Një polic shqiptar në Los Anxhelos, me emrin Refik, do të jetë protagonist i një seriali televiziv që do të transmetohet një kanalin e njohur televiziv amerikan “Fox TV”. Rrjeti televiziv zgjedhur Refikun “Raffik”, një karakter që qëndron në lojë për një orë rresht, nga skenaristi britanik Anthony Horoëitz dhe producenti Darren Star.
Seriali
Rrjeti televiziv “Fox” ka menduar se “Raffik”, serial që do zgjasë një orë do ketë të njëjtin sukses me Boratin, reporterin kazak që interpretohet nga Sacha Baron Cohen. Refiku, është polici që ka mbërritur në Los Anxhelos për një specializim nga Shqipëria dhe entuziazmi i tij për gjithçka amerikane frymëzon dhe huton partnerët e tij të rinj amerikanë.


Ideja
Ka qenë pikërisht vizita e presidentit Bush në Tiranë, ajo që ka shërbyer si nismë për idenë e një personazhi të tillë. Entuziazmi i shqiptarëve ndaj presidentit amerikan u shfaq gjatë vizitës së tij në qershor në Shqipëri. Ky eveniment shërbeu si material për komedianët e programeve të orëve të vona në në SHBA, pasi fillimisht u tha se presidentit Bush, i kishin vjedhur orën, lajm ky, të cilin Shtëpia e Bardhë e përgënjeshtroi.
Kristo
Protagonisti i parë shqiptar që ka shërbyer si paraardhës i Boratit ka qenë reporteri Kristo. Në vitin 1995 përpara se të lindte reporteri kazak, Borati, Sacha Baron Cohen interpretonte një reporter shqiptar të quajtur Kristo. Ideja e Kristos, i erdhi Cohen pas një takimi me një doktor rus shumë të çuditshëm që ishte tek të 90-at. Reporteri shqiptar i dha mundësinë Cohen që të bëhej i njohur në “Channel 4″ të Britanisë së Madhe.