Your are here: Home // Vipat Shqiptare // Redon Makashi: “Ju zbuloj boten time te trazuar”

Redon Makashi: “Ju zbuloj boten time te trazuar”

Mund te flasim pa frike per nje rikthim te Redon Makashit. Sepse pavaresisht faktit, qe ai eshte i pranishem ne koncerte apo aktivitete te ndryshme muzikore ne vend, nuk e kemi pare me klip prej vitesh.

Dje, ne ambjentet e “Boulevard Caffe”, mes miqve dhe kolegeve, Redon Makashi ka prezantuar videoklipin e kenges “Perse me bere te te urrej”. Nje kenge, e vleresuar me cmimin e pare ne nje prej Festivaleve te Pranveres, qe kete radhe vjen e konkretizuar edhe ne ide vizive, fale punes se agjencise “Start model”.

Pas kaq vitesh eshte hera e pare, qe ti vjen me nje videoklip. Perse zgjodhe kete kenge?

Sepse pervec faktit, qe eshte nje krijim, qe e kisha per zemer shenon edhe nje rikthim me Beldar Sejkon. Kjo kenge eshte edhe paksa jashte natyres sime, sepse Redonin pergjithesisht jane mesuar ta shohin me balada te lehta. Eshte nje kenge proteste dhe jo pa qellim eshte zgjedhur edhe vendi i xhirimit, nje terren i veshtire, qe shpreh boten e protestes dhe boten e trazuar te vete ketij krjimi. Kur kam kompozuar kete kenge ne mendjen time kam krijuar nje imazh te njejte me ate te videos, vecse ne ate kohe ky ishte nje imazh i parealizueshem per mua. Te them te drejten akoma nuk e besoj, qe kjo enderr u be realitet.

Duke pasur Bledin ne krah, te jep me shume siguri?

Normal, sepse ai eshte nje artist shume i kompletuar dhe nje shok imi i feminise. Ndoshta edhe kur te plaket do te mbetet nje femije per mua.

Keni pasur momente te veshtira gjate xhirimeve?

Tani me vjen te qesh kur e kujtoj, por momenti me i veshtire ishte, kur pianoja aq e rende u transportua nga rruga, ne maje te malit. Madje ne patem probleme edhe me kranin, sepse miku yne Taku ne momentin, qe pa ambientin e veshtire u terhoq dhe iu duk e pamundur te xhironte. Por derisa u ngjit piano, pse te mos futej edhe krani?! Gjithashtu nje tjeter moment i veshtire ka qene serish me Takun, sepse ndersa xhironte i rreshkiti kemba. Poshte ishte ishte gremine dhe per t’u mbajtur u kap tek krani. Gjithsesi eshte per t’u pergezuar puna e te gjitheve, sepse pa ata ndoshta ky klip nuk mund te realizohej. Ate dite pas xhirimeve, kur u fiken dritat dhe kamerat ndjeva kenaqesi dhe me iku gjithe lodhja e tre diteve. Te mos harrojme edhe vapen e tmerrshme, qe ishte sa qe nuk kishte ku te fusnim koken. Kujtoj, qe Qepa rrinte gjithe kohen ne makinen e tij dhe e mbante te ndezur kondicionerin. Madje tek-tuk shfaqej edhe ndonje gjarper.

Nese do te kerkohej do t’i beje serish te njejtat xhirime?

Kur mbaruam klipin, dikush me tha: “Perse nuk e bete me kompjuter gjithe kete pune”? Dhe une i thashe se natyra dhe origjinaliteti jane te pakrahasueshem. Serish do e beja nese do te duhej. Madje, po ju them, se kjo eksperience beri qe une te mendoj edhe per nje klip te ri, por kete radhe me nje kenge te re. Megjithate serish do te kthehem tek krijimet e mia te hershme. Kjo, per arsye se shume kenge te miat nuk kane imazh te veshur me nje ide. Dhe kjo ide i jep kenges fizionomine perfundimtare, sepse dihet qe festivalet nuk transmetohen. Ne fund te fundit eshte krijimtaria ime dhe normale, qe do te kujdesem per te.

Perse videot e tua jane kaq te rralla?

Une vendosa te bej nje klip, qe te perfshije 5 klipe brenda. Ideja eshte te behet nje pune e mire dhe jo te besh shume klipe, qe i ngjajne njeri-tjetrit dhe nuk sjellin asgje te te.

A mund te cilesohet ky nje klip i kushtueshem?

Nuk dua te flas per shifra, por them se ka kushtuar ndoshta me shume se sa klipet, qe behen ne Maqedoni. Kjo pune ishte edhe si nje lloj prove, ku kuptova se edhe ne Shqiperi mund te realizosh klipe te bukura. E rendesishme eshte te kesh nje ide te mire dhe pak durim.

Ka synim komercial, klipi sepse dihet qe tashme jane bere te tille?

Nuk ka ide te tille, sepse edhe vete rryma e kenges pop-rrok nuk hyn tek komerci ballkanik.

Ndersa flasim per punen tende, une si gazetare nuk mund te anashkaloj nje pyetje mbi jeten tende private? A ka Redoni aktualisht nje lidhje te qendrueshme?

E kuptoj interesimin tuaj per jeten private, por ne nje moment te tille te rendesishem per punen time, kur kam te reja profesionale mendimet per jeten private me bllokohen. Ndoshta ne nje interviste tjeter do te keni mundesine te zbuloni edhe jeten time private. (qesh)

Te pakten mund te na thuash, nese vazhdon te jesh i lidhur pas bjondeve?

Sigurisht, ju besoni se une mund te ndryshoj shije tani?

Dikur ke thene se ke frike nga martesa, vazhdon te kesh te njejten ndjesi?

Sa kembengulese, qe qenkeni. Ju premtoj, se do te kemi mundesi te flasim here tjeter per kete.

Koha Jone

Random Posts

filed under: Vipat Shqiptare

3 responses to "Redon Makashi: “Ju zbuloj boten time te trazuar”"

  1. gona says:

    ej loqk je ma e mira mos ta nin veq vazhdo

  2. sabrijs says:

    ahha hiq mos ta nin aaaaaaa se sexy je aaaaaaaaaa
    ok zemer shihem aaa

  3. adelina says:

    kukukukukuk a qiti po i thuni loqk e zemer a hahahahahah plakat e shekullit XXI

Leave a reply