Mes Polit e Inës ka pasur disa çaste jo fort normale, ku ata gjysmë me të qeshur e gjysmë seriozisht, ia kanë veshur njëri-tjetrit me pëllëmbë.

ina_e_poli_by_gentii.jpg

Ina i thotë Polit se ai po ndryshon. Poli i thotë se ajo ia fut kot dhe shtrihet te krevati i saj. Ata të dy flasin kokë me kokë. Poli i thotë se Ina hyn në kontradiktë me veten e saj. Ina i thotë se ai nuk i kupton “kunjat” e saj, në mënyrë që ai ta kuptojë bisedën pa shumë detaje. Ina i gjuan me pëllëmbë në kokë Polit disa herë, ndërsa ai i thotë vazhdimisht të mos e bëjë atë gjest se e ka shumë bezdi. Ajo nuk e dëgjon. Poli ia kërcet me një pëllëmbë në fytyrë.

Ajo nuk e priste dhe mërzitet shumë. Poli kërkon ta zbusë Inën, duke i thënë: “Çfarë jam unë që ti më gjuan 8 herë në kokë?!” Ajo s’mund ta heqë mërzinë. Poli këmbëngul, por nuk arrin asgjë. Ina ikën në banjë dhe Poli lëviz te krevati i vet.

Gazeta Shqip

 Foto e Video nga Big Brother Albania  http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html