Në ditët e para të vitit 2008, shumë prej njerëzve kanë tashmë të përcaktuara qëllimet dhe pikësynimet ku duan të arrijnë. Rezarta Shkurta është një prej tyre.

Edhe pse sapo ka kaluar të 20-at dhe ende studente, ajo ka nisur të mendojë seriozisht për të krijuar familjen. Sigurisht së bashku me Ermalin, me të cilin bashkëjeton prej disa kohësh. Meqë jemi në ditët e para të vitit të ri, doja të të pyesja për natën e ndërrimit të viteve… Mbrëmjen e Vitit të Ri e festuam në Maqedoni, ku unë isha e ftuar për dy net në “Golden gate”, një nga diskotekat më të mëdha atje. Isha për koncert, por edhe festuam njëkohësisht, së bashku me Ermalin dhe kolegët e mi Genta Ismajli e Labinot Tahiri. Megjithatë e kemi lënë, që në një fundjavë të afërt të ikim në Mavrov, për të festuar vetëm ne të dy.
Duke iu rikthyer vitit që lamë pas, cilat kanë qenë për ty momentet më të suksesshme?
Ka pasur shumë dhe nuk e di nëse do i mbaj mend të gjitha. Por një prej realizimeve të mia, ka qenë edhe dalja e albumit, një ëndërr, që më në fund e arrita dhe kjo i përkiste vitit 2007. Po kështu edhe pjesëmarrja dhe çmimi në festivalin “Kënga magjike” kanë qenë domethënëse.
Ndërkohë, çfarë projektesh, të afërta apo të largëta, ka Rezarta për vitin 2008?
Kam shumë projekte që lidhen kryesisht me muzikën, por do të veçoja këtu daljen e klipeve të reja dhe veçanërisht pjesëmarrjen në “Top Fest”.
Do të presim edhe aty surpriza në performancat e tua. Mund të na zbulosh diçka më shumë…
Do të ketë shumë surpriza, gjë që më detyron të mos zbuloj dot shumë. Por mund të them se autorët e këngës sime janë Aida BAraku dhe Armend Rexhepagiçi.
Kur flasim për muzikën duket se lemë mënjanë një pjesë tjetër të profesionit tënd, modën. Në një prej forumeve në internet je zgjedhur modelja e vitit. Por ti duket sikur ke hequr dorë nga kjo fushë…
Absolutisht nuk kam hequr dorë. Ajo ishte shkalla ime e parë drejt suksesit, kështu që do të vazhdoj, por sigurisht do të ketë përzgjedhje në evenimentet, ku marr pjesë. Nëse do të jenë të rëndësishme, pse jo.
Po me shkollën, si po ecën Rezarta?
Fatkeqësisht profesioni që kam, të detyron ndonjëherë që të kesh mangësi dhe mungesa. Megjithatë mundohem, që të barazohem në një farë mënyre me miqtë e mi, që janë të së njëjtës degë duke marrë informacione jashtë orarit të shkollës, për mësimet e munguara.
Përveç anës profesionale, në jetën private a priten të reja gjatë vitit 2008?
Them, që martesa do të jetë një surprizë e vitit 2008.
Eshtë një vendim që tashmë është marrë nga ty dhe Ermali?
(Qesh) Po. Propozimi vjen nga Ermali dhe unë pranoj.
E keni vendosur tashmë edhe datën e dasmës?
Po për detajet a ka menduar Rezarta?
Kam një jetë që mendoj për detajet. Çdo femër e mendon ditën e dasmës, kështu që edhe unë e kam menduar deri në detajet më të vogla.
Ke imagjinuar një dasmë të madhe?
Jo. Një ceremoni intime, por e këndshme.
Do të na zbulosh diçka më shumë?
Është ende herët.
Ku do t’i marrësh fustanet e bardhë?
Them se do t’i stiloj.
Si e ke imagjinuar veten nuse?
Një nuse relativisht e thjeshtë. Do kem fustane komode, që të kërcej sa të kem mundësi.
Përderisa po mendoni martesën, do të thotë që gjithçka shkon mirë me bashkëjetesën?
Po, bashkëjetesa jonë po shkon më së miri. Është bërë normale tani.
Ke njohur anë të reja të Ermalit falë bashkëjetesës, apo është ai që ka qenë?
Është ai që unë kam njohur dhe kam dashuruar që në fillim. Bashkëjetesa e ka bërë edhe më të fortë lidhjen tonë, por besoj se edhe mua më ka rritur.
Grindeni?
Nuk besoj se ka çift në botë pa konflikte. Edhe ne kemi konfliktet tona, por që janë të padëmshme dhe përfundojnë në puthje.
Kur grindeni kush është ai, që ulet i pari?
Fatkeqësisht unë. (qesh)
Je tolerante domethënë?
Edhe nëse jam kokëfortë, Ermali është pak më shumë se unë.
Je xheloze?
(qesh) Po. Dhe kjo sepse Ermali është mashkulli më i bukur, që kam parë në jetën time.
Në skenë je vajza e surprizave. Po në dashuri ke bërë çmenduri?
Në fakt bashkëjetesa ime me Ermalin, ka ardhur pas një lidhjeje shumë të shkurtër. Edhe kjo është një çmenduri më vete. Të gjitha raportet tona kanë qenë të shpejta e të paplanifikuara. Kjo e ka bërë në një farë mënyre të çmendur dhe të bukur marrëdhënien tonë.
Je një këngëtare që shpenzon për pamjen dhe skenën. Të mbështet Ermali në sigurimin e parave, apo e siguron gjithçka vetë?
Profesioni im është sa i bukur, i vështirë edhe fitimprurës. Ndoshta nuk është mirë të thuhet, por unë kam një profesion në të cilin fitohet, po aq sa edhe shpenzohet. Në momentin që unë fitoj, kam mundësi të shpenzoj, por edhe të kem diçka për veten. Plus që karrierën time e kam nisur ende pa e njohur Ermalin. Kështu, që tani kam arritur në një moment, ku nuk e ndiej nevojën e mbështetjes nga ana financiare.
Manjola Bregasi G.Panorama
Fotografi te Rezarta Shkurtes http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-139.html
REZARTA SHKURTA ESHTE KENGETARJA IME E PREFERUAR.ME PELQEN NE KOMPLEKSITET.I UROJ NJE JETE TE LUMTUR ME ERMALIN
tung te uroj fat mirpo me mir kish qen te kalosh me shpatin
e kujt i plasi qe do te martohesh ti? Ik futja vrapit se je kot fare.Nuk arrij ta kuptoj se kush te pelqen ty dhe cilet te votojne.pupupupu
ermali eshte me i miri
ermal je ma i bukuri te dua.
akoma je 20 vjec dhe ooooooobbbuuuuuuuuuuuuurrrrrrrrraaaaaaaaaa te burri.ske faj se me ate fytyr qe ke ti mir qe te mori ai!futi nje te martume trunit iher pastaj te tjerave!tung
paq fat
hej rrezrta kam deshir qe ti te na tregosh e-mailin tend sepse kam deshir te kontaktoj me ty….tung….tung
Une jam soni jetoj ne angli, dhe femer si rezarta shkurta nuk kam pa. me iken mendya kur e shikoj
per ke ermal behet fjale?
urime goce per martesen
Të uroje fat ne jet dhe te gjitha te mirat ne jet?
Valla rezarta skurta esht e thjesht dhe kejt i ka me pelqen shum kjo kengetare
pse po genjen kaq shum sepse ermali u feju me rianen ti po thu thashetheme te tua genjeshtare ni dit prite ermalin kur te vjen te dera ta bon a po e don ni ngrusht llup hahaha genjeshtare genjeshtare xheloze xheloze xheloze upssss ngaterrove person
hahahahahahhahahahahaha
hahahahahhahahahaha
hahhahahahahaha
hahahahahha
genjeshtare
okejjjjjj
O Adelin oj budall me ke
Ermal po mendon ti??? ajo tash esht martu me Ermal Hoxhen… Lexoni bre njerez pak me shum
vita a je ti qumshti VITA a?? shum mikre valla se mu ma kana shummmmmmmmm hahaahahahha.
besa e papar e para je oj bes loqken ta hongsha
rezi je shum e mir por ama je 1 mendjemadhe bashk me ate shoqen tate orinden qe se duroj dot qe kushedi kush jeni……… kengetare je mi shpirt dhe asgje me shum.te uroj shum fat me ermalin hoxhen.shkoni shum.
pse o njer more kaq shum ju intereson nese nuk te pelqen mos ja fut kot o njer budall a qka jeni jo per te gjith por per a to qe jan ok por more pse i keqkuptoni more fjalit jo ermal fejzullahu por ermal hoxha o njer kur nuk e di se per kend behet fjal mos ja futni kottttt ok t ung rezarta vazhdo per mua je yll
HEHE JE E MREKULLUESHME…
oj bukuroshja e shqiperis je shum e bukur veq vazhdo
votoj per big brother edhe shitet ni shpi ne prishtin ne vranjefc nomri 044620383 eshte e rrugullume 3 kat…..edheun votoj qe te dal nga shtepija e big brother biordi …kom qef ti fitoj parat qetsori
shtepija shitet ne prishtin ne vranjefc eshte 3 kat eshte e rregullume ka bashqje kopsht podrum etje…nr.044620383 hej ndodhet te princi i arbrit nje shtepi e madhe e penbe me te kuqe…diten e mir
SHITETE SHTEPIA NE KODERE TE TRIMAV RR .. SHABAN SHALA SHPIA ESHTE TRIKATSHE ME PODRUM ME PEME LLOJ LLOJ PEMSHE RRUSH E RREGULLUME 3.5 ARE TRULL QMIMI SIMBASE MARVESHJSE E MUNCIJA ME BA NDRRIM ME BANESE DIKU NE QENDRE TE PRISHTINES EDHE KJO SI MBASE MARVESHJESE /. PO KTU NE KETE VENDE SHESE EDHE TROJE SI MBASE MARVESHJSE// PO SHES 15 ARE TRULL NE RRUGEN PRISHTIN PODUJEV RREJTE ASFALLTI GJANE KAH RRUGA 18/.5M GJATE 76,,METRA I PRSHTATSHUM
PERE QDO LLOJ BIZNESI 26 , 4 ,2009 PRISHTIN
je adhuruesja ime e dashur tung klm je tamon e gjat hiq mos ta nin loqko
xhuliana’s last blog post..YouTube Project v51: Words via Wordle
o zot sa e shemtu t qe je,je dhe shum katundare dhe hunderre gjithaashtu,na hape barkun me pordhet e tua,bashke me ate barkderrin ermal qe eshte tamam shkerthATE QE LA FEMIJET PER NJE RUSPIE SI TY
shum e bukur
rrezarta je kengetare shum e QARTTTTTTTTTT shum SEXYYYYY
e bukur,epapame,sexy
o po kjo asht kurv be nanen ja qifsha
ej rrezi je shum najs
hello no coment .i love you rrezarta shkurta …byebye tessa from americaaaa