Your are here: Home // Big Brother // Pol Babi “Në shtratin e gabuar, vetëm kur jam i dehur”

Pol Babi “Në shtratin e gabuar, vetëm kur jam i dehur”

Së fundmi ai ka qenë në qendër të vëmendjes me flirtin me Inën, madje u fol edhe për një natë të nxehtë dhe pasionante që ai kishte kaluar në një hotel në qytetin e Vlorës.

Pol Babi, një nga protagonistët më të pëlqyer nga publiku rrëfen për gazetën sekretet, dëshirat dhe veset e krevatit, të gjitha momentet më pikante që kalon në dhomën e gjumit, qoftë kur është me Inën, apo vetëm, qoftë në shtëpinë e tij apo në udhëtime të gjata, të cilat së fundmi kanë qenë pjesë e axhendës së tij dhe miqve të tjerë të grupit.


Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Aq sa e kam të nevojshme.
Gjatë kësaj kohe, sa orë e kalon në gjumë?
Shumë pak.
Preferon të flesh me pizhame, të brendshme apo lakuriq?
Të brendshme, varet edhe lakuriq në disa raste…!
Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?
Asnjë nga të treja.
Që do të thotë?
Relaksohem.
Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Vend intim dhe do të ishte shumë i kompletuar në qoftë se do të kishte dhe një femër të bukur brenda, Ina është idealja.
Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Zakonisht preferoj të fle në pozicion anësor.
Kur je me të dashurën (Inën) në krevat çfarë pozicioni fle?
Ballë përballë, kur mërzitem i kthej kurrizin (qesh).
A mund të dallosh një femër nëse është seksi vetëm nga pozicioni si fle?
Ka të bëjë shumë sesi një femër e vërtetë di të sillet në çdo moment, një femër seksi duhet të jetë edhe kur është duke fjetur gjumë.
Ju qëllon qe të shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?
Për zanoret e alfabetit…(qesh)
Preferon të mbulohesh shumë apo pak?
Më bezdis çarçafi…
A flet në telefon, bën thashetheme apo biseda erotike kur je vetëm?
Nuk merrem kurrë me thashetheme…
Cila është loja e preferuar që bën në krevat?
Vras mushkonja…. (qesh)
A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
Po vetëm në qoftë se dua ti them edhe njëherë natën e mirë të dashurës.
A ke bërë ndonjëherë gjëra të papëlqyeshme në shtrat?
Nuk bëj asnjëherë gjëra të papëlqyeshme në shtrat, kur jam në shoqërinë e ndonjë femre të bukur.
Çfarë urreni më shumë, kur jeni me dikë tjetër?
Bisedat e zgjatura.
Kur je vetëm ju ka ndodhur të zgjoheni duke shtrënguar jastëkun?
Jo, sepse jastëku në mëngjes është në tokë.
Si do të ndiheshit nëse e dashura ju kthen kurrizin?
Shumë i lumtur…(qesh)
Nëse një person i të njëjtit seksit ju prek, si do të reagonit?
Nuk do ta ofendoja, por do t’i thosha që ka ngatërruar adresë.
Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?
Nuk kam asnjëherë një orar fiks, zakonisht bëj një dush që të ndihem më i çlodhur.
Të ndodh të dëshirosh dikë sa herë ndihesh vetëm?
Normale, dëshiroj gjithmonë atë që dua.
A fut ndonjë kafshë në krevat?
Dhelpra plot, gjithmonë futen në krevatin tim…(qesh)
Ju ka ndodhur të zgjoheni në shtratin e dikujt e të thoni : Ç’dreqin dua këtu?
Po shumë herë, madje kam thënë “Sa tapë isha dje”.
Ku preferon të flesh përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?
Ku të më zërë, edhe në pyll (qesh)
Çfarë nuk ju pëlqen kur jeni duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?
Zhurmat, dua qetësi.
Preferon të flesh me dritë ndezur apo në errësirë?
Fikur, por pse jo me llamba të vogla, që të shoh me kë jam në shtrat se mos e ngatërroj.
Për kë lutesh para se të flesh?
Asnjëherë nuk e bëj këtë gjë.
Çfarë fjale përdor për t’i thënë të dashurës “Natën e mirë”?
Zakonisht nuk them fare, se nga lodhja na këput dhe flemë gjumë pa i thënë asnjë fjalë njeri-tjetrit.
Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Preferoj të kem një mëngjes dinamik dhe dëgjoj muzikë trans me volumin në maksimum.

Gazeta Panorama

Random Posts

filed under: Big Brother

18 responses to "Pol Babi “Në shtratin e gabuar, vetëm kur jam i dehur”"

  1. MIU MIU says:

    sa injorant ky poli sikur ca po tregon i ka hy vetja ne qef i duket vetja don zhuan mua ma shpif

  2. meli says:

    valla bash injorant hiq sme pelqen trupin e ka te mir po diqka tjeter jo.se kam dasht as ne big brother kur ka qen e shtramojke gojen shum.

  3. sara says:

    pol je shume i mire vetem vazhdo me inen me pelqeni te dyte jete te lumtur se bashku.

  4. tina says:

    o poli shum seksi bre na tranove more te dua shum mpuq

  5. tina says:

    qifti ma i mir i big brother asht poli e ina veq kush jau ka inat se ma i bukur sban mami mo lum ina qe e ka ja kam zili po ju uroj qe tere jeten te jen bashk

  6. qendresa says:

    pershendetje me vjen keq por poli me ka zhgenjy se di pse por po me duket e ka rrit mendjen shum po me dhimet ina shum edhe pse se bashku jan qift i perkryer tung:D:D

  7. basri bekolli says:

    hej poli a e ke kape naj here veten per bothe a qe je dashuru ne vetvete hahah nejse kjo eshte nje smundje psikike a mos harro

  8. Meti says:

    Te pershendes Poli dhe Ina jeni njesha bravo per durimin dhe Respektin per teleshikuesit edhe Banoret po ashtu mbrenda qe nuk keni pas gjeste palidhje aty Brenda sa ishit sikur se Olsi me Noqen shum njerz i kan be mi ndrru kanalin. Kshtu qe ne Big brotherin e ardhshem shum njerz kan me tentu per me luajt rolin e Olsit dhe te Najades per shkak te shkojn deri ne Finale. se do kishte dal dhe Noqja si te gjitha femrat tjera nuk kishte me shku deri ne finale po te mos e kishte ate rolë…

  9. jeta says:

    eshte shume heret per ta kuptuar kush eshte poli.oooohuuuu sa ka jeta .e rendesishme eshte qe ai te rritet psikologjikisht.

  10. eriolka says:

    yyyyyyyyll bre yyyyyyyyyyll ske c’i thua

  11. nija says:

    jepi poli bravo

  12. lona says:

    poli je me te vertet shum i mir urime te metutjeshme ne jet,dashuri dhe karier.shpresoj qe do te jeni te lumtur me inen siq jeni tash.

  13. ledi says:

    KETA TE DY JANE MERE ME LENG.AJO SIKUR VJEN NGA SHMILI E KY SIKUR VINTE NGA PARISI.ME NJERI JETRIN SKANE LIDHJE FARE.PO KY POLI SKA PA FEMER TJETER QE JU NGJIT ASAJ.APO HARROVA AJO I SHTYP MIRE PUCRAT DHE I LAN MIRE BREKET..HA HA HA

  14. lidabica says:

    besoj se do te kaloje shpejt edhe kjo puna e polit dhe Ines.jane akoma nen efektin e lojes.koha do te beje te veten,edhe per Inen qe besoj se i duhet ne krah nje shok me i pjekur dhe i sistemuar ne jete ,edhe per Polin qe akoma i ka buzet me qumesht.

  15. marigona says:

    tung pol une jam marigona nga kosova te pershendes shume ty inen dhe visin dhe ju them se jeni dhe do te mbeteni me te miret e big brother albanian tung nga marigona dhe ju puth fort dhe jeni me te miret qao

  16. ANA says:

    OOOOOOO ZOT FAR TRUPI PO I BUKUR BRE JE POL TE DUA SHUMMMMMMMMM ME TE PAS BUZT TI KISHA HENGER PO I MIR JE BRE BIG KISSSSSSSSS JETA ANA

  17. Deivis says:

    o zoti Pol,je aq injorant sa nuk do ta kuptosh kurre kete…(lexoje disa here se ke shpresa me e kap kuptimin) hahaha

  18. lepri says:

    ishte poli bur i zoti mori lopen e kulloti lopa ngriti bishtin poli futi gishtin lopa beri kaken poli futi llapen po ik mer zgjeps se na cave trapin

Leave a reply