Your are here: Home // Rezarta Shkurta, Vipat Shqiptare // Rezarta Shkurta: Jam me fat qe kam Ermalin !

Rezarta Shkurta: Jam me fat qe kam Ermalin !


Ka kaluar mjaft kohë, kur ajo do të prezantohej si një Miss, për t’u bërë më pas një nga zërat e skenës sonë mjaft të kërkuar dhe të pëlqyer. E ndërsa ka nxjerrë këngën e saj të fundit me titull “Matura”, jeta e saj personale ka tërheqeur edhe më shumë vëmendje. Kjo për faktin se ajo është lidhur me dikë, që rrjedh nga kupola e Bllokut të famshëm. Rezarta Shkurta, vajza nga Durrësi, sot e ndan jetën me Ermal Hoxhën, nipin e Enver Hoxhës. Lidhja e të dyve u bë shkak për të folur shpesh në ambientet e metropolit dhe në shtypin rozë. Ndoshta edhe nga fakti, se Ermali vinte nga një lidhje martesore. Sot ata janë një nga çiftet, që janë më të lakuar.

Sa kohë ke që je lidhur me Ermalin?

Lidhja jonë daton 20 shtatorin e vitit 2005. Dhe pikërisht këtë shtator mbushim plot 2 vjet bashkë. Madje edhe ditën e dasmës kemi menduar që, kur ta bëjmë ta vendosim pikërisht në këtë date.

Si ka nisur kjo histori? Ka qenë dashuri më shikim të parë?

Po ka qenë një dashuri me shikim të parë. Në fakt përpara se të takoheshim kanë qenë disa koiçidenca të çuditshme. Ndoshta ishte e parashikuar, që unë të takohesha me atë. Kështu ndërsa unë kthehesha nga një udhëtim nga Kina në të njëjtin avion ka qenë edhe Ermali, i cili kthehej po nga Kina, ku kishte qenë për punët e tij. Më pas ka qenë një tjetër koiçidencë. Ka qenë verë unë isha ftuar për të kënduar tek “Tropikal, Venue”, në Durrës dhe Ermali gjendej aty me shokët e vet. Ai u ishte shprehur miqve të vet që “Lum ai mashkull, që e ka këtë vajzë”. Këtë gjë ma ka pohuar vetë më pas, pa e menduar se një ditë këtë vazjë do të kishte ai vetë. Dhe hera e tretë dhe vendimtarja ka qenë unë dhe ai në kryqëzim tek sheshi “Nënë Tereza”, ishim në semafor me makinë. Aty ai na ftoi për kafe. Unë kam qenë me një miken time. Pastaj u ulëm në kafe dhe ai aty po bënte interesantin, ndërkohë që sa u ndamë më çoi me telefon një mesazh.

Dhe ç’ndodhi më pas?

Ditën e dytë kemi qenë gjithë ditën bashkë. Madje unë kam qenë tek parukieria në Durrës dhe ai nuk ka pritur, po unë kam dalë me flokë të lagura (qesh). Ndërsa ditën e tretë jemi nisur për një udhëtim në Pogrades, ku ka qenë një ditë e mrekullueshme.

Çfarë të pëlqen më shumë tek Ermali?

Në karakterin e tij vlerësoj shumë qetësinë e tij. Mënyrën sesi ai i zgjidh çështjet e tij. Unë jam mjaft impulsive si natyrë, ndërsa Ermali është mjaft i i qetë, kështu që ekuilibrohemi së bashku. Po Ermali mbi të gjitha është një njeri shumë i zgjuar. Dhe që unë e kisha ëndërr të kisha një njeri të tillë në krah. E them me mjaft sinqeritet, që jam me fat, që unë e kam atë në krah. Ndërsa në paraqitjen fizike më pëlqen shumë trupi i tij, i gjatë dhe pak i mbushur. Është pikërisht ashtu si unë e kisha menduar mashkullin, që do të kisha një ditë në krah.

Cilat janë veset e tij nëse ka, që ti nuk i duron dot?

Në fakt nuk mund të them për vese. Ermali nevrikoset shumë rrallë. Ndërkohë që unë nevrikosem shpejt dhe shpesh. Por kur nevrikoset Ermali reagon shumë ashpër. Nuk është e thënë që të nevrikoset me mua (qesh), por për punë dhe çështje të ndryshme për shembull. Unë e di këtë gjë dhe e lë të qetësohet, sepse e di që shumë shpejt do t’i bien nervat.

Po Ermali çfarë pëlqen tek ty?

Në fakt për këtë gjë duhet të pyesni Ermalin. Megjithatë një gjë që unë e di dhe që ma thotë është se Ermali pëlqen shumë sinqetitetin tek unë. Në fakt këtë veti e kam me çdo njeri edhe me shoqërinë dhe familjen, jo vetëm me Ermalin.

Po në paraqitjen tënde?

Uroj që gjithçka… (qesh)

Dhe çfarë nuk pëlqen?

Uroj, që të mos ketë asnjë gjë… (qesh)

A i bëni surpriza njëri-tjetrit?

Po shumë madje. Në fakt unë bëj më shumë. Unë bëj për shembull pesë surpriza, Ermali një. Por Ermali i ka surprizat në lidhje me plane, për shembull, udhëtime, festa surprizë, etj. Kurse unë i kam të natyrës së arredimit këndshëm të shtëpisë, me qirinj, lule, toretë, tej.

Cila surbrizë ka qenë më e bukura?

Gjëja më e bukur dhe e papritur për mua nga Ermali ka qenë në kohën, kur secili nga ne jetonte në shtëpinë e vet dhe Ermali më jep si dhuratë unazën, që unë mbaj në gisht sot, dhe më kërkoi të jetonim bashkë.

Sa orë në ditë rrini me njëri-tjetrin?

Më mirë mund të them, që orët që na ndajnë janë nga mëngjesi deri në orën 4, kur edhe Ermali mbaron punën dhe pastaj nuk ndahemi për asnjë moment nga njëri-tjetri.

Të shoqëron Eramli në punët e tua dhe koncertet që ke?

Po në të gjitha koncertet. Është gjithmonë me mua. Edhe këtë të hënë unë do të jem në Vlorë dhe Ermali do të vij dhe do të jemi bashkë.

A është xheloz ai?

Unë nuk i lë shkak asnjëherë që ai të bëhet xheloz. Megjithatë po u tregoj një të vërtetë. Mua më pëlqen të bëj lojëra dhe e provokoj. Një herë bleva një numër tjetër telefoni dhe i çoja mesazhe numrit tim, që ishte në dhomën, ku ishte Ermali. Ai u bë xheloz sigurisht. Po në fakt ka një xhelozi të bukur, një mërzitje që mua më bën për të qeshur. Ndërsa kur dikush më shikon ai bëhet edhe më i afërt me mua.

Po ti?

Unë? Jam xheloze e tmerrshme.

Meqë përmendët vëllain e Ermalit, si i keni marrëdhëniet me familjen e tij.

Ermali ka dy vëllezër, me të cilët shkoj shumë mirë. Megjithatë mund të them se me vëllain e vogël të tij kam më shumë afrimitet, madje e kam mik. Kjo ndoshta për faktin se jemi edhe në të njëjtën moshë.

Ku jetoni tani?

Jetojmë tek një apartament tek “Dëshmorët e Lirisë”, qysh prej 10 muajsh. Kemi në plan në fakt të bëjmë një shtëpi më të madhe, por kjo do të realizohet pak para se ne të martohemi.

Cilat janë projektet e verës, ku po i kaloni pushimet?

Në fakt pushimet i kemi bërë pak e nga pak. Përgjithësisht kemi lëvizur çdo fundjavë në vende të ndryshme. Kështu kemi qenë në Budva, (Mal i Zi), në Kosovë, Maqedoni. Pastaj në Shqipëri kemi lëvizur në Sarandë, Vlorë, Durrës, Shëngjin. Madje në Shëngjin jemi kënaqur shumë, pasi kemi qenë për peshkim. Të dy edhe unë edhe Ermali e kemi shumë qejf peshkimin. Por Ermali nevrikoset shpesh kur jemi për peshk, pasi unë jam më me fat dhe zë më shumë peshq se ai. Për peshkim kemi qenë edhe më vëllain e vogël të Ermalit dhe jemi kënaqur shumë.

Random Posts

44 responses to "Rezarta Shkurta: Jam me fat qe kam Ermalin !"

  1. lenda says:

    je shum e bukur

  2. lunta says:

    tung njeri je shum e bukur xix mendoj se do te ishe edhe ma shum me fat nese do te ish me heret kengtare ne sms per ty vetem vazhdo sepse je shum kullllllllllll kiss:P

  3. valja says:

    je shume e bukur veqanerisht tek tui me pelqen paraqitja skenike por edhe garderoba te uroj shume fat ciao ciao nga une valja

  4. koroziu says:

    ja ene kjo nusja e ardhshme e enverit
    mire mire , ia di kimene parase ti
    lur del ne skene o nxirri o mos i nxirr cicat se na le ne anth mi ti

  5. rita says:

    je shum shum shum e bukur veq vazhdo edhe bonu sa ma shum aktiveeeeeeee suksese te pershndes

  6. ERGYS says:

    ME PELQEN SHUM SI TI DHE PARAQITJA SKENIKE.ME ATO RROBA BANJOT BOJQIELLI DUKESH FANTASTIKE

  7. durim says:

    pershendetje rezarta me te vertet je e bukur shum vetem vazhdo keshtu se je ma e mira
    kam deshir te shoh lakuriq

  8. valire says:

    je shum e bukur veq vazhdo

  9. artmir says:

    je shume bukur ska fjl

  10. saranda says:

    shume e bukur je …

  11. vanesa says:

    rezart e bukur je fort sen nuk pot pengon bukuroshe je ma e mir nbot je ja ki kalit gentes bleones tanav bukuroshe tung te dua shumm vanesa.klm.tung.cia

  12. Rina says:

    rrezarta spe di shka met thon e mir je po jo edhe qysh dokesh en sken edhe pse en sken dokesh shum kurv e en jeten e perditeshme se di nashta je edhe me shum po se di a e ke pyt ermalin per mu vete se t’kallxon se kush jam t’pershendes shum edhe pse ma ki zon venin tam te ermali

  13. Mentori says:

    heei Rrezart je shum e mir po ashtu kendon mir te uroj fat ne lidhjen tende me ermalin te uroj gjitha te mirat ne jet.

  14. ndera says:

    tung si je je shum e mire veq vazhdo perpara qao perdhendetje

  15. linda says:

    oli oli si je miss kosova je shum cool klm desha te pershendes aki add tung te puccc fort linda klm qao nga pz

  16. ola says:

    rezarta je shum e bukur si dhe kenget qe i degjojme nepermjet tv ke zgjedhur me te bukurin ne bote une jetoj ne tr dhe ju kam pare te dyve

    JE IDHULLI IM

  17. francika says:

    rezarta je shum e bukur veq vagjdo keshtu dhe mos mendo te prishesh lidje me ermalin qao

  18. francika says:

    rezarata je shum e bukur veq vagjdo keshtu edhe mos mendo te prishesh lidhje me ermalin hehehehehehe

  19. francika says:

    hey rezarta je shum e bukur veq vagjdo keshtu aj qe te shan e ka veq prej inatit ty mos ta ndin hiq qao

  20. lida says:

    hej bre rrezarta mos ta nin qka thojn te tjeret po je ma e mira valla po a ta qe ta kan inati le te plasin nga inati po veq vazhdo se je ma e mira bre

  21. olta says:

    je shume e mire

  22. dea says:

    je shum e smut vetem vazhd perpara

  23. luli says:

    je shum kull ve vash do keshtu

  24. netja says:

    e ti o skelet i bjologjis qa po lyp si po del ne tve kuku po ti nuk je per tve bre gjyna

  25. jeta says:

    tung rrezarta je shum e mir je shum kuuull nejeri a
    a
    a

  26. tina says:

    tung ej shum e mir je breeeeeeeee kisha pas qef me kan vetem pak si ti aa shum e smut je…..ciao

  27. rozafa says:

    oooooooo je me te vertet shum e bukur veq vazhdo aaaa

  28. saranda says:

    o mos shkruni palidhe se Rezarta ska koh me lexu se ajo srrin ten diten!:p:d

  29. zana says:

    je ebukur po mos u zhvesh me prish bukurinsikur shum tjera

  30. ina says:

    rezarta je me e mira une qe po te shkruaj jam shoqja e kusherires tende marsides.vazhdo keshtu se je shume mire

  31. Marsida says:

    Ina faleminderit per komplimentin per Rezin te cilen e pershendes shume dhe i them qe e kam shume xhan.edhe ty Ina. Puc Marsida

  32. Ina says:

    po nuk don shume per ta kuptuar qe vajzat durrsake jane me te bukurat ne bote dhe nje nga keto eshte dhe rezarta

  33. besa says:

    tung ti rrezarta je ma emira ti me pelqen shum me te vertet se je shum simpatike edhe kendon shum mir veq vazzhdo

  34. ma t mirat says:

    RRASPI

  35. Ina says:

    rezi je fantastike

  36. dj joni says:

    o rezarta te betohem ce me te pase xhveshe nuk ta jape…
    sepse je femra me e shpifur ne bote

  37. norche says:

    rrezarta me pelqen shum kendon bukur po edhe ka stil shum te veqant me pelqejn paraqitjet e tua ne sken edhe imazhi yt por edhe garderoba jote qe gjithmon sjell diqka te re ne audienc

  38. fjolla says:

    je shum e mir por ma te mira jan genta dhe elvana po as ato sta kalojn hiq . ne pergjethsi je shum e mir e kjo osht kryesore

  39. pajtim shabanaj says:

    tung rrezarta pershendetje nga deqani une veq dashta me pershendet ty se na kalle je ma mir ra deri me tani une ty te uroj veq per para sukse te ardhmen tung pajtim deqani

  40. elsa says:

    valla booll e fort je nejse simpatike

  41. jeton says:

    qa po ban oj tot a po lodhesh a po te rrihety

  42. anja says:

    trupi i bukure ,fytyra e shpifure sidomos hunda

  43. lonche>3nt says:

    shum e bukur je mos ta nin qa te thojn kto vooricaa @;@;@:@@:@:

  44. anonim says:

    boll e bukur valla shumm bile :P

Leave a reply