurinë shqiptare. Pata mundësi të njihesha me shumë vajza nga shumë vende të botës.
Jeni vlerësuar me çmimin ‘Miss Personaliteti’. Si ndiheni për këtë?
Kam përshtypjen se çmimi Miss Personaliteti u dha për vetë faktin që u bëra mike me shumë vajza, kryesisht me Miss Francën dhe isha shumë e gatshme për t’i ndihmuar. Vajzat e vendeve latine, ato të vendeve frankofolëse kishin mjaft probleme me anglishten. Unë isha gjithmonë e gatshme për t’i ndihmuar. Ky ishte një faktor që juria e vlerësoi dhe e mori parasysh. Iu vija gjithmonë në ndihmë gjatë intervistave që jepnin apo gjatë bisedave me jurinë ndërkohë që ato më thërrisnin: Shqipëria mund të vish pak të na ndihmosh?
E prisje këtë çmim?
Për të qenë e sinqertë nuk e prisja. Kur e mora vesh që do të përfaqësoja Shqipërinë kjo gjë më entusiasmoi jashtë mase për faktin se do të përfaqësoja vendin tim. Kur mora vesh edhe titullin e kompeticionit që ishte i një niveli të lartë: ‘Miss Beauty of the World’ dhe për faktin që zhvillohej në Kinë, në një vend aq larg u lumturova së tepërmi. Pata shumë frikë në fillim por çdo gjë shkoi shumë mirë. Në Kinë ndenja një muaj e gjysmë. Gjatë kësaj kohe cdo natë kishte spektakle. U zgjodhën shumë Miss-e dhe u bënë në ditë të ndryshme. Çdo çmim kishte një spektakël, çdo vajzë kishte një mbrëmje. Patëm mundësinë të vizitonim shumë vende të bukura në Kinë: Murin kinez, tempujt tibetjanë, bëmë turin e Kinës. Ishte një tur i madh në të gjithë vendin, shumë i lodhshëm por edhe shumë i bukur. Konsideroheshim si vajzat më të bukura të botës.
Cfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë qëndrimit atje?
Fakti që na konsideronin si perëndesha të bukurisë. Në cdo aeroport që shkonim kishte lule, gazetarë, autografë.
Cili ka qenë autografi i parë që ke dhënë?
Autograf për herë të parë i kam dhënë një djali i cili më kërkoi t’ia shënoja tek bluza e tij. Kishte një t-shirt të bardhë dhe mu desh t’ia shkruaja atje.
Fakti që qëndrove për një muaj e gjysmë në Kinë, të ka penguar me mësimet?
Unë jam shumë e apasionuar pas studimeve. Studioj në vit të katërt në shkollën e mesme të përgjithshme ‘Ismail Qemali’ në profiling natyror. Sapo u ktheva iu futa punës intensive. I kappa shumë mirë. Jam në vit të katërt dhe dëshira ime është të vazhdoj ekonomikun. Për më tepër kam fituar një bursë në Universitetin Europian të Tiranës.
Mund të na sillni edhe njëherë në vëmendje paraqitjen tuaj në ‘Miss Shqipëria’ si u përzgjodhët?
Në fakt fillimisht dua të bëj një falenderim për familjen time. Gjithmonë më ka krijuar mundësi dhe më ka mbështetur që nga ‘Miss Shqipëria’ e deri tek aktiviteti në Kinë. Prezantimi im tek ‘Miss Shqipëria’ ishte një rastësi. Pashë që kishte filluar audicioni dhe vendosa të marr pjesë dhe të provoj. Siç isha nga shkolla, ashtu me atlete dhe pas dy orësh fiskulturë u paraqita dhe kur pashë gjithë ato vajza të bukura dhe të rregulluara mendova që nuk do kasha shanse. Por pas pak ditësh pashë emrin dhe foton time në gazetë. U kënaqa pa masë.
Nga Nisida Knezi Bluetooth
Pergjigju ose ler nje koment