HAKI – Big Brother Albania 3

HAKI

Mosha:
34 vjeç

Vendbanimi:
Prishtinë

Vendlindja:
Prishtinë

Arsimi:
I lartë (Aktrim, magjistraturë për Gazetari)

Profesioni:
Moderator në radion “Blue Sky”, Prishtinë

Statusi civil:
I martuar

Thotë për veten:
“Unë jam Kika… jam ky që shikoni, nuk fsheh asgjë!”.

Eksperiencat:
Punon prej 10 vjetësh në Radion “Blue Sky”, radio publike që u dedikohet të rinjve dhe aty ka show-n e tij që quhet “Wolt” e që mbahët çdo mbrëmje. Dashuria e tij mbetet aktrimi, për të cilin dhe ka studiuar. Ëndrra e tij është të ketë një emision të tijin në Top Channel dhe të lexojë dokumentaret e Explorer-it.

Familja:
Përbëhet nga gruaja Linda dhe tre fëmijët: Remesiana, Redoni dhe Rea. Është prind i devotshëm dhe bashkëshort i përkryer. Me Lindën është njohur që fëmijë. Kur u martuan, ajo ishte 18 vjeç, ndërsa Hakiu 20. Me gjithë peshën e viteve, dashuria e tyre është nëjsoj si ditën e parë.

Interesa & hobi:
Pëlqen sportet dhe muzikën. Herë pas here shkruan dhe kur ka kohë të lirë shkon për peshkim.

Marrëdhëniet me femrat:
Në Prishtinë e njohin për aventurier, por është thjesht një përshtypje. Pohon se gruan nuk e ka tradhëtuar asnjëherë.

Hyn në Big Brother…
për të fituar!

TCH

filed under: Big Brother Tagged with: , , , ,

VALENTINA – Big Brother Albania 3

VALENTINA

Mosha:
49 vjeç

Vendbanimi:
Tiranë

Vendlindja:
Memaliaj

Arsimi:
I mesëm

Profesioni:
Biznesmene

Statusi civil:
Vejushë

Thotë për veten:
“Unë jam mama Vale, mamaja e Domit dhe mamaja e të gjithëve. Jam energjike, e dashur me të gjithë dhe gjithnjë në kërkim të adrenalinës”.

Eksperiencat:
Në Memaliaj kryen shkollën 8-vjeçare dhe të mesme. Ëndrra e saj ka qenë të studionte Regjisurë, por babai nuk ia lejoi një gjë të tillë, për shkak të mentalitetit të atëhershëm. Detyrohet të fillojë punë si tornitore. Pasi lind Domenikën, i shoqi futet në burg. Ndahen dhe filon një jetë të re e vetme, me një fëmijë të vogël, me halle e probleme pafund. Në vitin ’97 largohet për në Itali. Aty martohet me një italian rreth të 80-ave, i cili, pas disa vitesh ndahet nga jeta dhe i lë Valentinës gjithë të ardhurat e pensionit të tij. Kthehet në Shqipëri dhe hap një fabrikë plastmasi, që ka vendosur ta shesë, duke qenë punë shumë impenjative.

Familja:
Domenika është familja e saj. Ajo është njeriu më i rëndësishëm i jetës.

Interesa & hobi:
Po shkon rreth të 50-ave, por ndjehet si një 20 vjeçare. Adhuron udhëtimet me makinë, të cilën e nget si e çmendur. Pasion i madh është gatimi, të cilin e ka të trashëguar nga e ëma.

Marrëdhëniet me meshkujt:
Ka shumë miq të mirë meshkuj, por asnjë lidhje për momentin.

Hyn në Big Brother…
Për të fituar një bast që ka vënë me të bijën.

TCH

filed under: Big Brother Tagged with: ,

JETMIR – Big Brother Albania 3

JETMIR

Mosha:
25 vjeç

Vendbanimi:
Vlorë

Vendlindja:
Vlorë

Arsimi:
I lartë, “Shkenca Politike”, Romë

Statusi civil:
Beqar

Thotë për veten:
“Jam egocentrik, shakaxhi dhe zemërmirë. Relacionohem shpejt me njerëzit dhe jam gjithnjë aktiv”.

Eksperiencat:
Është në prag të diplomimit për Shkenca Politike. Deri tani ka provuar punë nga më të ndryshmet, që nga kamarier, ndihmës-kuzhinier, animator, asistent, etj. Është larguar për në Itali që në moshën 13 vjeçare.

Familja:
Përbëhet nga prindërit dhe motra, e cila studion për Mjekësi. Ka 12 vjet që jeton larg tyre. Çdo gjë e ka arritur me forcat e tij. Rruga drejt maturimit ka qenë e vështirë, por ai ia ka dalë mbanë.

Interesa & hobi:
Lexon shumë filozofi, histori, shkenca, etj. Është natyrë shumë kurioze. Do të zbulojë sa më shumë lidhur me natyrën njerëzore, zanafillën, masonerinë, okultet e lashta, etj. Në këndvështrimin e tij, njeriu është një specie në evolim të vazhdueshëm. Kontributi më i madh që mund të japë gjithsecili nga ne është lufta për përmirësimin e kulturës dhe realizimin e asaj që quhet begati e lumturi.

Marrëdhëniet me femrat:
Të shkëlqyera.

Hyn në Big Brother…
për të sjellë një model të ri në shoqërinë shqiptare, modelin e të riut që di t’i bëjë të gjitha.

TCH

filed under: Big Brother Tagged with: ,

SELDI – Big Brother Albania 3

SELDI

Mosha:
23 vjeç

Vendbanimi:
Tiranë

Vendlindja:
Tiranë

Arsimi:
I lartë, Akademia e Arteve të Bukura, Kanto

Statusi civil:
Beqar

Thotë për veten:
“Jam i hapur, i komunikueshëm, shumë i suksesshëm me femrat. Më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes dhe ia arrij gjithmonë”.

Eksperiencat:
Vazhdon studimet në degën e kantos. Ka marrë pjesë në Top Fest dhe Këngën Magjike. Nuk i është dashur të punojë, pasi të gjitha të ardhurat e nevojshme ia siguron e ëma, e cila ka një biznes privat.

Familja:
Nëna është familja e tij e vetme. Prindërit janë ndarë që kur ai ishte vetëm 1 vjeç. Babain e takon rrallë dhe kur i duhet të flasë për të ndjehet jo shumë komod. Jeton vetëm dhe e ëma mundohet t’ia bëjë jetën sa më të lumtur. Lidhja që ka me nënën është vërtet e rrallë. Ajo është i vetmi njeri për të cilin ai do hiqte dorë nga gjithçka, po të nevojitej.

Interesa & hobi:
Pëlqen jetën aktive, veshjet trendy dhe fundjavat i kalon gjithnjë në shoqëri.

Marrëdhëniet me femrat:
Gjithnjë të mira. Është gjithë kohës i rrethuar nga femra.

Hyn në Big Brother…
për të fituar famë në rrugën e muzikës dhe pse jo, për të marrë çmimin e madh!

TCH

filed under: Big Brother Tagged with: , ,

EDUARD – Big Brother Albania 3

EDUARD

Mosha:
37 vjeç

Vendbanimi:
Tiranë

Vendlindja:
Fier

Arsimi:
I mesëm

Profesioni:
Parrukier

Statusi civil:
Beqar

Thotë për veten:
“Unë nuk jam vetëm parrukier. Jam dhe showman, piktor, etj. Sarkazma dhe intriga janë qershia mbi tortë. Jam artist në shpirt”.

Eksperiencat:
Profesionin e parrukierit e ushtron çdo ditë, por Eduardi nuk është vetëm ky. Gjatë verës punon si animator dhe showman nëpër plazhe, gjithashtu gjen kohën dhe të merret me pikturë, një nga pasionet më të mëdha. Për një kohë të gjatë ka jetuar në Greqi. Atje është njohur me njerëz të të gjitha shtresave shoqërore.

Familja:
Eduardi jeton vetëm. Familja e tij përbëhet nga nëna dhe motra. Ai mendon se për një artist është e domosdoshme të jetojë vetëm.

Interesa & hobi:
Piktura, muzika, gjuhët e huaja. Këtë të parën e ka pasion, vetëm se ka një problem: nuk pikturon dot meshkuj, por vetëm femra. Ka aftësi të mësojë shumë shpejt gjuhët e huaja. Flet mirë greqisht, anglisht dhe pak frëngjisht.

Marrëdhëniet me femrat:
Të shkëlqyera!

Hyn në Big Brother…
Për t’i dhënë penelatën e tij një “excellent show” si Big Brother.

filed under: Big Brother Tagged with: ,

Gjimi – Big Brother Albania 3

GJIMI

Mosha:
29 vjeç

Vendbanimi:
Stavanger, Norvegji

Vendlindja:
Milot

Arsimi:
Është duke ndjekur fakultetin ekonomik part-time.

Profesioni:
Asistent menaxher në një firmë norvegjeze

Statusi civil:
Beqar (bashkëjeton)

Thotë për veten:
“Jam tip i hapur, pa komplekse. Përshtatem në çdo lloj ambienti. Jam dinak dhe egocentrik”.

Eksperiencat:
Jeton në Stavanger të Norvegjisë prej 10 vjetësh. Puna e tij e parë ka qenë si përkthyes italishteje për KFOR-in në Prishtinë.

Familja:
Përbëhet nga prindërit dhe 4 motrat. Prindërit nuk e njohin më, duke qenë se ka shumë vite larg Shqipërisë. Me nënën ka raport më të afërt. Ajo është shumë e lidhur me të.

Interesa & hobi:
Synon të investojë në jug të Shqipërisë për të ndërtuar një resort bashkë me disa miq të tij. Është kuzhinier i shkëlqyer. Është frekuentues i rregullt i jetës së natës. Kërcen shumë mirë dhe pohon se shpesh femrat i josh me anë të kërcimit.

Marrëdhëniet me femrat:
Për momentin, femra e jetës së tij është një, Elisabeta, një vajzë norvegjeze, me të cilën bashkëjeton prej disa vitesh. Thotë se ajo nuk do ta kishte problem nëse Gjimi do krijonte një raport brenda shtëpisë, duke qenë se ata janë një çift mjaft i hapur.

Hyn në Big Brother…
Sepse ka kohë që e ëndërron dhe është gati të sakrifikojë gjithçka për të. TCH

filed under: Big Brother Tagged with: ,

ERION – Big Brother Albania 3

ERION

Mosha:
25 vjeç

Vendbanimi:
Tiranë

Vendlindja:
Përmet

Arsimi:
I lartë, diplomuar për Psikologji

Profesioni:
Volejbollist

Statusi civil:
Beqar

Thotë për veten:
“Tek vetja vlerësoj inteligjencën. Di të përshtatem mjaft mirë në grup. Kur dua diçka, përpiqem gjithmonë ta arrij.

Eksperiencat:
Ka punuar për rreth 2 vjet si folës dhe gazetar në një nga televizionet lokale. Paralelisht është volejbollist me ekipin e Tiranës. Po t’i ofrohej, nuk do t’i thoshte “jo” një pune që lidhet me profilin që ka studiuar. Dikur ka qenë pjesëmarrës në një konkurs bukurie të rangut kombëtar.

Familja:
Përbëhet nga prindërit dhe vëllai.

Interesa & hobi:
Pëlqen muzikën dhe është frekuentues i rregullt i jetës së natës. Më shpesh frekuenton karaoket.

Marrëdhëniet me femrat:
Kanë qenë gjithnjë pozitive. Ka pasur edhe lidhje impenjative, por më së shumti lidhje të shkurtra. Thotë se nuk ka ngelur asnjëherë pa një femër në krah. Me të gjitha femrat që është ndarë ruan marrëdhënie të mira dhe respekt reciprok.

Hyn në Big Brother…
Ndoshta për t’iu rikthyer televizionit, pse jo dhe për të njohur famën në një dimension tjetër.

filed under: Big Brother Tagged with: , ,

BERTINA – Big Brother Albania 3

BERTINA

Mosha:
25 vjeç

Vendbanimi:
Tiranë

Vendlindja:
Delvinë

Arsimi:
I lartë, diplomuar për Inxhinieri Mjedisi

Statusi civil:
Beqare

Thotë për veten:
“Kam karakter të fortë dhe jam e vendosur. E kam provuar bashkëjetesën me njerëz të panjohur. Më pëlqen të rrezikoj dhe zakonisht u shkoj gjërave deri në fund”.

Eksperiencat:
Ka 5 vjet që jeton në Tiranë, që kur filloi studimet. Pas përfundimit të shkollës ka punuar si PR në një kompani dhe më pas është marrë me casting në një kompani viedo-prodhuese.

Familja:
Nëna dhe vëllai jetojnë në Delvinë. Ka dy motra më të rritura në Greqi. Bertina e ka humbur babain që kur ishte 9 vjeç. Familja e saj është në gjendje të vështirë ekonomike. Nëna, e cila është në pension, për të siguruar shkollën dhe jetesën normale për fëmijët ka bërë për një kohë të gjatë punë dore, të cilat i shet për të fituar të ardhura.

Interesa & hobi:
Pëlqen botën e spektaklit, muzikën, kërcimin. Ndjek sportet, basketbollin, luan bilardo dhe pëlqen notin, të cilin e praktikon.

Marrëdhëniet me meshkujt:
E pranon që është femër joshëse dhe shpesh vihet në qendër të vëmendjes së meshkujve. Momentalisht është single.

Hyn në Big Brother…
Për të bërë një gjë ndryshe për veten, për një të ardhme më të mirë, për të dhe familjen e saj, mbi të gjitha për të treguar që është një femër që vlen.

TCH

filed under: Big Brother Tagged with: ,

GRACIELA – Big Brother Albania 3

GRACIELA

Mosha:
27 vjeç

Vendbanimi:
Shkodër

Vendlindja:
Fier

Arsimi:
I lartë, diplomuar për Gjuhë-Letërsi

Profesioni:
N/komisare policie në Drejtorinë Rajonale të Kufirit, Shkodër.

Statusi civil:
Beqare

Thotë për veten:
“Jam e qeshur, kokëfortë, ndonjëherë edhe më shumë sesa duhet. Njerëzit më thonë që rrezatoj energji pozitive”.

Eksperiencat:
Eksperiencat e para profesionale i ka pasur në televizionin e Shkodrës, ku pagesa linte për të dëshiruar, por ishte një punë që e bënte me shumë pasion. Këtu është njohur dhe me Ergysin, djalin me të cilin është e lidhur prej më shumë se dy vjetësh. Puna si oficere policie nuk hynte tek aspiratat e saj, por i siguron të ardhurat e nevojshme për të mbajtur veten dhe babain, i cili është i verbër.

Familja:
Graciela jeton me babain, i cili nuk e ka parë të bijën asnjëherë. Ka një motër të martuar me të cilën është shumë e lidhur. Që pas humbjes së nënës nga një sëmundje e rëndë, jeta e saj mori një rrjedhë tjetër. Tani i duhet të kujdeset për babain, të cilin e çon çdo ditë në një qendër për të moshuarit. Ka një shifër të konsiderueshme parash për t’i paguar shtetit, por nuk dorëzohet asnjëherë. Dita e saj fillon dhe mbaron me buzën në gaz.

Interesa & hobi:
Është e dashuruar me çdo gjë të bukur, çdo gjë që lidhet me artin. Pëlqen teatrin dhe televizionin në mënyrë të veçantë.

Marrëdhëniet me meshkujt:
Është pjesë e një lidhjeje që është shumë e rëndësishme për të.

Hyn në Big Brother…
Për të provuar veten dhe për t’i siguruar të atit një vizitë mjekësore jashtë Shqipërisë.

filed under: Big Brother Tagged with:
Page 2 of 82«12345»...Last »