adelina ismajli yll bote

Pas rreth nje viti kengetarja e mirenjohur shqiptare nga Kosova Adelina Ismaili i eshte rikthyer skenes. Te merkuren ne mbremje Adelina ka marre pjese ne nje koncert se bashku me kengetarin po ashtu te mirenjohur Sabri Fejzullahu ne diskoteken “Dea”. Sic behet e ditur vete Adelina ka deklaruar para publikut se pas gjithe atyre gjerave qe ndodhen ne jeten e saj ajo ndjehet si e lindur per here te dyte.

Sabri Fejzullahu e ftoi ne skene kengetaren e njohur me fjalet “Ftoj ne skene sinonimin e muzikes shqipe, e cila qe ne moshen 7 vjecare e filloi karrieren e saj, Adelina Ismailin”
Vete kengetarja ka deklaruar se i kthehet pas nje viti e gjysem kenges dhe se nuk ka asgje qe mund ta ndaloje te kendoje.