Your are here: Home // Vipat Shqiptare // Redon Makashi duet me Mira Koncin

Redon Makashi duet me Mira Koncin

Redon Makashi: Tani në duet me Mirën ne Festivalin e 46 te kenges ne RTSH, na e propozoi Shpëtimi.

redon.jpgDo të prezantohen në një duet në festivalin e Këngës në RTSH, Mira Konçi dhe Redon Makashi. Këngëtarë të një brezi dhe zëra tepër të spikatur duket se për Mirën dhe Redonin ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë.Por duhet të theksojmë se është hera e parë, që i gjejmë së bashku në një kompeticion muzikor. Ndoshta edhe fakti, që të dy këngëtarët janë tepër të kursyer dhe të kujdesshëm në pjesëmarrjet e tyre në festivale është një faktor tjetër, që i bashkon për të qenë në një duet në skenë. Në fakt, siç tregon edhe Redoni ka qenë Shpëtim Saraçi, ai që ka hedhur idenë e një dueti. Duke ditur, që Shpëtimi është autor thuajse i gjithë këngëve të Mirës edhe në këtë rast nuk mund të ndodhte ndryshe vetëm se, tashmë do të orkestrojë edhe për një zë mashkullor.Duke qenë se deri në prezantimin e tyre në festival, ka ende kohë të dy këngëtarët nuk dëshirojnë të zbulojnë më shumë detaje rreth krijimit me të cilin do të paraqiten, përveçse kon-firmojnë emrin e kompozitorit.


Nga ana tjetër po të kemi parasysh faktin, që Mirën dhe Redonin i kemi parë në duet edhe pak javë më parë në spektaklin “Këngët e shekullit”, besojmë se do të jetë një duet i suksesshëm. Për më tepër, nëse vitin e kaluar Shqipëria u prezantua në festivalin Evropian të këngës me një duet, nuk mund ta përjashtojmë mundësinë, që edhe këtë vit një duet të jetë pretendent. Duke i besuar profesionalizmit të dy këngëtarëve dhe sukseseve të tyre të mëparshme, besojmë se edhe ky bashkëpunim do të jetë surprizues.Për më tepër të dy kanë kohë, që nuk i shohim në festivale dhe le shpresojmë të jetë rikthimi i duhur. Për më tepër, asnjë prej të dy këngëtarëve nuk ka probleme me të kënduarin live dhe këtë e kanë vërtetuar, jo vetëm gjatë viteve të tyre në skenë, por edhe gjatë performancave në spektaklin muzikor “Këngët e shekullit”, ku i shohim çdo javë tw impenjuar.

PanoramaPlus

Random Posts

filed under: Vipat Shqiptare

Leave a reply